Gjekmarkaj: Aleanca e Rilindjes me kastën ka bllokuar UT, por pse nuk na shpëton dot as inxhinierja e dalluar e PD

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn

Analisti dhe petagogu Agron Gjekmarkaj thotë se aleanca e Rilindjes me kastën ka bllokuar Universietin e Tiranës.

Në një analizë për Panoramën Gjekmarkaj thotë se me gjithë pikëllimin e inxhinieres së dalluar të PD-së, zonjës Albana Vokshi për pagat tona nuk i shpëton dot petagogët nga kjo aleancë e Rilindjes.

Ai thotë se kësaj here vetëm Edi Rama na shpëton nga aleanca e Edi Ramës me kastën ose protesta masive e botës universitare.

Ndërsa për liderin e opozitës Lulzim Basha, Gjekmarkoaj thotë se ai nuk e ka fare në axhendë këtë çështje.

Nga Agron Gjekmarkaj

Kryeministri, para pak ditësh, u gëzohej kolovitjeve plot adrenalinë në kanionet e Osumit si një riosh i ngeshëm. Gjatë një pauze na dha lajmin e mirë se i shpëtoi ato nga vendimet e tij që kishte marrë kohë më parë për të ngritur disa hidrocentrale. Nuk harroi që me hazërllëk të falënderonte edhe Blendi Klosin që kishte kapur në kohë të paudhët, të cilët donin t’ia hidhnin.

Herë pas here Edi Rama na shpëton nga Edi Rama dhe mirë bën! Tanimë një nga katet e arsyes po i shërben si opozitë. Disa herë, ai, deri më tash, këto vite qeverimi e ka ushtruar instrumentin e të lypurit ndjesë! Pasi i bëri rezil gazetarët e “Hienave” në Itali u kujtua se “kazani” andej mund të derdhej dhe cirkat e tij të bënin gjëmën në lëkurë. Nuk e zgjati shumë, por me një lakonizëm të shtruar si zadef i vuri kapak urdisë duke kërkuar falje.

Në një ditë me diell kur nuk e prisnim, po kështu u kujtua se nuk e kishte kuturisur mirë atë thirrjen në Berat për policët që të angazhoheshin në fushatë për Partinë Socialiste dhe përsëri mbi trazimin vuri melhem duke kërkuar falje. Gabova tha, amani si bëni dhe ju, gabon njeriu i shkretë, po mos u qederosni se ju them më falni. Vite më parë, se Kryeministri ynë ka shumë vite që qeveris, kësisoj pat bërë me armët kimike. Një fjalë ë urtë thotë se “muri nuk lot prej vendi ndërsa burri po”!

Kësisoj nuk duhet gjykuar keq kur tërhiqet nga gabimet e veta, nëse ato do ishin të rralla qametSe gabimet e kryetarit të Qeverisë nuk janë si tonat, punë axhaminjsh, ehuha… ato janë me dëm. Edi Rama, edhe në fushatë, pak a shumë, doli e tha pas katër vitesh në pushtet, ky është shtet koti, ia kemi futur kot, po më jepni votën të marr timonin dhe ta shkrij tepsinë me llavën e zemërimit tuaj. Ndokush pret që ai të na kërkojë falje për kanabisin apo për Saimir Tahirin, për korrupsionin, krimin, koncesionet, emigracionin që ka marrë revansh si populli i Izraelit dikur motit, ekonominë që e ka vra Zoti me dorë të vet.

Nuk është çudi, edhe kjo mund të ndodhë në fund të mandatit kur do kërkojë edhe katër vjet të tjera, a mbase tetë për të korrigjuar gabimet e tetë viteve të para! Gjithsesi, këtu jemi, pret puna. Duke parë zhvillimet në universitet dhe testin nënshtrues me pagat e pedagogëve, përfitojmë nga rasti për t’i kujtuar Kryeministrit një sërë gjërash dhe për t’i sjellë në vëmendje disa sugjerime. Kur filloi parashtrimin e Ligjit të ri për Arsimin e Lartë ai gjet një rezistencë logjike e të fortë nga “Forumi për liritë akademike dhe autonomi universitare”, shoqatë kjo që parashikoi gjithë sa do të ndodhte në botën universitare kur ai ligj të aplikohej (pjesë e të cilit jam).

Atëherë, edhe sot, patëm pranuar se ligji ka risi pozitive e njëkohësisht defekte tejet të rënda për standardet demokratike të një institucioni të dijes. Kryeministri asokohe e pat paraqitur ligjin si një lëvizje modernizuese, antikastë. Me kartonët e forcës e bëri realitet. Sot, aktualiteti kërkon që disa gjëra tek ai ligj të ndryshojnë. Po, është e vërtetë që Universiteti i Tiranës prej 20 vitesh dominohet nga një kastë që i ka zënë frymën. Kasta, e cila e ka shpinën më të butë se barkun, u bë herë urë e herë kodër për orekset e pushtetit nga frikërat gjithfarësoj, që e posedojnë.

Një veting do të ishte derman. Ndonjë vizitë e vartësve të Arta Markut gjithashtu, për të këqyrur defterët. Ata pranuan “leviatanin”, ligjin e deformuar dhe po u shijon tej mase. Nëpërmjet anekseve të tij pa kuptim, ata sot e kanë bllokuar Universitetin e Tiranës! “Rilindja” bëri aleancë me kastën. Senati i UT-së, në shumicë i kontrolluar prej saj, e ushtron pushtetin njësoj si në këto dy dekada nëpërmjet “bordit të administrimit” dhe administratorit, dy “kryevepra” të kastës.

Shkarkimi i tyre është nevojë urgjente. Kjo treshe, prej dy vitesh, mban “shah-mat” rektorin Mynyr Koni dhe çdo veprimtari rutinë ose jo të UT-së. Aktualisht, ne s‘kemi as sendet më elementare si, letra, bojë, fotokopje, asgjë prej gjëje, sepse ata kanë bllokuar çdo gjë, jemi të pamundur në çdo iniciativë në emër të një revanshi babëzie. Po ashtu, komisarët e qeverisë në këto borde, të tipit Arbian Mazniku, që teshtijnë si cjapi në brymë nga librat, paçka se as Perëndia s’e di pse janë aty, edhe pse ata e dinë, janë unaza e lidhjes.

Universiteti publik, në të cilin mbi 85% e shqiptarëve çojnë fëmijët e tyre për të studiuar, është pasuri kombëtare, sot e bllokuar dhe e shantazhuar nga kasta me emra konkretë. Ndaj këtu Kryeministri duhet të ndalet të reflektojë dhe të kërkojë ndjesë. Rrogat tona janë qesharake në raport me punën që bëjmë. Kosova 10 vjet shtet i ka dyfishin tonë. Së paku, mes shqiptarësh të paguhemi njësoj. Po ashtu duhet të kërkojë ndjesë edhe në emër të ministrit të tij gaztor të Ekonomisë e të Financave për tollovinë e tij me pagat tona, që s’i kemi marrë ende.

Po kaq ndjesë duhet ti kërkojë Robert Ndrenikës për hartimin cinik e propagandistik të mikes Kumbaro. Edi Rama është një nga intelektualët cilësorë të këtij vendi, të cilit nuk i mungojnë shqisat dhe nëse e bën një gjë të mirë a të keqe, kjo nuk ngjet rastësisht, është e menduar. Universiteti do vazhdojë edhe pas tij, madje kur të jetë pensionist në bahçen e Surrelit tek dëgjon lajmet, mund t’i rëndohet ndërgjegjja apo lirohet me atë që do bëjë sot.

Nëse ka një gjë që duhet përgëzuar, është sjellja e tij e mbetur në tentativë ndaj Akademisë sovjetike të Shkencave. Ne (pedagogët e UT) mblidhemi sot për të diskutuar mbi gjendjen e rëndë në Universitet dhe presim që Kryeministri të sillet njësoj me sovjetikët e UT-së duke korrigjuar gabimet e veta. Në këtë rast, ndjesa nuk do të ishte propagandistike, por e dobishme, përndryshe ai na le vetëm rrugën e protestës, së cilës nuk do t’i shmangemi.

Ne besojmë te negociatat, të përgatitur edhe për anën tjetër të medaljes. Motoja jonë është një Universitet për shqiptarët, jo për kastën! Me gjithë pikëllimin e inxhinieres së dalluar të PD-së, zonjës Albana Vokshi për pagat tona, vetëm Edi Rama na shpëton kësaj here nga aleanca e Edi Ramës me kastën ose protesta masive e botës universitare. Lulzim Basha s’e ka në axhendë këtë çështje. Njëra do të ndodhë!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn
REMOTE_ADDR:[]

7 komente në “Gjekmarkaj: Aleanca e Rilindjes me kastën ka bllokuar UT, por pse nuk na shpëton dot as inxhinierja e dalluar e PD”

  1. Olimbi says:

    Petagogu…jo po petologu, pordhetari dmth. pse i tille eshte edhe ky maloku burrelas a lumjan çfare eshte.

    1. Kupa says:

      Cili eshte ky autor?

  2. Pretorian says:

    Jashtë gjobat berishiste, nga tempulli i dijes!
    Veting edhe në Arsim.

  3. Jeerry says:

    Je politik dhe plehre Gjekmarkaj. Nje veting ne universitetet tona do te sqaronte shume mire keta “pedagoget” e llojit Gjekmarkaj.

  4. Xha Braho says:

    O Gjekleshi. kjo tregon se Rama eshte qenie humane qe i pranon gabimet dhe kerkon edhe ndjese. No harm is done – thone amerikanet. Por letyrat e Pedes ku ha corben ti na vetequhen udheheqsit e Republikes se Re u rendojne pas zverkut qindra tonelata krime te pandeshkuara (vrasje, vjedhje, shitje territoresh) qe jo vetem nuk i pranojne por perkundrazi kerkojne tu thone shqiptareve qe kane zbatuar ligjin. Po ti Gjekleshi nuk je ndryshe nga gjithe larvat qe ushqehen ne cesspoolin SHQUP.

  5. FSHN says:

    Zoti Gjekmarkaj, me vjen keq qe kesaj here bashke me z.Marku po e drejtoni politikisht forumin e lirive dhe te drejtave akademike.
    Me lejoni disa verejtje per shkrimin e mesiperm dhe aktivitetin e forumit te cilin e kam ndjekur me shume interes pavaresisht se nuk kam mundur te mar pjese asnjhere.
    1. Rektori aktual Mynyr Koni u zgjodh nepermjet mbeshtjetjes se dhene nga ish-rektori Kule, duke u bere keshtu perfaqesuesi nr. 1 i kastes qe me te drejte mendoni te shembni nepermjet levizjes se forumit. nese i keni ndjekur zgjedhjet e 2016 ne UT do te keni vene re se trysnia mbi pedagoget per vendin e punes eshte ushtruar shume e eger pikerisht nga Koni, pakrasueshmerisht me e forte se vonesa dyjavore e rogave nga qeveria Rama.
    2. Udhezimet e fundit te Ministres Nikolla 29 dhe 34 ndikojne jashtezakonisht fort ne dem te autonomise universitare, gje qe duhet te jete me lart se mospagesa e rrogave ne axhenden e forumit per lirine akademike.
    3. Kryesorja qe me ka munguar ne veprimtarine e forumit per liri akademike eshte se realizimin e lirise e sheh vetem ne lufte me qeverine apo MAS. Ne fakt liria akademike e cila ka lindur si nje koncept i lidhur me individin dhe jo institucionin nuk ka pike kuptimi pa garantimin e lirise brenda institucionit qe garantohet nga Statuti i Institucionit. Ky Draft Statut nuk eshte marre fare ne diskutim nga forumi ne nje kohe qe eshte shkruar i tille qe do ja kishin zili jo vetem Erdogani po edhe Pol Poti ose Enver Hoxha. Grupi i hartimit te Draft-Statutit i kryesuar dhe perdhunuar nga rektori aktual dhe jo ai i shkuar i UT, i shikon pedagoget si prone te veten qe i jep me qera ose i perdor si te doje sepse ju jep rrogen. Ate qe po perpiqemi te mos ja lejojme qeverise , jua mundesojme njerezve si mynyr koni qe nuk ka asgje te perbashket me nje akademik, mesimdhenes e aq me pak kerkues shkencor.

    Ju lutem shume sinqerisht te ndryshoni fokusin e luftes se forumit per liri akademike jashtezakonisht te rendesishem per UT, sepse duke dashur me te drejte te luftojme perandorine turke mund te biem ne duart e esad pashe Toptanit.

  6. Ylli says:

    Sinqerisht nuk e di se cmendojne votuesit dhe sipmatizantet e PS nga Veriu ,por sa here futem dhe lexoj shkrime nga analist ,gazetar apo intelektual nga Veriu ,me tmerron sharjet dhe ofendimet qe marrin keta njerez nga komentuesit e Partise Socialiste.
    Te dashur votues dhe sipmatizant te PS ne zonat veriore .Ta gezoni Partine Laberore ,Fierake Mocalore.
    Vazhdoni votoni PS se ju duan shume ,sidomos ata qe i cilesojne “MALOK ,POR MALOK I MIRE”
    Qe tu paraprij ketyre krimbave te mesiperm ,origjinen e kam gjirokastrite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *