"Perandoria, futbolli dhe zagarët e Zemunit"

7 Shkurt 2018, 23:35Sport TEMA

Nga Fatjon Baze

Ishte hera e parë që ndiqja nga afër të gjithë procesin e zgjedhjes së një presidenti për Federatën Shqiptare të Futbollit.

Sportin nuk e kam thjesht profesion por mision, dashuri dhe pasion.

Ndaj sot me këtë përzemërsi zgjodha të ndjek nga afër garën që duhet të ngrinte nga varri futbollin shqiptar.

Si tifoz mendoja se sot do të fitonte futbolli, ndërsa si gazetar që ka ndjekur hap pas hapi fushatën të mendimet më kanalizoheshin tek triumfi i “perandorisë”.

Hapat e parë brenda Hotelit të Durrësit më dhanë goditjen e parë pasi duket sikur kisha shkuar për vizitë në shtëpinë e Armando Dukës dhe jo në një vend nga ku pritej të dilte “tymi i bardhë” për fatin e futbollit shqiptar.

“Ç’vështron ashtu? Janë ushtarët e Armando Dukës që po mbrojnë perandorinë!”- më tha një koleg që po ndiqte habinë time.

Duke njohur “bëmat” e tij në historinë e futbollit i prisja detaje totalitariste, por nuk mendoja se do shkonte deri në këtë pikë sa të blindonte hotelin sikur të kishte frikë për jetën dhe jo sikur do hynte në një garë.

Të rithemi se beteja ishte jo e barabartë, kjo tashmë dihet nga i madh dhe nga i vogël.

Të kujtojmë se futbolli shqiptar është i zhytur dhe i kapur nga vetëm një person që quhet Armando Duka, edhe kjo tashmë ngjan si histori e hershme.

Të tregojmë se ai e komandon atë institucion përmes korrupsionit dhe ka blerë çdo strukturë, do ishte ripërsëritje e kujtesës për të gjithë shqiptarët që kanë prej vitit 2002 që dëgjojnë të njëjtat premtime dhe të njëjtat rezultate.

Nëse ndokush do të mendojë që ky është një sulm personal, dua t’i them se përtej sulmit është një lëngatë kur sheh se si delegatët mund të përdoren si të ishin manekina duke i “ç’burrëruar”.

Por le ti marrim gjërat me radhë pasi është mirë që disa gjëra të mos harrohen.

Armando Duka dje dhe sot tregoi sërish se ka pushtet të fuqishëm në vendimmarrjen e të gjithë delegatëve që kanë të drejtë vote në zgjedhjen e presidentit. Kjo u faktua që në organizimin e darkës që zhvilloi një natë më parë në Hotelin e miqve të tij.

Ai i ftoi në “dinastinë” personale mbledhur dhe i futi nëpër dhoma që ta kalonin natën e gjatë (!) bashkë me të. Kjo vetëm për t’i pasur nën kontroll dhe t’u dhënë ndonjë prej atyre “kafeve të helmatisura” në këmbim të votës.

Arkitekti i këtij zanati, bëri të mundur manipulimet spektakolare që vetëm në këtë Federatë mund të ndodhin.

Por ajo që mund të konstatoje lehtësisht në atë takim ishte se si kreu i “dinastisë” futi një mikun e tij nga Shijaku të quajtur Fundim Dollakun, që të votonte për ekipin e Velipojës.

Një individ që nuk ka asnjë lidhje me këtë skuadër dhe me këmbët që i merreshin shkoi e hodhi një votë që nuk përfaqëson klubin e Velipojës.

Futi sërish në mënyrë skandaloze një tjetër shijakas për skuadrën e Përmetit për ti dhënë një tjetër votë të tuprshme dhe mafioze.

Përveç një kontrolli spekatkolar të delegatëve, këto 16 vitet e tij tregun se ai i ka shtrirë fuqimisht tentakulat edhe jashtë Shqipërisë.

Fjalimi i zv.presidentit të UEFA-s, Grigori Surikis, përpara se të niste procesi i votirmit i ngjante fiks një modeli “alla Duka”. Të jetë rastësi vallë që na vrau veshin njëlloj?

Një tendencë e qëllimshe për të goditur që në start rivalin kryesor, Duka zgjodhi të përdorë armën e politikës edhe pse vetë politika u bë mburojë për të.

Kjo ishte një zgjedhje e mirë menduar pasi ai e vërtetoi me gojën e tij pas takimit me kryeministrin Edi Rama se kishte marrë garancitë e duhura që palët e treta nuk do të ndërhyjnë.

Fatmirësisht për vete dhe fatkeqësisht për Shqipërinë, ai arriti që të thithë mbështetje nga Partia Demokratike dhe Lëvizjen Socialiste për Intergrim duke i vendosur në rresht. Mundi që t’ia dalë duke i siguruar votat e kryebashkiakëve që nuk donin të humbisnin edhe këtë rast për të ngjyer ndonjë gjë nga tepsia.

Kur bëhet fjalë për para, “Duka i Krimit” dhe “Klani i Zemunit” ngjajnë si komplimente.

Partia Demokratike u angazhua e gjitha në mbështetje të Dukës duke bërë dhe deklarata për shtyp kundër Bashkim Finos. E njëjta gjë ndodhi dhe me LSI-në që vuri në dispozicion të gjithë njerëzit rreth saj që të rreshtoheshin pro-Dukës.

Dhe pas rizgjedhjes së tij dolën e u lumturuan për këtë arritje; ç’ka konfirmoi faktin që kjo që quhet opozita shqiptare pëlqen vetëm modele korrupsioni, dhe gëzimi që bën pas fitores së Dukës tregon se janë i njëjti model.

Dakord që nuk e pëlqenin Bashkim Finon por pse nuk mbështetën kandidatin Shpëtim Hala apo të sillnin vetë një emër? Përgjigjen s’është e vështirë ta gjeni.

Më e pështira gjatë asamblesë ishin superlativat që “perandori” bëri për suksesin e kombëtares. Duket se e humbi kujtesën dhe harroi  për një moment trukimet e kampionatit shqiptar, gjendjen ku ai ndodhet, parregullsinë e garës etj. Ta ketë kujtesën kaq të shkurtër vallë apo ecën me moton “harrojnë shpejt shqiptarët”?

Ajo që Duka dhe stafi i tij sulmuan që në fillim se po tentonin t’u rrëmbenin “kalanë” që kanë vendosur në FSHF, pra “Politika”, u përdor në mënyrë perfekte nga vetë ai.

Shoqatat fantazmë ishin një tjetër faktor që ndikuan dukshëm në rizgjedhjen e Dukës me 12 vota pro tij të cilat nuk janë të ligjshme.

Ai i ka krijuar ato në mënyrë të jashtëligjshme të cilat janë të faktuara që nuk rezultojnë të regjistruara në Gjykatë, por që në mënyrë të turpshme u lejuan dhe votuan pro tij.

Edhe pse në sallë u kërkua që të tregohej vendimi nëse këto Shoqata fantazmë rezultojnë të rregjistrura, asnjë nga juristët e FSHF-së nuk e faktoi dot këtë duke i hapur rrugën një procesi ilegjitim për të lejuar 12 vota fantazmë në drejtim të një njeriu që vetëm në këtë mënyrë është mësuar të fitojë.

Dhe në fund mbështetja mediatike që ai arriti të sigurojë në këtë fushatë ishte spektakolare. Arriti që të kthejë në favor të tij çdo televizion të rëndësishëm, portal sportiv dhe jo sportiv të cilët i ka pasur në shumicë gjithnjë kundër tij, dhe gazetarë, duke i nxjerrë në panele për ti kuruar sadopak imazhin e baltosur që ai ka.

Në momentin që votat po numëroheshin kisha pas meje kisha dy gazetarë të “Supersportit” që në mënyrë qesharake rrinin në ankth me laps në dorë duke mbajtur shënim emrat dhe votat për të bërë llogaritë së bashku me pjestarët e FSHF-së.

Spikat si gjithmonë një nga fytyrat më servile të Armando Dukës, Dritan Shakohoxha që si një halabak në momentin që shefi i tij u rizgjodh duke marrë më shumë se 34 vota, përdori një fjalor prej rrugaçi duke ofenduar në momentin që emri i Finos u përmend pasi mori një votë kur procesi i numërimit vijonte.

Megjithatë, Armando Duka do të vijoj të qeverisë për katër vitet e ardhshme sërish futbollin shqiptar së bashku me këto klane që ai ka krijuar, por ajo që dhemb është që do të vijojmë të shohim një garë jo të ndershme; do të vijojmë të shohim se si ekipet që kanë votuar kundër tij do të penalizohen; do të vijojmë të shohim se si fituesi i kampionatit është i paracaktuar; do të vijojmë të shohim abuzim me fondet; do të shohim servilat e tij që do të shprehen se ky është kampionati më i bukur e plot broçkulla të tjera.

Sot fitoi perandoria “Duka”, por humbi futbolli!

Kaq për sot. Takohemi në vitin 2023, duke shpresuar që varrmihësi i futbollit të jetë lodhur duke hedhur baltë mbi sportin që kërkon të jetojë.

7 komente në ““Perandoria, futbolli dhe zagarët e Zemunit””

  1. Suksese Duka says:

    pO kjo ishte loja mo…..o trapaushat e Kapter Ramiut….

  2. Che Guevara says:

    Kjo eshte perandoria e futbollit qe ka krijuar kapitalizmi yne i dashur!
    A mund t’i bente kaq hapur keto pazare te ndyra Duka i krimit ne kohen e xhaxhit Enver?
    Me siguri do te varej prej kembesh ne mes te Shijakut qe te vdiste duke e ngrene qente e rruges copa copa!
    Ja per kete e te tjera, kane 27 vjet qe e akuzojne Enver Hoxhen!

  3. Sali says:

    Dyll,dyll.Fino,kete rradhe nuk fitoj.Kishte frike.Tani ta mbylli halene.

  4. Amy says:

    Nuk e kuptoj, ky njeri eshte i paprekshem nga Drejtesia ? Ky ka bere tere kete korrupsion, i faktuar dhe Prokuroria nuk ndermerr asnje hap per ta hetuar Duken ? Ma shpjegon dot njeri kete gje ? eshte per te vene kujen, ky ka 16 vjet vjedhe ben korrupsion, dhe nuk i futet gjemb ne kembe ? shume e cuditeshme ,

  5. Une says:

    Problemi fillon nga “uefa” dhe vazhdpn me “fifa-n”.
    Nga momonti qe keto ” istitucione” jone te korruptuata ne palce dhe leku qe qarkullon eshte me i madh se c’do lloj industrie tjeter,behet fjale per triljarda e jo miljarda,nuk ka burre nene mbi kete toke qe ti” caj”.
    Z.Gazetar,po nuk pati garaci uefa qe “rregullat” do vazhdojne sic ishin,trukime ndeshjesh,trukime dhe ne cilin minut do behen golat e ne cilin minut do kete korner,perse te fitonte Finua?
    Ka qene nje lojtar braziljan me emrin”RONALDINJO”,luante tek Barcelona dhe ishte ne formen e tij me te mire kur papritur u mor vendimi qe ky lojtar te debohej.Persene nuk e morem vesh,por disa gazetar,si gjithnje ne gazeta te vogla,shkruan se Ronaldinjo trukonte ndeshje…der ketu me bekimin e fifa- blaterit,por loja doli jashte kontrollit kur Ronaldinjo filloj te fitonte lek me ane te vellai te tij,duke MOS bere ate te cilen kishte rene dakort me Blaterin.Aty e mori vesh c’ do lojtar qe: Ti mund te jesh me i miri ne bote,por po nuk loze per “ne” do perfundosh te lozesh ne kazakistan.
    Me thauj nje shtet qe pati deshiren te rregullonte futbollin dhe ja doli te thyente uefen dhe fifen???
    Asnje!!!
    Edhe Amerikanet “e thyen” fifen me ndermjetesimin e shume shteteve te bera sebashku,zvicer,france,itali etj, …se per te tjerat?! As Zoti vet!!!

  6. FINO ESHTE NJE FITUES I HUMBUR ASHTU SIC DUKA ESHTE NJE HUMBES I FITUAR POR ,
    DUKA DUHET TE DIJE SE NUK DO TI SHKOJNE PUNET FJOLLE.
    EDHE SIKUR KETE 4-VJECAR TA SHFRYTEZOJE PER TE MBYLLUR PLAGET E PASHERUESHME TASHME TE FUTBOLLIT SHQIPTAR DO TE JENE TE PAMJAFTUESHME AS PER TI MJEKUAR ATO.

    PER FINON JANE TE PAFALSHME DISA ELEMENTE.

    1-PERLLOGARITJA E SAKTE E NUMRAVE QE NGA MOMENTI I SHPALLJES SE DITES SE ZGJEDHJEVE PER KRYETAR TE FSHF.
    2-NXJERRJA MBI KETE PERLLOGARITJE I NJE REZULTATI TE PRITSHEM E TE SAKTE PARAPRAK.
    3-HARTIMI MBI KETE BAZE I NJE PLATFORME DHE STRATEGJIE PER DETYRAT QE DO TE KISHTE AI ME OBJEKTIV FITOREN.
    4-PERQENDRIMI I PUNES TEK PIKAT E DYSHIMTA SE KU MUND TE FITONTE VOTEN PRO PER VETEN E TIJ.
    ETJ.,ETJ.
    NESE DIKUSH HYN NE GARE , HYN ME BINDJEN SE :
    E PARA DO TE FITOJE.
    E DYTA DO TE HAHET NE NJE GARE ME KUSHTE TE BARABARTA.
    NESE FINO NUK I KA BERE KETO LLOGARI NE QAFE PASTE VETEN.
    PER MENTALITETIN TIM ASKUSH NUK MUND DHE NUK DUHET TE FUTET NE NJE GARE DUKE E DITUR SE DO TE HUMBASE.
    KAM FRIKEN SE FINO EDHE PSE E KA DEKLARUAR QE NE KRYE TE HERES SE ISHTE FUTUR NE NJE GARE TE PABARABARTE PRAPE SE PRAPE PERGATITJA E TIJ NUK KA QENE 100 % E PLOTE.
    AI DUHET TE RRINTE NATE E DITE NE FUSHATE NE KONTAKTE NE TAKIME TELEVIZIVE ME TE SHUMTA
    DHE NJEKOHESISHT TE SHKEPUTEJ NGA MENTALITETI I VETEM DESHIRES…PER PERMYSJE SITUATE.
    SITUATA PERMBYSEJ VETEM ME NJE PUNE TE PALODHUR DUKE HYRE NE GARE ME SHIKIMIN TEK FITORJA DHE SI FITIMTAR I ARDHSHEM DHE JO ME QARJE SE ESHTE NJE GARE E PABARABARTE.
    KUR ISHTE NJE GARE E PABARABARTE DUHET TE KISHTE HAPUR PROCES GJYQESOR PER SPOSTIMIN E DATES SE ZGJEDHJEVE PROCES QE DO TA KISHTE FITUAR PER ATO CESHTJE QE KY KERKON TI NDJEKE TANI PAS ZGJEDHJEVE.
    NESE SHQIPERIA DO TE RRINTE EDHE 2-3 MUAJ TE TJERE PA KRYETAR TE FSHF ASGJE NUK DO TI NDODHTE AS FUTBOLIT SHQIPTAR AS ATIJ EVROPIAN DHE AS FUTBOLLIT BOTEROR.
    UBUBU NA NDODHI HATAJA PA DUKEN 2 MUAJ.
    SE ME DUKEN 16 VJET U KENAQEM ME FUTBOLLIN SHQIPTAR.
    KESISOJ KAM TE DREJTEN TE THEM SE , FINO EDHE PSE E KAM MBESHTETUR ME ZEMER , E KUDERSHTOJ ME MENDJE PASI KA GABUAR NE KURRIZ TE VETES SE TIJ.

  7. Metush says:

    Sipas meje Duka ka fituar nga e keqja…!
    E keqja e politikes!
    Cpune ka Duka per 20 vjet ne nhe vend! Absurd i madhe per demokracine, kur ai vazhdon te jete nul ne sport! Fatkeqesi!
    C’pune ka Fino me kete pune…?!
    Edhe politikane…, edhe i semure qe mezi po e shtyne nga fondi i PS per kurim…!
    Po specialistet ku jane? Kur do japin ate qe dine e njohin?! Psr nuk le politika? Kur do behemi qe te jemi?
    Kur do ngopemi me te huajne? Se te veten nuk e njohin!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje