Ermalit i lumtë, po Inva sapo la disa prezantuese pa punë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Mira Kazhani

Për Ermalin folëm dhe u krenuam dje gjithë ditën, edhe pse nuk kemi ndonjë meritë në suksesin e tij
në Sanremo.

Sukses që s’e ndau e s’e ka ndarë ndonjëherë me mesazhe nacionaliste artisti me origjinë nga Fieri.

Fakti që një shqiptar merr Sanremon mbetet një çmim i bukur për Shqipërinë dhe shqiptarët, që e
kanë të nevojshme të krenohen pak, se akoma në Milano, Romë, Piza na hapin portofolët dhe na
shohin me përbuzje policët që stampojnë pasaporta gjithë ditën dhe shohin udhëtarët në bebe të syrit.

Le të jesh ti njeri i rëndësishëm, i pasur, intelektual, i lexuar, ai njeriu që bën tre lëvizje gjithë ditën – shfleton, stampon, sheh në bebe të syrit – të ka në dorë.

Ermalin e kam edhe intervistuar një herë në mëngjes, dikur, në Wake Up, dhe më la shijen e një artisti
pa origjinë.

Nuk kish emocione nacionaliste dhe sa herë e shoh, edhe në pamje ka marrë hijen tipike italiane.

Është aq artist sa, ndryshe nga Elsa Lila, nuk e ndjeu të bënte një përshëndetje edhe në shqip dhe mirë bëri, se fitoret personale duhet të jenë individuale.

Është lodhur nëna e Ermalit, që, siç thotë ai në këngë, ka hequr dorë nga ëndrrat e saj për të ndjekur i biri ëndrrën.

Kuptohet, qëkur e kam dëgjuar për herë të parë në Youtube, në mëngjes, të dielave e dëgjoj zakonisht Ermal Metën.

Kurse këtë të diel në mbrëmje pashë Inva Mulën, që u shfaq në Klan, duke prezantuar “Virtuozët”,
spotin e të cilit e kisha parë dy ose tri herë.

E qetë, e ëmbël, e qartë, e kthjellët, me mendjen tek virtuzoët e vegjël (nuk rregullonte fustanin ose të
shihte veten diku) me një zë normal, sikur po fliste nga kolltuku im përbri, jo nga ata zërat që jemi
mësuar të dëgjojmë sa herë hapim televizorin.

Nuk presim asnjëri nga ne, që Inva të dalë e të bërtasë e ulërijë tërë hare në skenë, por e bëri aq bukur, si një muzikë.

Duke na rënë veshët në qetësi nga britmat por edhe duke dëgjuar fjali me kuptim.

Sigurisht që Inva Mula nuk është prezantuese, por për fatin e keq të shumë të tillave, na konfirmoi se paskemi vuajtur shumë e s’ua kemi borxh.(Tiranapost.al)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

6 komente në “Ermalit i lumtë, po Inva sapo la disa prezantuese pa punë”

  1. xx says:

    z.KAZHANI.JU doni te ngopeni me deklarata nacionaliste por Ermali ne shume intervista ne Itali eshte seroz,krenar,ne mbrojtje te vendit dhe popullit te tije.Lexo pak.Mos bej krahasime me INVEN. AI ESHTE 37 VJEC DHE IKU 13 VJEC.Inva u kompletua dhe u rrit ketu.Kjo eshe nga me thjeshta dhe Inva ketu pothuajse i ka kushtet.A ke ndopak ndiesi si eshte katandisur kenga e lehte shqiptare ku nuk mungojne as kengetaret e mire dhe as kompozitoret e mire.DIVULGARIZEM

  2. pa vlere says:

    Mira moj Mira, ç’te te them…
    Me shkrime si keto je tamam Blogere!
    S’po e zgjas me me komente, se kam respekt per femrat!

  3. Kozmo says:

    SHUME E VERTET, INVA U PARAQIT SHUME BUKUR DHE ME KLAS . DUHET TE NDRYSHOJNE DHE PREZANTUESET E TJERA ,NGA STILI I VJETER KOMUNIST . INVA DUHET TE JETE NJE SHEMBULL POZITIV ,INTEGRUES, PER TE GJITHA VAJZAT DHE DJEMTE TE CILET , MBAJNE FJALIME NE SKENE .

  4. Pse moj Mira says:

    Anej nga Italia mos te shofin ty shtremet goce se ne te tjereve jo vetem qe s’kane shonse me e bo po here pas here na pyesin a ka pune te vime ne Shqiperi te lajme pjatat tuaja.

  5. REZI says:

    Ermalit i lumtë e suksese, fitovtë edhe Eurovizionin.
    Këtë stilin komunist nuk e kuptoj, një komentues e ka shprehur, se prezantuesit e sotëm paskan stil komunist. Ku është mor vëlla stil komunist? Të thërrasësh e ulërasësh?
    Sa për Invën, e qau…na bëri të kuptojmë se që të prezantosh duhet kulturë, jo vetëm bukuri. Inva i tregoi shumë vlera: thjeshtësi, bukuri e mbi të gjitha kulturë. Bashkë me virtuozët. Suksese!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *