Basha i siguron rrugën Astrit Veliajt drejt Kuvendit, heq dorë edhe Monika Qosja: Nuk e dua mandatin, jap dorëheqjen me vullnet të lirë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Duket se kryedemokrati Lulzim Basha ka kopsitur përfundimisht mandatin e braktisur të Eduard Halimit në Berat.

Tashmë biznesmeni Astrit Veliaj e ka rrugën bosh për t’u betuar si deputet i kësaj zone.

Dy gratë që ishin në garë si pjesë e listës “Basha” kanë dhënë dorëheqje të parevokueshme njëra pas tjetrës për të siguruar futjen e tij në Kuvend.

Së fundmi kandidatja Monika Qosje nëpërmjet një kërkesë drejtuar KQZ-së thotë se ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme nga kandidimi. Ajo thotë se ky vendim ishte me vullnet të lirë dhe i pa ndikuar nga askush.

Në fakt duket e pabesueshme loja që ka zgjedhur të bëjë “selia blu” me mandatin e Beratit ku dy kandidate dhanë dorëheqje pa sjellë asnjë arsye bindëse por veç për të siguruar futjen në Kuvend të biznesmenit Veliaj.

Ditën  e sotme Basha u pyet nga gazetarja se nëse ka ngjashmëri mes deputetit Astrit Veliaj dhe Arben Ndokës të PS-së.

Basha zgjodhi të përgjigjej me ironi duke thënë: “S’kanë lidhje fare, ata ngjajnë aq sa ngjan televizoni juaj me një motoskaf droge”.

Ndoka ka qenë deputeti i PS-së legjistraturën e shkuar i cili  dorëzoi mandatin pas ligjit të dekriminalizimit.(TemA)

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *