Majlinda Bregu kritikon Bashën: Na lidh mosha por na ndan mendja, fshikullo ca honxhobonxho që të thurin lavde

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ish-ministrja e Integrimit Majlinda Bregu  ka reaguar pas deklaratave të kryedemokratit Lulzim Basha se PD kërkon të hapen negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Bregu shkruan se reagimi i Lulzim Bashës ishte i vonuar dhe duhet të ishte bërë më parë. 

“Kaq duhet të mjaftonte që ai të kishte prej kohësh qartesinë e shpjegimit se pse është jetike sot çelja e negociatave të Shqipërisë me Europen; të fshikullonte aradhën e ca honxhobonxhëve injorantë të potershëm që atij i thurin lavde teksa ëndërrojnë se pushteti këtë radhë ju afrohet, vetëm nëse largohen negociatat!” shkruan Bregu.

‘Me Lulzim Bashën nuk jam kuptuar për shumë gjëra. Është rasti tipik i dy njerëzve që i lidh mosha dhe i ndan mendja.

Por një nga ato gjëra që nuk kuptoja fare fare, ishte qëndrimi i tij ndër vite kundërthënës për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Kryehershëm kam mbrojtur idenë se Shqipërisë nuk i duhet ndërprerë ecja drejt Europës, për asnjë arsye.

Shqiptarët janë vënë shpesh para provës së rëndë të ikjes së përsëritur prej saj.

Herë nga aftësia jonë e spikatur për tu vetëlënduar që na tërheq pas sa herë që afrohemi me Europën e që cuditshëm na pushton mendjen, shoqërinë, institucionet; dhe herë nga rropamat historike e terret e regjimeve që na mbajtën me shekuj larg Europës.

Nuk mund te them dhe aq më shumë ta akuzoj kryetarin e PD si antieuropian apo si dikush që nuk e kupton rëndësinë kombëtare, por dhe politike të këtij procesi.

Është thjesht trajta e pashquar e personalitetit vetjak që nuk e lejon të ketë një qëndrim të kthjellët.

Lulzimi drejton sot Partinë Demokratike të Shqipërisë e cila lindi prej këtij vokacioni perëndimor të shqiptarëve.

Kaq duhet të mjaftonte që ai të kishte prej kohësh qartesinë e shpjegimit se pse është jetike sot celja e negociatave të Shqiperise me Europen; të fshikullonte aradhën e ca honxhobonxhëve injorantë të potershëm që atij i thurin lavde teksa ëndrrojnë se pushteti këtë radhë ju afrohet,vëtëm nësë largohen negociatat!

Ndaj reagimi i djeshëm i LB ishte vite i vonuar!

Ishte si në kërkim të përshtatjes me idenë se kur e keqja të ndjek, një derë e mbyllur, të vret dhe shpresën për shpëtim,” nënvizon ish deputetja e PD-së Bregu. (TemA)

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

5 komente në “Majlinda Bregu kritikon Bashën: Na lidh mosha por na ndan mendja, fshikullo ca honxhobonxho që të thurin lavde”

  1. dialektika says:

    Ti Majlinda nuk ke qene asnjehere e sinqerte qe ta pranosh se kush ka qene dhe eshte Kryetari real i PD.

  2. LB apo lgbt eshte njesoj.
    Ketyre nuk u meret vesh me ke jane.
    Amerkan te vertet apo kunder amerikan.
    Me be apo kunder.
    Me myslym an murrizin apo yllin bolshevik manjani,me kreshnikun turkoshak spahi apo me saleh berishovic.
    Keta antishqiptar nuk kalene balte pa hedhur kunder Shqiperis dhe bejne thirrje dite e nate per lufte e na hiqen si patriota .
    Keta do vdesin nga inati po na afroi BE.

  3. Kruja tek Lezha says:

    Te degjosh kur flasin ne menyre pompoze politikanet katundare shqiptare, nuk cuditemi me nga Presidenti Trump.
    Mos ngelte njeri pa folur kur flasin edhe fshtaret e Albankstanit qe hanin buke me sheqer me uje dhe luftonin te gjithe se bashku dhe ishin gati te beheshin martira vetem per te ndertuar njeriun e ri.
    Tani te veshur me gjera lluksi dhe e frekuentojne parlamentin sikur te ishte sfilata e fundit e Versaces, te mbushur me dhjame nga te tera anet. Nuk kemi c’te themi me vecse te duartrokasim per show-n qe na japin. Na gajasen fare.

  4. ne vend te lulit ksaje bregut ju kisha pergjigj.me pushi kurac dhe shporru.pordha e keqe edhe kjo ne politike ne vend burrash.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *