U arratis nga Gjykata përmes tualetit, kapet 24-vjeçari, ishte futur në një pusetë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Është kapur pak orë pas arratisjes nga Gjykata e Apelit në Gjirokastër, 24-vjeçari Saimir Ahmeti.

Mësohet se i riu u gjend teksa ishte fshehur në një pusetë në zonën e sipërme të Pazarit të qytetit të Gjirokastrës.

24-vjeçari u arratis nga banjot e gjykatës, teksa kërkoi të dalë nga salla e gjyqit për nevoja personale.

Arratiset nga tualeti i gjykatës i burgosuri, policia “rrethon” Gjirokastrën

Një i burgosur ka mundur të arratiset nga salla e gjyqit në Gjykatën e Apelit të Gjirokastër.

Shtetasi i arratisur është Saimir Ahmeti, 24 vjeç.

Mësohet se i riu është arratisur nga banjot e gjykatës, teksa kërkoi të dalë nga salla e gjyqit për nevoja personale.

Saimir Ahmeti kërkoi të shkojë në tualet, ku i kërkoi policit që e shoqëronte t’i zgjidhë duart. Menjëherë ai ka shtyrë policët, rojën e gjykatës dhe ka ikur menjëherë nga dera që shërben për të hyrë të dënuarit.

Ngjarja ka ndodhur në mënyrë të menjëhershme, ndërsa forca të shumta policore kanë ngritur postblloqe në të gjithë qytetin.

Nga informacionet e para, bëhet me dije se personit të arratisur i është komunikuar masa ‘arrest me burg’, masë të cilën e kishte apeluar.

Ndërkohë, i riu nga fshati Van i Delvinës ishte dënuar për veprën penale të ‘përndjekjes’.(TemA)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *