Gratë e PD dhe gratë e Lulit!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Mero Baze

Dy gra të Partisë Demokratike kanë firmosur një letër të vendosur para nga Lulzim Basha, dhe ia kanë dorëzuar mandatin e tyre për të hyrë në Kuvend, një biznesmeni. Teksti identik i dorëheqjes, kompjuteri i njëjtë i Kuvendit, gabimet e njëjta ortografike, dhe gjithçka tjetër, provon se ato thjesht u urdhëruan të ikin nga lista për të hyrë një biznesmen, i cili mendon se mandati i deputetit, e mbron nga problemet që mund të ketë me ligjin.

Noteri i kësaj historie të turpshme, është Lulzim Basha. Për këdo që do të dijë respektin që ai ka për gratë e Partisë Demokratike, ky është rasti më ilustrues i mundshëm.

Në të njëjtën ditë, një tjetër grua e borderosë së Lulzim Bashës në PD, Grida Duma, është përballur me një agresion nga shtypi, për shkak të shkëmbimeve të mesazheve me gjuhë të tejkaluar erotike dhe perverse, me një deputet tjetër të Partisë Demokratike. Për shumë vetë, sidomos femra, që e kanë kuptuar këtë si një agresion të deputetit ndaj saj, duhet t’i sqarojmë se është fjalor përkëdhelës mes tyre, dhe jo agresiv, por kjo është çështje e tyre private.

Por ajo që ka rëndësi, është tipi i gruas që Lulzim Basha promovon dhe i hap rrugë në politikë, dhe tipi i grave që as nuk i pyet kur i flak nga politika, ose u blen mandatin me lekë.

Në të dyja rastet, kemi një standart poshtërues të tij për gratë dhe personalitetin e tyre.

Dy gratë e poshtërura të listës së Beratit, që po i marrë të mirëqëna si gra të Partisë Demokratike, janë fyer dyfish nga Lulzim Basha. E para, janë fyer që janë urdhëruar të tërhiqen nga lista politikisht, dhe ky është versioni më i butë dhe më krenar i tyre. E dyta, janë fyer nëse është e vërtetë që u është blerë mandati i deputetit. Në të dyja rastet, ato edhe pse janë individualisht gra korrekte dhe në punë të tyre, ato  janë ekspozuar si mall në treg nga kryetari i Partisë Demokratike, duke i nxjerrë mandatet e tyre në shitje.

Në rastin e Grida Dumës është e njëjta gjë, por nga ana tjetër. Duke qenë një grua e promovuar nga Lulzim Basha me çdo mjet, ajo vjen nga disa histori jo shumë të pranueshme për një politikane, që e lidhin atë me partnerë në biznese dhe skema financiare të dështuara. Dhe mos më thoni  që në politikë, nuk kanë rëndësi historitë personale për publikun. Ajo që nuk ka rëndësi është jeta private, por jo mënyrat e pista se si është përdorur jeta private për përfitime financiare dhe politike. Askush në botë nuk do ta neglizhonte partneritetin e një gruaje me ndërtues, apo bankierë, që pastaj ta përdorte si trampolinë në politikë.

Pra, nëse në rastin e parë kemi dy gra në punë të vet, që Lulzim Basha i nxjerr në treg dhe i shkëmben me lekë mandatet e tyre, në rastin e dytë kemi një personazh kontravers, që Lulzim Basha e legalizon si politikane.

Pra, në të dyja rastet Lulzim Basha ose tenton të përdorë PD-në për të pastruar një histori kontraverse tek një grua biznesmene  e dyshimtë, që do të hyjë në politikë, ose bën pis dy gra të PD-së në punë të tyre, duke i njollosur si gra që kanë shitur mandatin e tyre.

Është mënyra se si ai si politikan, “respekton” gratë. Ose shet mandatet e tyre me lekë, ose i vë të blejnë të shkuarën e tyre.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

15 komente në “Gratë e PD dhe gratë e Lulit!”

  1. Bona says:

    Suma Duma Qina esht atje se ashtu lloji ju duhen atyre. I din kurverin hajduterin dhe e perdorin si te duan. Po kushedi cfar tjeter i din dhe ashtu ju duhet nje lloj femre me gop, pa tru, me fytyr te pjerdhur qe ktu ne shqiperi quhet bukuri, me kembet si tatërr qe kur te jet ne kemb te tallen e te qeshin me trupin e saj jo-femer, me llojin e familjes qe ajo ka, me te shkuaren e pist te saj etj etj. Mos u cudisni se kjo e sotmja s esht asgje para veprave te pista te ksaj super k…

    1. adi says:

      Mero
      Per me ate punen e hidrocentralit ne osum ca u be me??? Pse ju ka ikur llapa????
      E degjove ministrin Klosi dje???
      Hidrocentrali nuk qenka ne osum dhe ne kanione, po ne nje perua jashte tij.
      Hidrocentrali nuk eshte ne pjesen e mbrojtur te osumit.
      Shteti i Ed tepsise ka paguar miliona euro po nuk ka harta te sakta.
      Lejen po ketij hidrocentrali ja kane dhene te gjitha ministrite e ed tepsise dhe e ka firmosur ne fund vet ed tepsia dhe jo saliu.
      Prandaj nuk eshte dhe aq mire se sa here nuk i japin thesin me euro ed tepsise ju ta beni ceshtje kombetare!!!!
      Ka shqiperia plot halle te tjera vec thesit te ed tepsise.

  2. Bushi says:

    More ç’behet keshtu me njerzit e pd-ke? Qysh e kemi duruar derisot? Pd-ke qenka parti e njerzeve te degjeneruareve.A mund te na qeverisin vendin keta? Jo dhe vetem jo,se keta e paskan mendjen ne maj te k…t.FLete Grida Duma si nje rrugaçe dhish,fjale banale, qe vetem nje çoban pa shkolle mund t’i thot.Apo Basha qe meret me allishverishet e deputeteve gra.Turp.Pd-ke po i vjen fundi.Do dale jashte ligjit,dhe kete do e bejne kurvat dhe kurvaret e pd-ke.Populli nuk ka besim te pd-ke.

  3. Iliri nga Gjermania says:

    Te lumte Zoti Baze.
    E ke qendisur Artikullin.
    Je numri 1 per sa i perket Gazetarise.
    Gazetare te tjere nuk arrijne as ke dyshi.

  4. Vota prej Shkozetit says:

    Nese G. D. flet me nje fjalor te tille, imagjinoni pak nje shkembim sms-esh mes kokave te larta drejtuese te PD-se per aferat e tyre te zemres pir sidomos te trurit.
    Nese vulgariteti eshte kriteri baze per te rekrutuar kandidate ne kete Parti kasapesh, atehere cdo lloj tjeter teknike apo manovre nepermjet pisllekut, mafiozitetit eshte qellimi final.
    Mezi presim tani sextape e rradhes se i kemi dhene votat ketyre kokelesheve qe te punojne tere diten ne kete parlament per te na drejtuar drejt se ardhmes e cila mesa duket orientohet nga poshte drejt akoma me poshte.

  5. kashi says:

    nuk e di sa e sakte eshte kjo qe thote merua por une e besoj se keshtu ndodh me pd-ne

  6. Uuuuuuuuu says:

    E paska rrit piacen kjo fshatarja e lumtur pas ndertusit me syt bythkavanoz . O fshatare me kemb te tmershme me ato veshjet e tua te tmershme qe vishesh si prift moj mjerane qe je e pashikueshme. Ske faj se je e papame vec gopi te ka ngel.

  7. ana says:

    Baze te ka kap fiksimi me Dumen tani, se kshu kam pershtypjen , here pas here afeksionohesh pas ndonjeres qe nuk te jep rendesi …
    *te uroj pune te mbare, po mos denigro figuren e gruas duke e perfol ne keto forma, me gjoja po i del ne mbrojtje ( se aty e kane merakun shqitaret se ca ben Grida apo noi tjeter naten)
    qeverise nuk i rikthehesh fare ( kta qe kane sot ne dore fatet e shqiptareve mos i ngacmo fare, ky eshte edhe paradoksi yt)

  8. Mentari says:

    Eureka,Eureka e gjeta e gjeta ,praktikisht e gjeti Tema dhe po e banilizon ikur te gjith grate e PD (300000) jane te gjitha njesoj? Grate e Beratit jane ata qe deklarojne ;Se; “Neve as nuk duam te hajme e as nuk duam te pijme por vetem PS (Fato Nano me Ilir Meten) te mos zihet”????????????? ky eshte problem I Shqiperise qe adhrimi I tyre per partine Enverite ,PS e sotme ta e lejne shqiperine si Somalia.Kurse Grida Duma eshte me civilizuar e Edukuar se sa Grate e PS. Shqiperine dhe Shqiptaret nuk e shqetesojne grate e PD por Grate e PS pjella e Enver Kriminelit qe na e la kopilin Socialist (PS e sotme) ne dere.

  9. mirel says:

    Njehere e nje kohe Merua fliste per grate e Ramutit. Tani flet per ato te Partise se Lulit.
    Cfare legeni

  10. lushi says:

    PERSA I PERKET SKANDALIT ME PERMBAJTJE SEX DHE TE GJITHA ATO QE SHKRUHEN NGA KOMENTUSAT, SI EDHE PER TE VENE NE VEND SADO PAK TE DINJITETIT TE HUMBUR , JU SHOKE DEPUTETE {SALIJANJ DHE GRIDA} URGJENTISHT DUHET TE JEPNI DOREHEQJEN……
    MOS U DUKNI ME NE SALLEN E PARLAMENTIT……
    TANI JU JENI TRE MOSKETJERET E SHQUPIT – YLLI PANGO , GRIDA DUMA DHE SALIJANJI…….

    1. mirel says:

      Mos u nxito mor shoku partizan. Parlamenti per ate pune eshte. Nuk thua shyqyr kur shk.dhejne njeri tjetrin, se zakonisht ja fusin popullit.
      Beni pak pushim. Boll e hengret deri tani. Le ta haje Grida dhe tere deputetet e tjera . te PDse PSse LSI..
      Apo u mesuat tani dhe nuk duroni dot pa c.rin e qeverise?

  11. sumqina says:

    Kto dy baxhellat duhet ti largojn nga kuvendi dhe ndjekje penale per shperdorim detyre se po q…ne kuvend. Urgjent reagim i Kuvendit dhe PD.

  12. Eri says:

    Si puna e ketyre ka te tjere ne parlament ,ne te gjitha partite ,ne intitucionet etj.vec nuk ua di kush me prova. Te bajne pergjegjesine e ta vazhdojne aktivitetin gjetke.
    Kurse ata qe kalojne ne pergjithesime jane me pa moral se keta aktoret me pulle te kuqe te PD qe nuk e permbajten dot dalldine.
    Sa me pervers te jene njerezit ,aq me shume moral bejne.

  13. undefined says:

    Titull jo normal ing.Mero.Luli edhe ate qe ka grua mbasr i vjen turp per nenshtetesine shqiptare.Dy kanditatet gra skane lidhje me titullin e shkrimit tuaj.Pak me i kujdeshem.

Lini një Përgjigje te Iliri nga Gjermania Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *