Komentet e para për rizgjedhjen e Dukës në krye të Federatës

7 Shkurt 2018, 20:13Antena TEMA

Pas rizgjedhjes së Dukës në krye të Federatës, kanë ardhur dhe reagimet e para politike për zgjedhjet në Federatë.

Sali Berisha: Kjo është një fitore e shkëlqyer.

Fitorja tregoi se “Klani i Zemunit” nuk është Duka, por kundërshtarët  e tij.

Duka fitoi mbi krimin dhe “Klanin e Zemunit”.

Lulzim Basha: Kjo është fitorja e parë e opozitës qyshkurse kam ardhur në krye të PD.

Për herë të parë pashë me sytë e mi, se si mund të fitohen zgjedhjet.

Besoj se ky është një leksion i mirë dhe për opozitën, se si duhet t’i fitojë.

Atë të Elbasanit e dua për deputet.

Edi Rama: Zgjedhjet provuan se e vetmja trupë neutrale në këtë histori, ishte qeveria.

Jo se nuk donim të fitonte Fino, por se donim të provonim se ata që flasin kundër krimit, janë të zhytur në krim.

Monika Kryemadhi: Përpjekjet e qeverisë për të blerë LSI-në dështuan.

Bashkiakët tanë kanë nuhatjen e duhur se ku janë lekët, dhe nuk gënjehen kollaj me llafe.

Rezultati e provoi këtë.

Shpëtim Idrizi: Kjo garë porovoi se në këtë vend, të pabesë nuk janë çamët, por socialistët.

Edi Rama duhet të shikojë mirë nga vetja me këtë që ka ndodhur.

Dashamir Shehi: Po ku di unë me jahu, zakonisht “Klani i Zemunit” e vret kryeministrin.

Ky joni racë e butë duket, vetëm e ka mund.

Bashkim Fino: Si kandidat për kryetar Federate, nuk tërhiqem dhe do ta vazhdoj betejën kundër Dukës në gjykatë, në FIFA dhe në CAS.

Si gjirokastrit, nuk kam për t’ia fal kurrë atij kryetarit të Bashkisë që në darkë hëngri me mua dhe në mëngjes votoi Dukën.

Ishte 100 mijë lekë për secilin darka, ta dijë mirë.

1 komente në “Komentet e para për rizgjedhjen e Dukës në krye të Federatës”

  1. liku says:

    KA FITUAR DUKA I DROGES…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje