Protestat e opozitës, media kineze thirrje turistëve: Mos shkoni në Shqipëri!

9 Shkurt 2018, 11:50Turizëm TEMA

Pas raportimit të Agjensisë Shtetërore Kineze të Lajmeve, “Xinhua”, për protestat e opozitës në Shqipëri, portalet kryesore të informacionit në Kinë i bëjnë thirrje shtetasve të tyre që të shmangin Shqipërinë si destinacion turistik për këtë vit.

Në një vend të centralizuar si Kina, raportime të tilla negative pritet të sjellin efekt të menjëhershëm në ofertat e operatorëve turistikë, që do të zëvendësojnë Shqipërinë me destinacione të tjera turistike si Greqia, Kroacia apo Mali i Zi.

“Xinhua”, zëri zyrtar i Pekinit, në fakt ka raportuar në mënyrë të përsëritur “trazirat” që shkaktojnë protestat e opozitës në vendin tonë.

Një lajm i tillë do t’i sjellë një dëm të rëndësishëm ekonomisë shqiptare, duke privuar sektorin e turizmit nga dhjetëra milionë euro që mund të vinin prej turistëve kinezë.

Sipas të dhënave të Agjensisë Kombëtare të Turizmit, turistët aziatikë janë kryesisht të interesuar për paketat e turizmit kulturor, një sektor që gjatë viteve të fundit ka njohur një rritje të vazhdueshme.

Sipas të dhënave të INSTAT, turizmi i solli ekonomisë shqiptare një fitim prej 1,7 miliardë eurosh gjatë vitit të lënë pas.

5 komente në “Protestat e opozitës, media kineze thirrje turistëve: Mos shkoni në Shqipëri!”

  1. says:

    Kur pastronim tanke Kineze ne 1984-n,kishin grur

  2. Kuq e zi says:

    Kjo ska te beje me protestat…
    Ato po kerkojne treg ne shqiperi ashtu si ne serbi e greqi por ska bashkepunim … me mire keshtu
    Harruat rregen e arbrit qe kerkonin fitim te garantuar nga shteti edhe nqs nuk kalonin mjaftueshem nakina?
    Serbia u shit per dy leke se donte te nxirrte inat me perendimin per kosoven ndersa greqia per inat te be-se
    Mos harrojme edhe kompanite private te kines jane po te shtetit njehere mbrenda nuk dalin me …
    sepse edhe po nuk paten fitim ekonomik vlen ai politik

  3. Gri says:

    Eshte per tu gezuar! Jane turist me ide pushtuese!

  4. gjergji says:

    Kjo eshte fitorja me e madhe e opozites e kryesuar nga L.BASHA.fITORE,FITORE, URRRRRRRRAAAAA!

  5. Xha Braho says:

    Turist kinez!!!!! U pika!!!! Skzn cfare hzne. Zhabat i mbaroi Sala me Liken

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje