Armand Duka nuk e "lëshon" Federatën, reagon Bashkim Fino: Tani fillon beteja....

7 Shkurt 2018, 13:11Sport TEMA
Armand Duka nuk e "lëshon" Federatën, reagon Bashkim Fino:

Në raundin e dytë të zgjedhjeve për kreun e ri të Federatës Shqiptare të Futbollit, ka dalë sërish fitues kandidati Armando Duka me 38 vota  duke u emëruar për të pestën herë radhazi.

Ndërkohë kandidati përballë tij Bashkim Fino ka mundur të fitojë vetëm 24 vota nga delegatët e pranishëm.

Numërimi nxori 3 votatë pavlefshme.

Nga ana tjetër, kandidati Shpëtim Hala nuk munidi të marrë asnjë votë nga votimi, madje as votën e ekipit që e propozoi.

Reagon Fino

Kandidati Bashkim Fino ka folur për herë të para pas shpalljes së rezultatit për kreun e ri të FSHF-së.

Fino shprehet se do të vijojë më tej me ankimimin në gjykatat shqiptare, në KAS dhe FIFA.

Ai tha se i uroi suksese Armando Duka por do të vijojë procesin ligjor.

Armando Duka u zgjodh president i FSHF-së për herë të pestë.

Pas shpalljes së rezultatit ai tha se tani do të fillojë një gjë edhe më e vështirë.

“Jam shumë i lumtur dhe i emocionuar. Jam i lumtur për mbështetjen që më keni dhënë. Nga sot fillon një gjë akoma më e vështirë”, u shpreh Armand Duka.

Deklarata e plotë e Finos

“Jam shumë i lumtur dhe i emocionuar për mbështetjen që më keni dhënë. Nga sot fillon një gjë akoma më e vështirë për mua. Kjo Asamble u krye brenda të gjitha standardeve. Nuk dua të veçoj asnjë votues, për mua janë të gjithë të barabarte. Kam shumë besim që do të bëjmë më të mirën në të ardhëm. Do doja të falënderoja të gjithë të ftuarit. Përkushtimi im do të jetë akoma më i madh. Uroj një vit të mbarë.

Nuk jam i zhgënjyer. Unë e prisja diçka të tillë. Procesi qe i parregullt në listat e delegatëve. Po të shikoni diferencën janë ato që i kemi thënë gjatë gjithë këtij mua. Ne do të vazhdojmë procesin tonë gjyqësor. Vendosja e disa ekipeve që nuk janë pjesë e futbollit, dhe vendosa e delegatëve. Kam përshtypje që diferenca e pasqyroi këtë gjë. Po të mos ishin 12 shoqatat dhe këto 5-6 klube që janë vendosur në mënyrë ilegale do të ishte garë më e ndershme. Ju e patë që komisioni i verifikimit lexoi një raport që e kishte bërë gati FSHF.

Do ishte më e ndershme të kishte juristë të pavarur. Ne do e çojmë në fund çështjen, për të mirën e futbollit. Ne do të respektojmë, gjykatat shqiptare, më pas do të shkojmë jo vetëm në KAS por edhe në FIFA. Në momentin që ne kundërshtuam 12 shoqatat, unë kam të drejtë të vazhdoj procesin ligjor.

Unë i urova sukses Dukës. Unë i kam thënë dhe i kam dërguar UEFA-s gjithë dokumentacionin e shoqatave. Futbolli nuk fiton apo humbet me një njeri në krye. Varet si e kanw lexuar anëtaret e Asamblesë platformën. Koha ishte shumë e shkurtër për ta shpalosur tamam. Ata do vijnë në mendimet e mija.

Gjysma e presidentëve në Europë, janë deputetë apo politikanë. Për mua qe një garë sportivë. Anëtaret e interesuar për futbollin të jenë pjesë e Komisionit. Ata janë aktorët kryesor. Nuk mund të jenë një grup njerëzish që mund të marrin vota.(TemA)

 

 

 

16 komente në “Armand Duka nuk e “lëshon” Federatën, reagon Bashkim Fino: Tani fillon beteja….”

  1. Mafiozi says:

    Fitoi Mafiozi si gjithmone ne kete vend

    1. Edkari says:

      Finua sikur ishte i semure.para pak muajsh qeveria i dha 50 meleon lek qe te sherohej se veremliu e ka rrogen 2000 euro e duhej te merrte dhe nga leket tona..sa per votimin dukej qe ishte jo vetem korrekt por dhe model por Finua duhej te garonte pa mandatin e deputetit se me ate ne xhep dukej si banditet e 97 me kallash ne dore.e shoh se jeni terbuar por mos u merzisni me kaq se tani po fillon loja..do ktheni cdo gje qe keni marre me vota te blera te manipuluara.beni mire te mendoni per koken tuaj

  2. F SH F says:

    Fitoi mafia e ukraines ne shqiperi

  3. UEFA says:

    Me sa thase me euro u largua ukrainsi????

  4. F SH F says:

    Cmund te na thote ukrainsi tani per pllitizimin e per plerat poshte deres

  5. FIFA says:

    Votimi i komitetit qesharak Hajde mafie Duka Hajde.Ku iku UEFA dhe FIFA i shikojne apo jo

  6. mirel says:

    Ore, ky vend eshte mbushur me pashallare dhe sulltane.
    E ka privatizuar Duka futbollin. Eshte mbret i gjithepushtetshem.
    Nuk ka ligj. Nuk ka shtet qe ti kerkoje llogari Dukes. Ka vetem teori per peshq te medhenj.
    Flitet per grepa, por per peshqit nuk flitet kurre.
    Ketu ka peshkaqene dhe jo peshq.
    Degradim pa kufi. Vjedhje pa kufi. Hapur fare..

  7. UEFA says:

    Bravo mafie Gjithmone fitimtare ne kete vend.Kaq meritojme NE.

  8. Te lumte mafioz ja rrase prap futbollit.Te lumte ja u fute.

  9. Zigur Qarri says:

    Bashkim Fino thote:”Procesi qe i parregullt…”
    Hahahaha….solli”kulturen politike” edhe ne institucionin sportiv!
    Nuk humbi Bashkim Fino,por humbi politika kunder nje institucioni dhe personi te akuzuar per korrupsion!!!
    Kjo eshte shenje e keqe dhe paralajmerim njekohesisht,ashtu si ndodh me ata qe humbin Bashkine e Tiranes.

  10. F.Pulo says:

    Ne kete vend te korrupsionit,e keqja ka hedhur rrenjet thelle…

  11. "BOHOTINA" says:

    Shikojeni Duken qe kur flt, si gjysem femer…, por mafioz eshte…

  12. ...////// says:

    Kur diskutohej ky problem para zgjethes nëpër gazeta të ter në komente shanin finon po ju qe shani duken sot të ter në ç hale ishit futur apo ju jeni ata që die e mbronit dukën sot ju vjen keq për finon kështu e doni të ter atë vend te bekuar me një popull pler pa moral dhe dinjitet qija kurvat të terve armando se nuk ka legen në kte vend që të dali përpara mos e rruaj nënat ku ti ken ata kurvat e sportit që ankohen prap për duken .

  13. ...////// says:

    Kur diskutohej ky problem para zgjethes nëpër gazeta të ter në komente shanin finon. po ju qe shani duken sot të ter në ç hale ishit futur apo ju jeni ata që die e mbronit dukën sot ju vjen keq për finon . kështu e doni të ter atë vend te bekuar me një popull pler pa moral dhe dinjitet . qija kurvat të terve armando se nuk ka legen në kte vend që të dali përpara. mos e rruaj nënat ku ti ken ata kurvat e sportit që ankohen prap për duken .

  14. Baba says:

    Gazete greke turp nuk jemi ne kohen e enver hoxhes, me ne fund canabisi humbi

  15. Iliri says:

    Shqiperia eshte bere vend qesharak…

    Duhet patjeter nje revolucion i brendshem ne kete vend, pike se pari politik, pastaj ne cdo qelize te shtetit dhe strukturave ne shqiperi, deri tek ato sportive dhe gazetareske….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje