Rivalja e Putin: E papranueshme ndërhyrja ruse në zgjedhjet amerikane

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kandidatja për presidente të Rusisë, Ksenia Sobchak, ka deklaruar se  Moska ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara më 2016, duke deklaruar se një gjë e tillë është e “papranueshme”. Sobchak, i ka bërë këto deklarata gjatë një udhëtimi në SHBA, disa javë para mbajtjes së zgjedhjeve të 18 marsit në Rusi.

“Duket se ne vërtetë kemi të bëjmë diçka me zgjedhjet. Nëse është ashtu, dua të kërkoj falje”, i ka thënë Sobchak gazetares së CNN-it, Christiane Amanpour.“Është e papranueshme për çdo shtet që të ndërhyjë në çështje të shtetit tjetër”, ka thënë ajo, shkruan rel.

Në janar të vitit 2017, agjencitë e Inteligjencës amerikane kanë deklaruar se presidenti rus, Vladimir Putin ka, “urdhëruar një fushatë me qëllim ndikimi”, duke synuar zgjedhjet presidenciale në SHBA më 2016, për të dëmtuar imazhin e kandidates Hillary Clinton dhe duke rritur mundësitë e fitores për presidentin aktual, Donald Trump.

Departamenti amerikan i Drejtësisë dhe tre panele kongresionale janë duke hetuar ndërhyrjen e supozuar, si dhe atë nëse ndihmësit e Trumpit kanë bashkëpunuar me Rusinë.

Putin mohon se Rusia ka ndërhyrë, pavarësisht të dhënave, ndërsa Trump mohon të ketë pasur ndonjë bashkëpunim. Sobchak është regjistruar zyrtarisht më 8 shkurt si kandidate për zgjedhjet ruse.

Ajo është në mesin e tetë kandidatëve për këto zgjedhje, ndonëse parashikimet flasin për një tjetër fitore të Putinit. Politikani opozitar, Aleksei Navalny, kritik i zëshëm i Putinit nuk ka të drejtë të garojë për shkak të një dënimi kriminal për të cilin ai beson se është i motivuar politikisht.

Navalny ka bërë thirrje për bojkotim të procesit zgjedhor. Sobchak ka treguar se kundërshton vendimin e Navalnyt për bojkot. “Nëse Navalny do të pranohej si kandidat nga Kremlini, a do të kërkonte bojkot? Natyrisht që jo”, ka thënë Sobchak.

Ai do t’iu tregonte njerëzve të votojnë për të dhe se ndonëse “ne nuk mund të fitojmë, jemi miliona persona kundër Putinit”. Putin ka qenë kryeministër apo president i Rusisë nga viti 1999. (TemA)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “Rivalja e Putin: E papranueshme ndërhyrja ruse në zgjedhjet amerikane”

  1. says:

    Sa her që e shoh me shkon mendja per sex

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *