Kretë/ Vandalizëm tek shkolla ku bëhen mësimet e gjuhës shqipe, mediat dhe zyrtarët grekë dënojne aktin…

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Në Hania të Kretës është zhvilluar edhe këtë dielë mësimi i gjuhës amtare për fëmijet e emigrantëve shqiptarë që jetojnë në atë pjesë të ishullit grek.

Por nisja e mësimit ka qenë e vështirë për shkak të vandalizmave që kishin kryer kundërshtarët e kësaj iniciative.

Siç raporton televizioni publik ERT, mesnatën e të shtunës persona të panjohur kishin hedhur vajra makinash në mjediset e shkollës dhe kishin kyçur me dryna dyert e klasave, duke tentuar në këtë mënyrë të pengonin zhvillimin e mësimit.

Por ata janë ndeshur me reagimin e fuqishëm të pjesës më të madhe të shoqërisë vendase dhe të autoriteteve lokale, si dhe të komunitetit shqiptar që jeton e punon në atë qytet.

“Megjithë këtë akt të pamoralshëm”, nënvizon televizioni publik grek, “më shumë se 40 vogëlushë shqiptarë e bënë normalisht mësimin e tyre, ndërsa në oborrin e shkollës ishin mbledhur arsimtarë, përfaqësues të institucioneve dhe të komunitetit shqiptar, që shprehën mbështetjen e tyre ndaj kësaj të drejte të pamohueshme të fëmijve të emigrantëve”.

Në muret e shkollës ishin shpalosur banderola ku shkruhej: Jo ksenofobisë, racizmit dhe fashizmit”, apo “Shkolla të hapura për të gjithë fëmijët. Jo racizmit dhe neonazistëve”.

Antonis Vardakis, shef i departamentit të arsimit në bashkinë Chania, tha se mësimet do të vazhdojnë.

“Mësimet do të vazhdojnë në këtë shkollë. Ky është vendim i këshillit bashkiak. Fëmijët janë brenda në klasë dhe po zhvillojnë mesimin e tyre”

Që prej muajit të kaluar, kur filluan mësimet në gjimnazin Nr. 1, ka pasur vazhdimisht incidente, shkaktuar prej një pakice që përpiqej të pengonte mësimin e gjuhës shqipe në ambientet e shkollës.

Kryetari i Komunitetit të Shqiptarëve në Chania, Afrim Avdiaj, e ka përballuar gjithë këtë situatë të vështirë me stoicizëm dhe maturi. Duke foluar për mediat vendase, zoti Avdiaj fillimisht falënderoi pjesën më të madhe të shoqërisë vendase dhe autoritetet për mbështetjen e vazhdueshme ndaj kësaj iniciative.

“Ne kemi vetëm qëllimin e mirë që fëmijtë tanë të mësojnë gjuhën amtare. Ne çdo herë do ta dorëzojmë shkollën të pastër. I kemi dhënë fjalën drejtorit të gjimnazit se gjithë meremetimet që ka nevojë shkolla do t’i marrim përsipër ne, komuniteti shqiptar. Sot këtu janë regjistruar 45 fëmijë në mësimin e gjuhës shqipe. Ndoshta për shkak të ngjarjeve të fundit disa prindër mund të ngurrojnë që t’i sjellin fëmijtë, por besoj se gjithçka do të shkojë mirë” 

Serafim Rizos, kryetar i sindikatës së arsimtarëve të Chaniasë, i jep një dimension tjetër mbështetjes së të drejtës së fëmijve për mësimin e gjuhës amtare.

 “Sot ne izoluam një minorancë, e cila kreu vandalizma në shkollë, me qëllim që të pengonte zhvillimin e mësimit. Sot i dhamë një shuplakë të fuqishme fashizmit, racizmit, Agimit të Artë dhe bashkudhëtarëve të tyre” 

Sipas kryetarit të Komunitetit Shqiptar, Afrim Avdiaj mësimet e gjuhës shqipe në gjimnazin Nr. 1 të Chaniasë do të zhvillohen çdo të diel, nga ora 17:00 deri në 19:00.(Ora News)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

11 komente në “Kretë/ Vandalizëm tek shkolla ku bëhen mësimet e gjuhës shqipe, mediat dhe zyrtarët grekë dënojne aktin…”

  1. #varijanullen says:

    Kafshe mesjetare … sigurisht qe faj eshte i kishes qe i mban peng ne injoranc dhe vret kreativiten. Megjithate e ardhmja eshte e pashmangshme.

    1. @ says:

      @#
      Ata qe kane bere vandalizem tek ajo shkolle, nuk ndryshojne per nga mentaliteti dhe veprimet me #varijanullen.

  2. Eri says:

    Ky soji i vandaleve qe e urrejne gjuhen shqipe dhe shqiptaret nuk kane munguar historikisht.
    Sa njerez jane dhunuar,internuar,vrare ne jug te Shqiperise ,edhe ne Cameri nga ekstremisto-anadollaket e Greqise! Historia perseritet e perseritet,shqiptaret me tolerancen e tyre dhe fanatiket grek me ekstremizmat primitiv.Jemi ortodoks helene-thone.Keta nuk kane as zot e as bien ere njeriu kund.
    Terrorizojne femijet vetem se duan te mesojne gjuhen e tyre.C’kafshe primitive mban ky Ballkan!
    As ne Perandorine Osmane nuk eshte ndaluar besimi fetar,as ai ortodoks,as gjuha greke,as shkollat greke,kurse keta i tmerron cdo gje ndryshe. E paimagjinueshme sa larg civilizimit jane!

  3. Ardi says:

    Perse nuk shkojne ne Thrake aty ku ka mbi 100 vjet qe zhvillohet mesimi i gjuhes turke???

    1. mirel says:

      Po aty e mesojne graqirat turqishten. E kane gjuhen e nenes.
      I ke pare esmeret greke me vetulla te trasha. Greke te vertete turq.

  4. @ says:

    @# & Eri
    Ata qe kane bere vandalizem tek ajo shkolle, nuk ndryshojne per nga mentaliteti dhe veprimet me #varijanullen.
    Ne kohen e perandorise, sa per informacion, gjuha shqipe ishte e ndaluar me ferman sulltani.

    1. undefined says:

      Sulltanit nuk rruante shumen per gjuhen shqipe por ishte Kisha greke bashkepuntorja e Sulltaneve qe insistonte tek Sulltanet per ndalimin e gjuhes shqipes kjo eshte edhe e dokumentuar turku ka te vetat por edhe greku ka te tijat mos ja mveshim te gjitha te keqijat turkut se keshtu na “pelqen”

  5. Jeff says:

    Megjithate ka nje komunitet qe me pozitivitetin e tij jane shumice dhe i admirojme . Kunder te keqes gjithmone bashke.

  6. mirel says:

    Bravo komunitetit shqiptar aty. Keta te krijojne vertet respekt.

  7. King Bardhyl says:

    Jevgjit dhe bastardet arabe bastarde te kretes nuk mund te ndalojne mesimet e gjuhes shqipe te rraces se bardh shqiptare.

    Jevgjit e kretes duhet te dine se ne krete ka pasur me mijra mercenare shqiptare qe kane lene spermen e tyre atje dhe kane zardhur keta jevgjit.

    Shqiptaret kane qene gjithmone prezente ne gjithe bgreqine e sotshme sperm arabesh.

  8. Iliri says:

    Veprim hipokrit i ketyre arabo jevgjeve te kretes sepse ne shqiperi minoriteti arumuno neo grek ka gjithe te drejtat e shkollimit.

    Keta rrac perzier te kretes nuk mund te jene rraciste me shqiptaret e bardhe.

    Dikur mercenaret shqiptare te perandorise osmane dhe Muhammed Aliut i kane sunduar dhe kane lene faren e tyre tek nketa magjyp.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *