“Sherifët e rinj në veri”, gazeta zvicerane: Oliver Ivanoviç-in se vranë shqiptarët

9 Shkurt 2018, 14:35Rajoni TEMA

Me vrasjen e Oliver Ivanoviçit është shuar një nga zërat e fundit të pavarur serbë. Kështu po merr fund procesi që ka filluar në vitin 2013, shkruan gazeta Neue Zuchrer Zeitung.

Kjo gazetë nga Cyrihu thotë se ky ka qenë disiplinim i serbëve kosovarë nga Beogradi, përcjell Koha.net.

Në tekstin me titull “Sherifë të rinj për veri të Kosovës“, gazetari Andreas Ernst shkruan për situatën në veri të Kosovës dhe ndikimin politik të Beogradit. Ai përkujton se ende nuk është ndriçuar vrasja e që u bë më 16 janar.

“Që atëherë asgjë më nuk është dëgjuar. Për aktorët e mundshëm askush nuk dëshiron të spekulojë, për këtë në pjesën veriore të Mitrovicës askush nuk dëshiron të flasë me një të huaj. Por në një të gjithë pajtohen: Vrasjen s’e kanë bërë shqiptarët. Kjo është indikative“, ka shkruar ai.

Viti 2013 që mendohet të jetë kthesë, është koha kur veriu i Kosovës, sipas dëshirës së Beogradit mori pjesë në zgjedhjet lokale, përkujton kjo gazetë e cila në vazhdim tregon se si u krijua Lista Serbe nga kryetari serb Aleksandar Vuçiç. (TemA)

4 komente në ““Sherifët e rinj në veri”, gazeta zvicerane: Oliver Ivanoviç-in se vranë shqiptarët”

  1. Polici says:

    Sa here do e perserisni qe oliverin nuk e vrane shqiptaret? E morem vesh. Apo keni komplekse. Boll me se beheni te pabesueshem.

    1. Flm says:

      Eshte propagand z. Polic…..
      Qe ta kuptosh me mire po te jap nje shembull, sikur te gjendesh mbi asfalt dhe te thuash kjo eshte ngjyre e zeze, vijne disa kalimtar dhe te thone, jo or mik kjo eshte e bardhe, vjen tjetri e bardhe, e bardhe ….
      Deri sa ne fund thua pas kam cmend, te drejt kane njerzit, e bardh eshte …. debora eshte e zez.
      …….
      Tereni per tu fajesuar Serbia dhe Rusia kishte muaj dhe vite qe pergatitej, dua t’ju kujtoj artikujt e perditshem te gazetave te Perendimit dhe Shqipetar qe flisnin mbi rezikun dhe destabilizimin Rus te Ballkanit.
      Dua t’ju kujtoje se Ivanovici ishte krenaria e Serbeve ne Kosov.

  2. Mëso të shkruash si në klasë të 5 të paktën says:

    Se := ti kot shkruan SE dhe klasën e 5 e ke kaluar me mik

    S’e := as mos ëndërro të bëhesh gazetar SE S’E bën dot.

  3. bejtexhi says:

    Si i thone asaj fjales popullore “kush ka mizen nen kesule , krruhet ” apo “kur s’ke pula pse ben shit..shit…. ” me e kohes “ku dhemb dhembi vete gjuha” e shume te tjera !!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje