Debat për Ermal Metën në politikën shqiptare!

11 Shkurt 2018, 18:20Antena TEMA

Pas fitores së Sanremos, nga këngtëari me origjinë shqiptare Ermal Meta, ka plasur debati politik në Shqipëri se kujt i përket Ermal Meta.

Në një postim të tij Doktori shkruan:

Ermal Meta është biri i një nëne shkodrane dhe ai është demokrat. E vërtet është që e ka pas babain nga Fieri, por ai ka qenë një baba i dhunshëm dhe nuk e meriton atë fëmijë. Kështu që ai mbetet demokrat. Nëna ka qenë një grua liberale, që pranoi të martohej në kohë të komunizmit nga Shkodra në Fier, por i jati ishte komunist dhe i dhunshëm. Ndaj fitorja e Ermal Metës është fitore e PD. Përpara!

Lulzim Basha: Ermal Meta më kujton suksesin tim. Dhe unë isha një emigrant i vuajtur që tentova të gjej veten nëpër botë, nga Holanda deri në Kosovë, por më në fund u ktheva dhe e gjeta në Shqipëri. Por po të mos ishte emigracioni që të më hapte sytë, e të më tregonte se unë po të mos kthehesha do vdisja për bukë, s’do isha ky që jam. Pra ashtu si Ermali dhe unë ja dedikoj suksesin të qenit emigrant.

Ilir Meta: Tipa si Ermal Meta që janë të talentuar por nuk çajnë dot në vendin e tyre zakonisht përfundojnë në LSI. Ky do ta kishte edhe më të lehtë pasi mund të hapte fjalë që është kushëriri im.

Ne kemi një mekanizëm se si i peshkojmë të talentuarit. Nëse ai nuk do kishte ikur në Itali, sot do këndonte këngën e Baftjarit me Besin dhe do bëhej edhe më I famshëm se në Sanremo.

Edi Rama: Ermal Meta i plotëson të gjitha kushtet për një të majtë. Është emigrant i suksesëshëm, i ka këngët me motive politike kundër padrejtësive sociale në botë dhe ka sjellje delikate që nuk i shkon një të djathti. Po shyqyr që nuk është në Shqipëri, se unë tek Maqo Gëllçi kam vetëm vend pune.

 

2 komente në “Debat për Ermal Metën në politikën shqiptare!”

  1. D O K L E A T I says:

    Dashte Zoti dhe ka mesy boten perendimore qe ja cele syte dhe jo si shume shoke te tije qe mesyne Turqie dhe Sirine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje