Gabimi i Shpëtim Duros është me i vogël se gabimet e arbitrave, që Shoqatën ua kanë uzurpuar zyrtaret e FSHF-së

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Arsen HOXHA

Shoqata e Arbitrave ka reaguar pas deklarates se trajnerit Shpetim Duro se ne Shqiperi ka arbitra pazaraxhinj. Por a eshte i drejte reagimi i tyre?

Nese me te vertete eshte reagim i Shoqates se Arbitrave, ai eshte shume i drejte, por ndruaj se eshte ndryshe. Ne Shqiperi asnjehere nuk ka egzistuar nje shoqate e vertete arbitrash.

Shoqata e Arbitrave ne vetvete, perfaqeson nje bashkim arbitrash per nje qellim dhe interesa te perbashketa, ku ne nje statut jane te percaktuara shume drejte qellimi, te drejtat dhe detyrat e tyre.

Te cilat shpesh jane ne konflikt te paster interesi me ato te zyrtareve te tyre. Por a mund te quhet shoqate e arbitrave kur ajo eshte e uzurpuar nga rrogetaret e FSHF-se, pra nga vete Duka.

Eshte pikerisht ky person qe nepermjet te besuarit special te tij te veshur me te gjitha llojet e pushteteve, e ka atrofizuar ate shoqate.

Ajo nuk ka identitet e per pasoj nuk mund te mbroje te drejtat e antareve te saj. Qenia e zyrtareve ne ate shoqate perfaqeson nje konflikt te paster interesi sepse zakonisht shoqatat opozicionet i kane me zyrtaret e tyre.

Ne keto kushte as z. Kastrati nuk mund t’a luaj dot rolin e avokatit te tyre. Do ti duhet te mari shume raporte mjeksore per t’i shtyre seancat, si metoda me e turpeshme per tu mos u ballafaquar me te verteten…

Shikoni fotografine e meposhteme.

A ju duket ndonjeri arbiter ne aktivitet?

Por a ka mundesi Presidenti FSHF-se qe ta permiresoje kete realitet te hidhur?

Me nje vullnet te mire edhe pse me pak dhimje, e ka plotesisht te mundeshme, qe te riparoje nje gabimin qe e kompozuar vete. Z.Kastrati, ne cilesine e Kryetarit te Komitetit te Arbitrave, mund ta mbaje shume mire si antare komiteti, sepse edhe i duhet.

Nderkohe arbitrat, me ndihmen e z. Duka duhet te bejne nje shperndarje te parakoheshme te shoqates egzistuese dhe te krijojne shoqaten e vertete te arbitrave shqiptar, ku presidenti i shoqates dhe antaret e kryesise te jene nga rradha e arbitrave dhe jo nga zyrtaret e FSHF-se.

Komisioni Disiplines ka nisur punen per procedimin disiplinor ndaj Shpetim Duros, per deklaratat e tij te ashpra ndaj arbitrave.

Ky eshte nje veprimi i drejte dhe te njejtin qendrim duhet te mbaje ndaj te gjithe zyrtareve te klubeve, kur fyejn arbitrat apo zyrtaret e FSHF-se. Por ajo qe e kompromenton veprimin e tyre eshte, pse reaguan me kaq vonese dhe ne menyre kaqe te diferencuar ndaj z. Duro?

Per kedo ishte plotesisht e qarte , se me ate sistem qe ka krijuar zoti Duka ne legjislacionin dhe manovrimet e drejtuesve kryesore te aparatit te tij, ku mbreterimi eshte i perjetshem, ishte e pa kuptimte qe te mendohej se do te fitonte nje kandidat tjeter, vec tij. Per te gjithe ishte e qarte se zgjedhjet ishin zhvilluar shume kohe me pare. Ne daten 7 shkurt ne Durres, ato do te jepeshin vetem te filmuara.

A ka gabur z. Duro dhe a do te ishte i drejte nje denim i tij ?

Ne kushte normale, jo vetem z.Duro, por te gjithe drejtuesit e klubeve qe shkelin normat morale te etikes sportive, duhet te ishin denuar. Por meqe shume gjera brenda FSHF-se jane ne anormalitet, ai nuk duhet denuar dhe ja pse:

Se pari, z. Duro ne thelb tha po ato gjera qe disa kohe me pare i pati deklaruar publikisht edhe vete Presidenti i FSHF-se, se jo ne te gjitha rastet gabimet e arbitrave kane qene te natyres njerzore, pra kane qene te paramenduara, qe do te thote se kane qene pjese e pazareve, ose ndryshe e pazaraxhinjeve.

Ne dallim nga z. Duka, z. Duro i tha keto me nje ton me te larte. Po s’ka gje, sepse kemi pare qe e njejta kenge te kendohet ne tonalitete te ndyshme, madje edhe nga i njejti kengetar e jo kur ata jane dhe te ndryshem.

Se dyti, se ekipi i Flamurtarit qe drejton z. Duro, ndryshe nga cdo normative llogjike, ka qene me i penalizuari nga vendimet arbitrare, vecanerisht nga dheniet apo mos dheniet e 11 metershave.

Mendoj se z. Duro duhet te kerkoje falje duke u treguar keshtu me xhentil se zyrtaret e FSHF-se, hartues te ankeses te cilet ne asnje rresht te saj, nuk pam t’u kerkonin falje publike sportedashesve Vlonjat si dhe drejtuesve te klubit te Flamurtarit per gabimet e shumta qe kane ndodh.

Por a eshte normale qe sjelljet e disa prej drejtuesve te ekipeve apo arbitrave te vazhdojne si deri me sot, pa u ndeshkuar?

Natyrisht qe jo. Une mendoje, nese me te vertete do te jene te pavarura, rolin vendimtar ne permiresimin e ksaj situate e kane dy komisionet teper te rendesishme per mbarvajtjen e gares se futbollit.

Se pari, Komisini i Etikes, ne perberje te se ciles ka personalitete qe jane shquar per profesinalizem, guxim dhe ndershmeri, t’u japin nje mesazh te qarte publik te gjithe aktoreve te futbollit se e ardhmja nuk do te kete asgje te ngjajshme me te shkuaren. Qe do te thote se kushdo qe shkel rregullat dhe normat e etikes sportive, pavarsisht nese ka votuar pro apo kunder presidentit Duka ne zgjedhjet e fundit,  do te mare denimin e merituar.

Se dyti,  Komisini i Vleresimit dhe Merites, duhet te perjashtoje pa hezitim ata arbitra qe gabojne ne menyre te vazhdueshme, vecanerisht ne shkeljet e bera brenda 16 metershit, te cilat jane vendimtare per fatin e lojes dhe kane krijuar pershtypjen se ato jane xhevaire qe mund  ti dhurojne apo ti privojne vetem ata.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

2 komente në “Gabimi i Shpëtim Duros është me i vogël se gabimet e arbitrave, që Shoqatën ua kanë uzurpuar zyrtaret e FSHF-së”

  1. Sevendile Rest says:

    O Arsen Hoxha po vetem ti nuk duhet te flasesh per moral, se je b.q, apo harove aventurat tende, dikur, tani qe u legalizua LGBT?
    Shewmtire e albitrave te futbollit shqiptar nuk me te madh se ky Arseni qe sot na eshte bashkuar me dyshen Naçi Baçi!

  2. Sevendile Rest says:

    O Arsen Hoxha po vetem ti nuk duhet te flasesh per moral, se je b.q, apo harove aventurat tende, dikur, tani qe u legalizua LGBT?
    Shemtire e albitrave te futbollit shqiptar nuk me te madh se ky Arseni qe sot na eshte bashkuar me dyshen Naçi Baçi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *