Rizgjedhja e Dukës, flet Bashkim Fino: Delegatët u vendosën nga federata, vijoj procesin gjyqësor

7 Shkurt 2018, 13:23Sport TEMA

Kandidati Bashkim Fino ka folur për herë të para pas shpalljes së rezultatit për kreun e ri të FSHF-së.

Fino shprehet se do të vijojë më tej me ankimimin në gjykatat shqiptare, në KAS dhe FIFA.

Ai tha se i uroi suksese Armando Duka por do të vijojë procesin ligjor.

Armando Duka u zgjodh president i FSHF-së për herë të pestë.

Pas shpalljes së rezultatit ai tha se tani do të fillojë një gjë edhe më e vështirë.

“Jam shumë i lumtur dhe i emocionuar. Jam i lumtur për mbështetjen që më keni dhënë. Nga sot fillon një gjë akoma më e vështirë”, u shpreh Armand Duka.

DEKLARATA E PLOTË E FINOS

Jam shumë i lumtur dhe i emocionuar për mbështetjen që më keni dhënë. Nga sot fillon një gjë akoma më e vështirë për mua. Kjo Asamble u krye brenda të gjitha standardeve. Nuk dua të veçoj asnjë votues, për mua janë të gjithë të barabarta. Kam shumë besim që do të bëjmë më të mirën në të ardhëm. Do doja të falënderoja të gjithë të ftuarit. Përkushtimi im do të jetë akoma më i madh. Uroj një vit të mbarë.

Nuk jam i zhgënjyer. Unë e prisja diçka të tillë. Procesi qe i parregullt në listat e delegatëve. Po të shikoni diferencën janë ato që i kemi thënë gjatë gjithë këtij mua. Ne do të vazhdojmë procesin tonë gjyqësor. Vendosja e disa ekipeve që nuk janë pjesë e futbollit, dhe vendosa e delegatëve. Kam përshtypje që diferenca e pasqyroi këtë gjë. Po të mos ishin 12 shoqatat dhe këto 5-6 klube që janë vendosur në mënyrë ilegale do të ishte garë më e ndershme. Ju e patë që komisioni i verifikimit lexoi një raport që e kishte bërë gati FSHF.

Do ishte më e ndershme të kishte juristë të pavarur. Ne do e çojmë në fund çështjen, për të mirën e futbollit. Ne do të respektojmë, gjykatat shqiptare, më pas do të shkojmë jo vetëm në KAS por edhe në FIFA. Në momentin që ne kundërshtuam 12 shoqatat, unë kam të drejtë të vazhdoj procesin ligjor.

Unë i urova sukses Dukës. Unë i kam thënë dhe i kam dërguar UEFA-s gjithë dokumentacionin e shoqatave. Futbolli nuk fiton apo humbet me një njeri në krye. Varet si e kanw lexuar anëtaret e Asamblesë platformën. Koha ishte shumë e shkurtër për ta shpalosur tamam. Ata do vijnë në mendimet e mija.

Gjysma e presidentëve në Europë, janë deputetë apo politikanë. Për mua qe një garë sportivë. Anëtaret e interesuar për futbollin të jenë pjesë e Komisionit. Ata janë aktorët kryesor. Nuk mund të jenë një grup njerëzish që mund të marrin vota. Iu uroj anëtareve të komitetit ekzekutiv, të mësojnë kompetencat që kanë. Unë e respektova gjithë procesin dhe do të qëndrojë në sallë. (TemA)

 

13 komente në “Rizgjedhja e Dukës, flet Bashkim Fino: Delegatët u vendosën nga federata, vijoj procesin gjyqësor”

  1. fffff says:

    Mafia eshte e forte

  2. Baci says:

    Ik o Baco edhe ti se mut Duka e shurre ti. E shkreta Shqiperi thuaj ne duar te kujt ka ngelur. Edhe futbolli mut do jete njesoj si shendetesia, arsimi, policia, drejtesia edhe politika e llumit.

  3. loni says:

    TURPET NUK KANE BRIRE ……….
    FITOI ANTI FUTBOLLI……….
    VAZHDON NE QENDROJE NE KRYE TE FUTBOLLIT AI QE E SHKATERROI , PO E SHKATERRON DHE DO TA FUNDOSE PERFUNDIMISHT KETE SPORT AQE TE DASHUR PER POPULLIN…
    MJERE ATO EKIPE QE FOLEN KUNDRA DUKES DHE VOTUAN PO KUNDRA TIJ…..
    KUR JU TE BINDENI DO TE JETE TEPER VONE……

  4. Fitore e mafies.Bravo mafioz.Vazhdo vjefhjen qe te rrish dhe 20 vjet po nuk e mori zoti.Mbase e ndihmon zoti shqipetaret

  5. rrema says:

    pse mor BACI zgjedh shoke si MIRI XHIKES e pronare restorantesh.GAZ DEMIN OLSI RAMEN.Pi puro si CURCILLI.Kur erdhe ne Tirane the me vete ku jam ktu.Ukape shpejt

  6. Urrraaaaaaaa says:

    RROFTE MAFIA E FSHF UEFA s FIFA s URRAAAAAAAAAA

  7. FIFA says:

    Ne jemi ketu ku meritojme te jemi.Te fundit kudo,kurdohere e ne gjithshka. Dhe Europa e Bota ketu e keshtu na do sepse keshtu i intereson e na zhvat mire.Njerez si mafioz Duka i hyn ne pune atyre te UEFAS e FIFA s

  8. Skraparlli says:

    Duk mafiozi fitimtar si gjithmone.Sa te kete Lulin ,Monen ,Liken , Shkelzenin si dhe kazan kmanin kazan Tllin Kazan Ndroqin Kazan Clirimtar Peken Kazan Arjan Canin e gjithe kazanet e shqiperise e me gjere Duket e Koket do jene gjithmone ne krye te mafies per ta vjedhur kete vend

  9. ripjellja says:

    Qe ky proces ishte nje teater sdo shume per ta kuptu, por edhe keshtu mos te ishte nuk ishte Baci kandidat. Ky tipi Baci kolagj gjirokastre dhe asgje me shume , kandidimi ishte qe keto lavatricet te gaz demit olsi rames dhe te madhit bos te mafies Moxhit te futeshin ne menyre legale ne federate. Nuk mer vesh Fino nga lavatricet ky GO TECH dhe i Aristonit eshte mjeshter. Baci mezi di shqip dhe jo te flase gjuhe te huaja me perkthysa dalin muhabetet ndaj humbi Baci se svlente nje grosh se sdi ta perdore lavatricen.

  10. Vezhguesi i Kuksit says:

    Kam nje pyetje per ju kapuçonet: Po kush mo B.Q duhet ti caktonte delegatet e Asamblese se FSHF, Partia Socialiste dhe Erjon Brace me Gaz Demin qe te fitoje ti? E bere me hile se konkurove per president te federates se futbollit pa hequr dore me pare nga mandati i deputetit se e dije fundin. Tani ha m… e Gaz Demit dhe Braçe miut!

  11. Koba says:

    Fitoi Klani i Zemunit .Po pse kush do te fitonte?????

  12. Fadili, Malesi e Madhe says:

    O “shoku”Fino ! Te gjithe e dinim,perveç teje, se gara ishte e manipuluar, se Duka nuk mundet kollaj, mbasi ai mbetet koka e krimt ne futboll, se ai i “fiton”zgjedhjet sa here te doje… Po ti pse nuk bere veprimin me te pranueshem dje apo sot: Te terhiqeshe nga gara e ta leje Duken te “fitonte” me Duken… Tani hesht dhe shih ndonje ndeshje futbolli ( Po te dha leje Duka)…

  13. Dibrani_uk says:

    Duka eshte bastard i korruptuar duhet te shporret sa me pare dhe zevendesohet nga ikonat tona te futbollit Shqiptare si psh Tare ose Canaj, …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje