Ministrja Kumbaro, Ndrenika dhe projekti i Teatrit të Ri

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Ben Andoni

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro vazhdon të këmbëngulë se në vendndodhjen aktuale të Teatrit Kombëtar nuk do të ndërtohet Kullë. Artistët vazhdojnë të jenë të konfuzuar prej përçarjes që ndih paditurinë për situatën e tyre, por edhe të gjithë atë që u kanë fryrë. Ndërsa dita-ditës del se kakofonia e zërave ka filluar prej moskuptimit të drejtë se çfarë do të ndodhë realisht në të ardhmen me vendndodhjen e Teatrit, por edhe idenë e një teatri të ri. Vetë Ministres së Kulturës i shkau një moment argumenti, kur e përmendi Bingon në hapësirën e Teatrit, fakt që në fakt ishte firmuar nga eprori i saj, asokohe Ministër i Kulturës. Artistët, vetë, në ato vite të dëshpëruara ishin gati që të bënin gjithçka për ekzistencën e tyre.

Pa u futur në lojë planet e të ardhmes, pra projekti i Teatrit të Ri, që fatkeqësisht mungon dhe ajo se çfarë realisht do të ndodhë me hapësirën e Teatrit Kombëtar, ka vend vetëm për hamendësime. Ndërkohë Ligji është në fillesa dhe ka ende kohë që artistët të përfaqësohen si duhet, por jo me shumë zëra si deri më tani, por me autoritete të qarta dhe me kulturë të mirë menaxheriale dhe juridike. Fatkeqësisht, kjo mungon prej sensit të protagonizmit të shumë prej individëve, ashtu si mungon transparenca e duhur kundrejt tyre.

Në një vështrim larg kësaj përplasje, që është shumë më e pabarabartë sesa më 1999, artistët sërish janë të përçarë me njëri-tjetrin. Më shumë sesa për vlerat artistike dhe të ardhmen e teatrit në vetë komunitetin, prej të cilit ka koncepte të ndryshme. Aplikimi për drejtorin e ri do t’i japë dhe më shumë karburant zjarrit të kësaj përçarje, sepse energjia më e madhe do të shkojë në filtrimin e emrave të eprorit të ri që do të drejtojë politikën teatrore në kushte të reja dhe që kuptohet se do t’i duhet paterica e MK-së.

Po “Turbina”? Ajo ka gjasa të fillojë shpejt dhe artistët do kenë një strehë, që nuk i përmbush aq shumë pritshmëritë e tyre. Aman, shteti ndërkohë do ketë mundësi të lajë duart, pasi u dhuroi një shtëpi. Sesi do të jetë performanca e këtij institucioni të ri, le ta lemë në dorë të kohës.

Dhe, sa i përket ish-Laboratorit të Hidraulikës, ish-Institutit të Studimeve të Hidrocentraleve, subjekteve mbi të cilën u konceptua “Turbina” e  që sot nuk kujtohet njeri, ato (simbolikisht) janë humbësit e vërtetë. Sistemi i sotëm që i degjeneroi deri në gërmadha dhe që e përshfaq ndryshimin duke na treguar fundin e paralajmëruar të tyre. Mbase modelimet që bëheshin atyre mund të ishin të vjetra (ato mund të rinovoheshin relativisht), mbase struktura e Akademisë nuk i mbante dot me të ardhurat e saj, e Universiteti i la në atë gjendje që i la kur i kishte nën autoritetin e vet, duke mos bërë fare zhurmë tani që po i ndërrojnë destinacion, por fatkeqësia është se Shqipërisë i mungojnë tashmë institucione jetike. Dhe, ti nuk mund të bësh një zgjidhje për artistët duke i vënë kyçin institucioneve që ndihmuan për vendin. Është kaq e thjeshtë edhe e hidhur. Nëse gjërat nuk do bëheshin spontanisht, siç bëhen këtu, edhe për artistët do kishte kohë për zgjidhje, kurse Universitetit do ta mbante si duhet në ombrellën e tij institucionin, me punimet e të cilit justifikon shumë në ekzistencën e tij morale dhe intelektuale. (Javanews)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

6 komente në “Ministrja Kumbaro, Ndrenika dhe projekti i Teatrit të Ri”

  1. mirel says:

    Beni, kthjellohu pak. Ministresha qe permendi bingon paska harruar se firmen e hodhi Ramuti i Rilindjes..
    Institucionet shkencore nuk u zhduken per te favorizuar Teatrin, me nhe strehe me te madhe, qe nuk do e mbushin dot. Kjo jo per ti bere qefin Teatrit, se ne fakt, Ramut bingos as nuk po i rruhet fare.
    Kjo behet per ti zhdukur Institucionet shkencore njehere e pergjithmone.
    Per ti lene shqiptaret pa mendje, pa tru. Per ti kene dore te lire krimit ekonomik.
    Qe fillon qe me shkaterrimin e Fac Gjeologjik.
    Keto jane pasojat.
    Nuk ka leke per investime, thote shteti, por i dalka me me leverdi te ndertoje nje objekt mga e para, se te rregulloje ato qe ishin.
    Kulmi eshte se ky lloj corrupsioni qe ka filluar me bingot e Ramutit mbeshtetet nga militantet Ripisa qe marrin ndonje rroge te ajo ministria qe rri e ben rojen e kulles se Ramutit, dhe akuzojne artistet per tymnajen e bingos se Ramutit.
    Shume shpejt i doli boja.

    1. Turi says:

      Edhe nese Rama hodhi frmen e Bingos kane qene aktoret qe e kane kerkuar per te mbijetuar dhe ai ju a ka dhene. Prandaj ti ‘Mirel’ kaka mos hidh bajga ketu. Teatri nuk eshte nje institucion shkencor por kulturor. Dhe asnje nuk po flet per ta zhdukur Teatrin por per ta mbeshtetur. Ndertohet nje Teater i ri kur nuk eshte menduar asnjehere per nje te tille. Do ndertohet edhe Teatri i Ri kombetar kur asnje nuk e ‘rruante’ per aktoret dhe artin. Dhe prape keta zarbo qe nuk krijone asgje hapin gojen dhe nuk lene gje pa thene. TURP more njerez te ligj! Cfare kerkojne me artistet nga taksapaguesit!? Sja u kemi borxh spese ne fund te fundit nuk na japin asnje vlere te re. Une do te propozoja qe qeveria te largonte Teatrin nga tutela e Ministrise dhe ti linte keta zarbo te ndertojne Teatrin e tyre ashtu sic e duan me parate e tyre. Le te krijojne dhe fitojne nese kane talent. Perndryshe le te shkojne ne vrime te hales. Taksapaguesit nuk kane aresye te paguajne para per nje institucion qe nuk jep vlera.

      1. Lili says:

        Une edhe shume shqiptare,kerkojpra si ti ,kerkoj qe njerezet pa asnje pervoje pos nje vjet studime per perkthyme te lane vendin e tyre profesionisteve,kerkoj qe ministresha qe paguhet kot fare nga taxat tona,te ike edhe te leje vendin njerezeve qe e lajmeruan per urat qe u shemben,njerezeve qe deshten me nderhye e qe kjo nuk i la me nderhye,njerezeve qe po e lajmerojne per rezikun e shembjes se kallajes se gjirokastres,ma e vlevshme nje here se shtepia e dikujt,per rezikun qe lumenjt po pesojne etj etj
        Po po edhe une si shume shqiptare kerkojme si ti qe amatoret edhe spekulantete,edhe pse te vendosur se dime mire per cfare kane nenshkrue,amatoret e spekulantete te largohen edhe te zevendsohen me njereze qe e duan Shqiperine,monumentet e shqiperise,vlerat e shqiperise e jo vetem leket e shqiperise.une si shume shqiptare duam qe millioneret qe u bene millionera pa asnje dite pune e pa asnje zanat te zevendosohen me njereze te zanatit,qe ka bere dicka per artin e tyre e per vlerat tona,pa vjedh shtetin,pa vjedh ikonat, si kjo zoje e si ministrat tone.

  2. Zigur Qarri says:

    Lejen per bingon ne ndertesen e Teatrit,e kishte dhene Edi Rama?!!!
    Vetem nje artist i deshtuar,ose nje primitiv mund ta bente kete.
    Po lejet per betoniziomin e Tiranes,te çdo hapsire publike te blloqeve
    te pallateve ekzistuese,e dini qe i ka dhene Edi Rama?Si do te behet
    administrimi i pallateve kur ju kan vjedhur hapsiren?Nje hap i gabur
    juridik,bumerng per Veliajn,pasardhesin e fronit te Rames.

  3. Gjykimi i drejte says:

    Mos u dhjasni, se kam per kete torobellon “mire”, qe komenton rromba per tomba, por per ju artiste te medhenj e shume te dashur te ketij kombi, qe kur flisni Ju, ju degjojne e mendohen te gjithe. Kurre nuk duhet reaguar mbi tymnaja e as me mllefe partiake se Ju jeni te popullit e jo te partive. Teatri i vjeter mund tju zere brenda, pra nuk eshte urgjente ndertimi ne vend te tij i nje teatri dinjitoz ?. Po sa te ndertohet ai , a nuk duhej nje tjete alternativ ?. Ndaj merreni shtruar. Ne kete vend cfare seshte bere, ndaj kini te drejte te jeni mosbesues, por me cfare shikojme deti tani , kjo aeveri ka punuar jo keq per sportet e artin , ne drejtim te ngritjes se infrastruktures. U ribe teatri i Shkodres , i Korces e ne disa qytete te tjera. A nuk u jep besim e shprese kjo pune e gjertanishme ne drejtim te artit ?.

  4. keshtu ndodh says:

    Gjykim i drejte; mire e ke ti po brenda artisteve te nderuar ka dhe militante qe ne i njohim se i kemi pare dhe po i shohim qe hamendesojne. Nuk e kane per teatrin Popullor, por e kane: si mund ti futim pyka qeverise edhe ne kete drejtim. Ky eshte objekti militanteve qe dashurohen ne parlament nepermjet celulareve, pasta nje ze i dikurshem si Roberti ja fut kot se e di qe e njohin dhe na del edhe ndonje artist vlonjate e na ben “humor” ne skenen e protestes! Kjo eshte e keqja se jane te manipuluar, pa kjo qeveri ka bere e ben per artistet shume here me shume se te 8 qeverite te marra sebashku per 27 vjet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *