FOTOT: Pas Liceut Artistik, hidhen themelet e një shkolle të re muzike në kryeqytet

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Shumë shpejt kryeqyteti do të ketë një shkollë të re muzike. Në njësinë Nr. 8 në kryeqytet, e cila është dhe një nga lagjet më të vjetra të kryeqytetit, janë hedhur themelet e shkollës së re të muzikës “Servete Maçi”.

“U hodhën themelet e shkollës së re të muzikës “Servete Maçi”. Shpëton njësia 8 e 9 nga klasat me dy turne, përgatitet një elitë e re për Liceun dhe Akademinë e Arteve. Çdo ditë një punë konkrete për Tiranën, ky është misioni ynë i përbashkët”, shkruan Veliaj.

Shkolla 9 vjeçare “Servete Maçi”, e njohur ndryshe edhe si shkolla e muzikës, po rindërtohet nga e para. Ajo ndodhet në Njësinë Administrative Nr. 8 në Rr. Dibrës. Shkolla do të ndërtohet nga e para dhe përfshin një sipërfaqe totale prej 3900 m2.

Shkolla do të ketë 4 kate, nga të cilat tre mbi tokë dhe një kat nëntokë. Krahas laboratorëve dhe ambienteve të tjera, shkolla e re do të ketë 19 klasa për të kaluar mësimin me një turn. Gjithashtu, shkolla e re është konceptuar që të jetë edhe si një qendër komunitare pasi është e pajisur me auditore, palestrën e brendshme, një terren sportiv të jashtëm dhe një oborr.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/themelet-e-shkolles-servete-maci-3-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/themelet-e-shkolles-servete-maci-3.jpg","attachment_id":"841216"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/themelet-e-shkolles-servete-maci-4-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/themelet-e-shkolles-servete-maci-4.jpg","attachment_id":"841215"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/themelet-e-shkolles-servete-maci-2-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/themelet-e-shkolles-servete-maci-2.jpg","attachment_id":"841217"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/themelet-e-shkolles-servete-maci-1-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/themelet-e-shkolles-servete-maci-1.jpg","attachment_id":"841218"}]

2 komente në “FOTOT: Pas Liceut Artistik, hidhen themelet e një shkolle të re muzike në kryeqytet”

  1. faro says:

    Po thuaj o qe eshte ish shkolla Kongresi i Permetit tek hyrja e Rr. Dibres.
    Nuk kuptoj “kurajon” per te hequr nje emer historik dhe per ta zevendesuar me nje emer personi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *