“Financial Times” befason: Shqipëria mund ta parakalojë Serbinë dhe të anëtarësohet para saj në BE, në 2025-n

Brukseli ka bërë të ditur gjatë prezantimit të strategjisë së prezantimit, se dy vende të Ballkanit do të anëtarësohen në Bashkimin Europian.

Deri më tani, është thënë se këto dy vende janë Serbia dhe Mali i Zi, gjë që ka ngjallur pakënaqësi jo vetëm tek politikanët shqiptarë, por edhe ata të huaj, si Hanes Svoboda dhe Knut Fleckenstein, që kanë kërkuar të mos lihet prapa as Shqipëria.

Por prestigjiozja “Financial Times” ka befasuar me një editorial të botuar sot.

Sipas saj, Shqipëria mund të paraklojë Serbinë dhe të bëhet ajo vendi që do të anëtarësohet në BE, në vitin 2025.

“Premtimi i BE për anëtarësimin ka qenë një incentivë thelbësore për qeveritë që të ndërmarrin vendime të rëndësishme.

Por rruga është e gjatë dhe ndikimi i BE-së po ulet.

Vetëm 26 përqind e serbëve tani mendojnë se anëtarësimi në BE do ishte diçka e mirë”, thuhet në shkrim.

BE ka bërë mirë që ka theksuar se progresi drejt anëtarësimit do vlerësohet në mënyrë objektive dhe se çdo shtet mund të parakalojë kryesuesit aktualë (Serbinë dhe Malin e Zi.

Kjo njeh përpjekjet e fundit të bëra nga vende të tilla si Shqipëria dhe u përgjigjet dyshimeve për favorizim të Serbisë në veçanti,” vijon gazeta e njohur.

Shqipëria ka filluar të shihet pozitivisht në Bruksel, për shkak të reformës në drejtësi, dhe në rast se kapen “peshq të mëdhenj”, mundësitë për parakalimin e Serbisë janë të mëdha.

Aq më tepër që kjo e fundit ka një problem të madh me Kosovën dhe në rast se nuk e zgjidh këtë problem, ashtu siç dhe tha komisioneri Johanes Hahn, nuk mund të bëhet pjesë e BE-së.

Vetë presidenti serb Vuçiç e ka pranuar që do jetë shumë e vështirë zgjidhja e çështjes me Kosovën dhe se për këtë, do të pyeten qytetarët.

Por, vështirë se serbët do të pranojnë të “humbasin” Kosovën.(TemA)

REMOTE_ADDR:[]

18 komente në ““Financial Times” befason: Shqipëria mund ta parakalojë Serbinë dhe të anëtarësohet para saj në BE, në 2025-n”

  1. spartak says:

    AS mos e veni në dyshim .
    Në fundvitin 2022 ne do na lusin me u fut në BE . Ishalla ajo do jetë vetë in Gamba BE-ja .
    Po ecëm mirë dhe pa devijime me reformën në drejtësi , duke vendos baza të rregullta e të shëndosha për një administratë të pa politizuar dhe të interesuar me punu e shërbyer sipas detyrave të pozicionit ku punon , jemi në rregull .
    Për të tjerat , ne shqiptarët jemi bash në trojet tona , në terrenin tonë , punëtorë , të ndershëm , të drejtë e të drejtpërdrejtë , dhe , për aftësi , sidomos të brezit të ri , i themi të tjerëve , të na shikojnë targën .
    Të tjerat , thonë që na i fali zoti , por mendoj , se ISHTE intuita dhe intelekti i të parëve tanë , kur u vendosën përfundimisht në këto troje , që u quajtën Gadishulli ILIRIK .

    1. Pirdoja says:

      Pirdh se shfryhesh….

      1. BE Vezhgues says:

        Sa u lirova, sapo lexova ket shkrim inkurajus.

        Sic duket dhe nga gezimi i shume shqiptareve, ska gale qe skemi shtet dhe do kemi mbi koke nje bande parlamenti, po ma kryesore te hyme ne BE.

      2. ti je muslimon,ti je zhuls shkretetire, si i tille nuk ke vend ne BE..........allah uakbar! says:

        kur kristanet evropiane tallin koqet me sunitet………….ty do te te blej ”tyty”!

    2. Une... ti... ne te gjithe... says:

      E para ne shkrim nuk flitet aq qart sa titulli i gazetas tuaj dhe e dyta gazeta te tilla (apo cfaredo lloj qofshin) po te paguben majm sic paguajne palet e interesuara te politikes shqiptare mund te shkruajn cfare te duan… edhe se fluturon gomari, rama a berisha. Nuk ka kush ti kerkoje sqarime dhe nuk ka kujt ti pergjigjet per budallalliqe te tilla si keto.

  2. says:

    Do ishte mir ta kishim presidencen e BE-s në 2025.Kemi ide te dobishme

    1. Anri says:

      Ajt ma rruaj pak se me duhet pa qime per ne BE

  3. Ata says:

    Artikulli i vertet ne Financial Times nuk thote keshtu…

  4. Lili says:

    Shkrim me pagese a jo eshte pyetja..se financial times i ka disa tradita per ‘publicitete’ kishe reportazh po qe jane publireportazh

  5. Tiranastan says:

    Mjaft mashtruat shqyptaret e shkrete o Englezat e Temes.

  6. SHQIPETARI-Berlin says:

    @@Zgjedhje e Z.Schulz si Minister i Jashtem i Gjermanise eshte nje gje SHUME POZITIVE PER KOMBIN SHQIPETARE NE PERGJITHESI, ai njihet si Njohes i Problemeve te Ballkanit,dhe eshte me te vertet nje “Mike” i Shqipetareve..
    Ne Shqipetaret duhet te Intensifikojme “Luften Diplomatike” dhe Kerkojme Pikerishte Mbeshtetjen e Gjermanise per Hyrjen ne Be..
    1-Nje Politikane i Larte i CSU-se..DEKJAROJ SE NUK ESHTE KOHA AJO QE PERCAKTON HYRJEN NE BE-Por Permbushja e Kritereve..KJO DO TE THOTE NESE Kerkohet Hyrja e Serbise ne Be deri ne 2025-en ATHERE PSE TE MOS HYJE SHQIPERIA NE BE-ne 2022 shin???
    pra NESE NE SHQIPETATET DO TE SHFRYTEZOJME RASTIN DHE SHANSIN QE NE GJERMANI QEVERIS Zonja Merkel ATHERE SHANSET JANE SHUME TE MEDHAJA..Ndryshe…do te kemi “Hallven dhe Trahanane Turke”..lool

    1. mirel says:

      E garantoi BEne me Schulzin. Stupid idiot.

  7. Jak Boston says:

    Rama si udhehes i financuar nga droga i shikon piresit e rakise si mundesi per zgjerim tregu te droges, mirepo duhet qe ata te lene rakine me perpara. Prandaj udheheqesi boteror me brekushe i Ripjelljes beri levizjen strategjike duke sulmuar Dash Shehin qe e pin hapur nje pije dhe jo si Rama qe i heq vizat fshehtas. Ky denoncim i pijedashesve nga udheheqesi boteror ra ne sy te shtypit boteror, qe jo vetem shkruan per Shqiperine, po per pak desh na futen ne BE pa rradhe, po mos te kishte harruar pa permendur Fergesen e Tiranes liderri yne.
    Mos u masturboni kaq lehte ju te ripjelljes nga nje shkrim gazete, po pyesni se sa leke ju ka kushtuar cdo shkronje e shkruar aty. Ju e dini qe politikanet shqiptare paguajne per nje foto e jo me per nje shkrim gazete.
    Asnje nuk thote a e meritojme BE, por a do na fusin ne BE?
    Une them se nuk e meritojme, pasi kemi shume gjera qe duhet ti bejme dhe nuk i kemi bere pervec korrupsionit dhe hajduterise ne kemi dhe problemet e te drejtave te njeriut, transparences, llogaridhenies jo vetem ne gjykate po dhe para votuesve, ligji zgjedhor skandaloz ku vendosin partite, etj, etj.

  8. UjkuTomorrit says:

    Obbuuuurra ne BE o burra, mos ta lejm serbin perpara.

  9. vang says:

    Ne rast se Serbia ben referendum per Kosoven,dihet rezultati,d.m.th.Kosava nen Serbi.Referendum duhet te beje Kosova ne se do te rrije nen sundimin serb,ndryshe do luajme kungulleshka dhe nuk do mbarojme kurre.

  10. 4LB35T says:

    O burra sa mê shpejt në BE që tja mbathim nga ky vend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *