Miliarda viruse bien nga qielli çdo ditë

8 Shkurt 2018, 09:51Shëndeti TEMA

Miliarda viruse bien nga qielli çdo ditë.

Ky është konkluzioni i një studimi që shpjegon se pse viruse gjenetikisht identike gjenden në vende krejt të ndryshme nëpër botë.

Një ekip studiuesish vëzhguan viruset që ngrihen përditë nga sipërfaqja e tokës drejt troposferës (shtresa e poshtme e atmosferës), ku ndodhin ndryshimet e motit.

Studimi i publikuar nga “International Society of Microbial Ecology Journal” përshkruan identifikimin e qindra miliona viruseve dhe baktereve që bien mbi tokë çdo ditë.

“Çdo ditë, më shumë se 800 milionë viruse depozitohen në një metër katror, pasi bien nga shtresat e që mbështjellin planetin”, thuhet në studim.

Viruset dhe bakteret ngrihen në atmosferë përmes grimcave të vogla të pluhurit dhe avullit të detit.

Patogjenët mund të ngrihen në mijëra kilometra lartësi, para se të rikthehen sërish në sipërfaqen e tokës.(TemA TV)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje