Muç Nano: Asnjë europian nuk e di se sa e varfër dhe e prapambetur është Shqipëria. Të vjen të ulërish që na e ka kaluar edhe Mali i Zi

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn

Mustafa Nano ka bërë një shkrim për mundësinë e hapjes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Ai thotë se jo gjithçka varet nga Brukseli zyrtar, por më peshë do të ketë vota personale e 28 vendeve anëtare të BE-së.

Janë 28 shtete që lipset të japin miratimin e tyre. Mjafton që vetëm një shtet të thotë “jo”, dhe e gjitha kështjella rrëzohet.

Presidenti grek, por edhe autoritete të tjera greke para tij, nuk është se flasin kuturu, kur thonë se rruga e Shqipërisë për në Europë kalona nga Athina. Është tamam kështu. Nëse Greqia nuk do, negociatat e anëtarësimit tonë në BE nuk mund të hapen.

Por në këtë mes, problemi nuk është më Greqia. Kjo e fundit, edhe ngaqë ka marrë, apo pret të marrë, ndonjë gjë në këmbim të votës në favor të hapjes së negociatave (është duke u finalizuar një marrëveshje e madhe mes Greqisë e Shqipërisë, që do të celebrohet nga Ciprasi e Rama në Tiranë në muajin prill, ndoshta pas marrjes së rekomandimit), duket se ka vendosur të luajë rolin e “gjitonit të mirë”.

Problemi janë shtete të tjera, të cilave Shqipëria nuk ua ka mbushur dot mendjen se është gati të bëhet pjesë e klubit të vendeve më të pasura e më të emancipuara të botës. Dhe nuk është se e kanë gabim, apo jo?

Madje, unë kam përshtypjen se asnjë europian nuk e di saktësisht se sa e varfër dhe e prapambetur është Shqipëria në të vërtetë. Ne që jetojmë këtu e dimë.

Por, edhe aq sa dinë, holandezëve e danezëve u mjafton për të qenë ndërdyshës ndaj kërkesës së Shqipërisë për të hapur negociatat e anëtarësimit në këtë klub të tyrin.

Pastaj, edhe Angela Merkel e Emmanuel Macron, dy “fansat” e Edi Ramës, kanë punë me një opinion politik e publik të brendshëm që nuk po e bën dot të vetën idenë se Shqipëria mund të jetë një vend anëtar i BE-së”, shkruan ai për Mapo.

Nga ana tjetër, në këtë ekuacion Shqipëria nuk është e vetme. Dhe nuk do të shqyrtohet si një rast më vete. BE-ja po bën çmos të integrojë brenda vetes gjithë Ballkanin. Serbia e Mali i Zi kanë ecur më shpejt.

Të kap një parehati e madhe, kur mendon se Mali i Zi nuk i ka mbushur ende 10 vjet të jetës së vet si shtet, dhe menjëherë i ka dalë përpara Shqipërisë që ka më shumë se 100 vjet që ekziston, por ja që gjërat kështu janë, dhe kjo është një provë ulëritëse e faktit që Shqipëria është çdo gjë, por jo serioze.

Pas tyre vijmë ne, Kosova, Maqedonia e Bosnjë-Hercegovina. Mirëpo, Bosnja e Maqedonia kanë mbetur pas për shkak të fërkimeve të natyrës etnike brenda tyre.

Edhe Kosova, si shtet, ka më shumë se një alibi për vonesat e saj në procesin e integrimit në BE, ndonëse po bëhet gjithnjë e me qartë se nuk janë në gjendje të qullosin ndonjë gjë më të mirë sesa ajo që kemi qullosur ne prej 100 vjetësh.

Shkurt, mbetemi vetëm ne shqiptarët si një rast i veçantë në këtë histori, mbetemi si një popull me aftësi të dyshimta vetëqeverisëse. Dhe prandaj, integrimi në BE ka për shqiptarët një rëndësi më të madhe sesa ka për popujt e tjerë në Ballkan.

Do të vuajmë brenda klubit të BE-së në terma të imazhit e të fuqisë kompetitive, por do të fitojmë shumë në një drejtim tjetër: Do të jemi gjithë kohën të mbikëqyrur. Dhe të asistuar. Ky do të ishte një garanci e madhe që do na ofrohej ne shqiptarëve. Integrimi në BE vlen më së shumti për këtë”, vijon Nano.(TemA)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn
REMOTE_ADDR:[]

19 komente në “Muç Nano: Asnjë europian nuk e di se sa e varfër dhe e prapambetur është Shqipëria. Të vjen të ulërish që na e ka kaluar edhe Mali i Zi”

  1. loku says:

    Emanicipim Bullgaria Rumania Polonia Hungaria? O Muc o Palll

    1. Juristi Plepave says:

      Zt M.Nano lirish mund te them se Rumania dhe Bullgaria jane me keq se ne edhe pse prej 2007 jane pjes e BE. Ne Shqiptaret jeni te varfer ne inteligjence ne mentalitet ShtetFormim por jo te varfer ekonomikisht. Jemi edhe ca popull denbel e bandit

  2. haha,
    europianet dijne gjithcka
    edhe sa fara ka ne koke kungulli qe mban emrin Muco !

  3. Gjergj Kastrioti says:

    Mustafa ti rrondele njehere behesh me berishen njehere me Ramen….asnjehere ste lexohet Gazeta ty…Tjeter thua qe Mali Zi ka ecur shpejt me perpara se Shqiperia…Po si te mos ece perpara more dallgauk : Shqipetaret ne 90 i vune kazmen vendit e shkaterruan nuk ngeli gje me kembe Uzina , Fabrika , prene e shkaterruan tere pyjet e Vendit . Shqipetaret mbas 90 votuan demokracine me ne krye nje kriminel si sali Berisha qe e vrau e preu e vodhi e shiti e shfarosi Shqiperine, dhe si perfundim ky kryekriminel antishqiptar i quajtur sali Berisha akoma nuk arrestohet . Pra degjo Mustafa Nano deri sa ne kete vend si Shqiperia ku akoma mbizoteron Korrupsioni dhe qelbesirat kriminelet si sali Berisha e tj , sa kohe qe nuk nuk dalin para drejtesise dhe te denohen per krimet vrasjet vjedhjet qe i kane bere ketij Populli , shqiperia do vazhdoje brez paz brezi te mbetet Venti me i Varfer jo vetem ne Europe, por vendi me i varfer ne Bote.

  4. Kozmo says:

    ORE MUCK , KANE 27 VJET QE VETEM E VJEDHIN E COPTOJNE E PERDHUNOJNE SHQIPERINE , SI NJE MALL PA ZOT . BERISHA NDERTOJ ,NJE POLITIKE TE KORRUPTUAR KU NE CDO SEKTOR TE VOGEL APO TE MADH , VETEM VIDHEJ SABOTOHEJ , CDO GJE FUNKSIONON ME LEKE NEN DORE .
    KJO FORME QEVERISJE KU SECIL TE BEJE CFARE TE DOJE , TE VJEDHI TE, TE PRESI PYJE , TE DERTOJE , KU TE DOJE , TE GRRUEJ LUMENJ , TE NDERTOJE DIGA , TE BEJNE TRAFIK NARKOTIK , SHKATARRUAN KETE SHTET , SHKATARRUN MORALIN , NDERGJEGJEN E POPULLIT . ME PATURPESINE ME TE MADHE, SOT NGRIHEN DHE CIRREN PER SHQIPERINE , PER VARFERINE , PO KUSH E KATANDISI VENDIN NE KETE GJENDJE ????? PER HIRE TE SE VERTETES, KJO QEVERI KA FILLUAR TE NDRYSHOJ SHUME ,NGA RRUMPALLA E KRIJUAR PER VITE ME RADHE , POR DUHET TE JEMI TE NDERGJEGJSHEM , QE NUK MUND TE ARRIHEN AQ SHPEJT .
    KY VEND CALON SHUME ,NGA BUJQESIA E LENE TOTALISHT MBAS DORE DHE DERI NE SEKTORET ME TE VEGJEL .
    UROJ DITE TE MIRA PER SHQIPERINE . PERGJEGJESIT E ATIJ SHKATARRIMI DUA TI SHOH NE BANKEN E TE AKUZUARVE .
    NUK MUND TE DALIN PA LAGUR SHEIKET E SHQIPERISE .

  5. joga says:

    Zoti Muci,

    Celesi eshte i qarte per prapambetjen tone. Ne jemi duke vrare profesionistet, administraten dhe shtetin. Nuk ka trajtim te drejte te kapaciteteve intelektuale, njerezore e financiare. Ne jemi anadollak akoma, nepotik, fisnor, dhe militant. Te zotin ne e heqim, e izolojme, e menjanojme. Shiko politikat e personelit, te rekrutimit, te promovimit ne adminsitrate, ne shtet, ne politike, ne shkolle. Pra jemi nje rrace antishtet, anti shqiptare. A nuk e shikoni si veptrohet me te aftet, ua kane mbyllur gojen, qendrojne indiferente, dhe nuk reagojne. Nuk kemi reagim mbare publik, nuk kemi ndergjegje dhe as vetedije. jemi nje turme e varfer, por gjithnje e me shume po behemi edhe te ligj, pasi e keqja ka kapluar drejtimin, majat e shtetit dhe te drejtimit. po mbillet gjithcka e ulet ne cdo qelize te funksionimit te shoqerise shqiptare. A e shikoni si eshte poltizuar administrata dhe si eshte mbjelle konflikti politik ne administrate. Por nga ana tjeter partite plotike dhe drejtuesit e tyre bejne bisnes kriminal bashke, por ne administrate kane futur percarje te thelle, te demshme, antiprofesionale dhe anti shtet. Turp turp.

  6. Kosovari says:

    Sa here qe lexoj shkrimet e “filozofit” Muç, kuptoj vertet qe Shqiperia eshte e prapambetur … perderisa ka “opinoniste” te tille

  7. Qytetari Analog says:

    Muco, me gjithe respektin, dhe ne menyren me te sjellshme te mundur, me duhet te te them se ca here ja fut kot, po kot fare ama, sic thote zakonisht Erion Brace. Perfundimi qe Shqiperia do te vazhdoje te mbetet vendi me i varfer ne Europe eshte krejtesisht debil dhe ben qe njerzit te mendojne se ne kemi qene ne gare me vendet e tjera europiane per tja kaluar shoku shokut ne pasurim, gje qe nuk eshte e vertete.
    Njerzve duhet tu behet e qarte qe Shqiperia eshte ne gare me veten per te rritur nivelin e saj ekonomik dhe sfida nuk eshte te mos jemi me te varferit, sepse nje gje e tille mund te mos kete fare kuptim, por te jemi gjithnje e me te pasur se me pare qofte the duke mbetur ne fund te listes se vendeve te pasura. Do te ishim si ai atleti qe del i fundit ne finalen e gares se 100m ne kampionatin boteror te atletikes. Nuk ma do mendja se atij mund ti referohemi si atleti me i dobet.
    E dyta ka lidhje me arsyetimin per Malin e Zi, qe megjithese 10 vjet shtet (gje qe nuk eshte e vertete) na e ka kaluar. KJo do te ishte sikur Skocia, te fitonte pavaresine nga United Kingdom, dhe kur te fillonte negociatat me BE per antaresim te na i kalonte brenda vitit, e ne te thonim qe na kaloi Skocia megjithese ka vetem nje vit qe eshte shtet. Nuk shkon.
    Nejse, eshte e veshtire te jesh i qarte per cdo qe qe shkruan, kur me te shkruar nxirret buka e gojes, dhe per te pasur sa me shume buke, shkruhet sa me shume qe te jete e mundur, pa vrare mendjen se cfare.
    Tung

  8. dalta says:

    mustafa truNano, ndjehesh me mire tani psiqikisht qe ta rriten rrogen qe merr ne beograd. A kodosh… a qerrata. rri i qete se Shqiperia ke vend edhe per maskarenj psikasthen antishqiptar….

  9. Kastrioti says:

    Kam qene ne Mal te Zi para viteve 90. Bregdeti ishte plot me turiste perendimore si Hollandeze, Skandinave, etj. Nderkohe, ne Rinas ishte Raqi qe u qethte koken edhe atyre pak miqve “Marksiste Leniniste” qe vinin ne shqiperi. As sot Shqiperia nuk e ka infrastrukturen qe kishte Mali i Zi para viteve ’90.
    Ne Shqiperi, deri para vitit 2013, cdo turist i huaj qe vinte, tmerrohej nga plolicet rrugore bark-derra hajdute. Vetem keto vitet e fundit po behen perpjekje per te zbatuar stadarde si ne sherbimin policor. ne barazine para ligjit.
    Ne ekonomi, fabrikat harxhonin me shume valut se sa prodhonin; duhej te punonte nje ferme e tere, per nje vit, per te eksportuar aq sa valute duhej per nje veture.
    Ka edhe shume aresye, shume me te thella qe e lene Shqiperine poshte nivelit te malit te Zi, keshtu, i dashur Muc Nano, duhet edhe shume kohe qe te nderpresesh ulerimen, nese vazhdon sa te arrish nivelin e Malit te Zi.

  10. gazetari i mjherimit says:

    Po ti Mustafa je i varfer?Ke pyetur ndonjehere veten pse ti me qindera gazetare e opinionist nuk e ndani fatin e atyre te cileve ti ua qane hallinE ndajne fatin e njertezeve te varfer qindera dhe mijera politikane te gjitha niveleve e partive,njerezit e jane ne poste te administrates,e mos te flasim per biznismen te dyshimte e sekser e bashibuzuk te politikes epushteteve te pavarura.E sheh pra keto kategori jane me te kamur se koleget etyre ne perendim.Per tu kriju nje kesi shtrese ekstra e pasur ne nje vend qe para 27 vjeteve ishte teresisht i shkretuar me siguri u deshte tu merren edhe gjerat ma ekzistenciale varfanjakeve.lMund te fajsojme historine e hidhur sepsene kurre nuk ishim ne nivelin e vendeve perendimore.Mund ta fajsojme regjimin e diktatures qe na la ne mjerimin me te madh.POr ne asnje menyre nuk e zvoglon kjo pergjegjesin e politikave te pashpirte,gazetareve dhe opinionisteve mercenare e servile qe u u bene vegla te politikes.te gjykatesve dhe prokuroreve qe e shendrruan drejtesine ne padrejtesi me te madhe ne deme te varfanjakeve.Mos me zgjate nje pyetje zoti Nano:A ndjene ti sui gazetare e opinionist pergjegjesi morale se me vetedije apo per interes ne nje menyre edhe ti i kontribove kesaj varferie dhe padrejtewie

  11. mik says:

    Pse mor komentues te mjere sulmoni Mustafa Nanon , pse po thote te verteten ( per shkrimin ne fjale ) ?!
    Te gjith ne ja veme fajin Saliut dhe politikaneve tane ( duke perfshire edhe kriminelet ) . Kjo perqindje “ keqberesish “ asht shume e vogel ne krahasim me popullsine totale te vendit tone. Po ne ku ishim qe lejuam te shkaterrohet vendi jone, po benim sehir apo jo ? Kush e ushqej shkaterrimin tone, kush e ushqej korrupsionin, kush dha votat per nje thes miell ( ju lutem mos fajsoni maloket, se edhe Jugu nuk solli gje ma t’mir ).
    Fajtor jemi te gjith si komb, nga Kosova ne Cameri.

  12. Misha says:

    E verteta eshte e hidhur, por eshte e vertete.
    Jemi te varfer dhe te fundit per klubin e perendimit.
    Me e keqja eshte se nga injoranca nuk e dime saktesisht se si jemi.

  13. Kellira says:

    O Muc palla. Tamam pordhe shqiptari.
    Lexo pak histori. 10 vjet shtet Mali i Zi?!
    Kur ne na hengri turku gjysma e Malit te Zi ishte pjese e Republikes se Venecias e me pas e Perandorise Austriake. (Shih pak Kotorrin qe ta kuptosh)
    Kur Mali i Zi u shpall principate ne mesin e shekullit 19-te stergjyshi yt hante akoma mish te papjekur.
    Kur Mali i Zi shpalli pavaresine ne mezi u mblodhem per nje cope marreveshje ne Prizren. Dhe kur u be mbreteri ca kerkonin autonomi e ca kerkonin kthimin e Sulltan Hamitit.
    Rri rehat se ne kemi ndjenja shtetshkaterruese kurse ata shtetformuese prandaj jane aty ku i shef ti me dylbi.

  14. skrapari says:

    Mjere ne,kur ka ngelur qe te na analizojne “analiste ” te tipit
    Muco Nano dhe Shkullaku.”Inteligjente” te nivelit te larte.
    Kane njohuri te barabarta me qenin tim. Ju lumte

  15. @autori says:

    “Nuk e ka fajin pasqyra, qe ne dukemi kaq te shemtuar”.
    Mos i bini ne qafe Mucit, ai realitetin perpiqet te na tregoje..
    Por ne nuk na pelqen e verteta, prandaj nuk bejme dot shtet.
    Ne duam mashtrimet e hajduteve, qe i zgjedhim per te na qeverisur..

  16. Elba says:

    Pranimi ne B,E.Do te shoqerohet me nje asistence mbase te perhershme.Bravo Nano.Nuk ekuptoj c’te keqe ka?A nuk u lidh dhe u zgidh Enver Hoxha,me Jugosllavine me Rusine dhe se fundmi me Kinen?Po.Nje Shtet I vogel nuk mund te ece pa nje fuqite madhe.Futja ne B.E. eshte garaci e ecjes perpara.

  17. ..... says:

    O MUçO nuk ke faj ti se deri ne vitin 90te ishe ne skrapar , por u desh uleritur ne vitin 90te , kur shkaterruam me mijra uzina fabrika kombinate punishte laboratore shkolla spitale institute shkencore te fushave te ndryshme , te tera kto qe te permenda zoti muç jan ato qe shkaterruat ju shkerdhata te degjenerume me thirrjen te shkaterrojm çfar ka ber komunizmi ,teori serbogreke , pra çfar ben te paret tan dhe ne nen drejtimin e PPSHse partia e punes e asaj kohe dhe qe the ti , terhoqet makineri me kavo qe kishin kushtuar nga 5 milion dollar te fjales fundit nga uzina traktori kombinati tekstil uzina ENVER kombinati drurit misto mame dhe i çuat ju kurvat qe i thurni lavdi politikanve sot per skrap , se bet vila ndertuat pallate dhe i lat me qellim ti shisnit per nje cop buk djersen ton 50 vjeçare , o batakçinjt o kriminelat e kti kombi dhe sot qe me parat e vjedhura dhe ato para qe shkaterruat industri e ushtri dhe hekurrudha dhe i shitet per skrap , po beni rehat , por po ju iken populli o kurva po ngeleni si bythqira vetem , se nuk kan as pun as buk per te ngren , se per te shkaterruar punen e baballarve tuaj qe e ndertuan me mish e me shpirt qet te paret , por per te ndertuar keni marr 250 miliard euro borxh dhe nuk keni ber as nje punishte , por si i keni mar borxhet beni vetem rrug per te qarkulluar rehat me dashnoret me kurvat se ju prishen makinat e shtrenjta me parat e vjedhura , por per gje tjeter kjo lukuni antishqiptaresh qe drejton politike ka 27 vjet nuk esht , keni sjell ne tiran e ne qytete te ter malsoret e maloket qe nuk din çesht dynjaja se goranin e lidhin perfekt se jan profesionel per at pun dhe ata ju ndjekin si zorraxhinj nga pas per nje kothere buk , dhe shani te ter ENVERIN se ka qen e keqja me e madhe se nuk ju la ju edepsiza me par ti kishit ber kto pun , por as ke bolet nuk i vini ENVERIT ju politikan te dal nga rruga nje tuf ordineresh , qe deri die hanit fara luledielli neper trotuaret e tiranes se nuk ju dhiste njeri , ju pra e katandiset kte popull ne kte derexhe dhe e shkaterruat perfundimisht kte vend , e keni ber si ate plaken qe i lyen buzet me te kuq i ve fjongo dhe e shisni per goc te re kte vend te marr fund vetem prej jush edepsiza. edhe prap therrisni je ju la fukarenj ENVERI jo dobiça jo uzinat fabrikat kombinatet kerkonin vetem lend te par se ishin efiçente perfekte ,por pritet çekun e bardh ku shqiptaret 6 muaj do rrinin shtrir te shplodheshin 6 muaj do hanin do pinin dhe do mjekoheshin pastaj do benin vila ,keshtu thoshte ne televizion ne 90shin saliu me gagaçin qe ra ne det ,alabak te qelbur mos shani me ENVERINse paska qen SHQIPTARI me i ndershem ne kte vend legena hajdut te degjenerum.

  18. ..... says:

    O MUçO nuk ke faj ti se deri ne vitin 90te ishe ne skrapar , por u desh uleritur ne vitin 90te , kur shkaterruam me mijra uzina fabrika kombinate punishte laboratore shkolla spitale institute shkencore te fushave te ndryshme , te tera kto qe te permenda zoti muç jan ato qe shkaterruat ju shkerdhata te degjenerume me thirrjen te shkaterrojm çfar ka ber komunizmi , teori serbogreke qe dilte nga goja rrairsonit ati kurves ambasadorit amerikan te asaj kohe nje antishqiptar i betuar qe erdhi nga serbia., pra çfar ben te paret tan dhe ne nen drejtimin e PPSHse partia e punes e asaj kohe e hodhem ne er , dhe qe the ti , u ngriten te ter dekoratet e mdhej dhe terhoqet makineri me kavo qe kishin kushtuar nga 5 milion dollar te fjales fundit nga uzina traktori kombinati tekstil uzina ENVER kombinati drurit misto mame dhe i çuat ju kurvat qe i thurni lavdi politikanve sot per skrap , se bet vila ndertuat pallate dhe i lat te degradoheshin uzina fabrika e vepra arti me qellim qe ti shisnit per nje cop buk , djersen ton 50 vjeçare , o batakçinjt o kriminelat e kti kombi dhe sot qe me parat e vjedhura dhe ato para qe shkaterruat industri e ushtri dhe hekurrudha dhe i shitet per skrap , po beni rehat , por po ju iken populli o kurva po ngeleni si bythqira vetem , se nuk kan as pun as buk per te ngren , se per te shkaterruar punen e baballarve tuaj qe e ndertuan me mish e me shpirt qet te paret , por per te ndertuar keni marr 250 miliard euro borxh dhe nuk keni ber as nje punishte , por si i keni mar borxhet beni vetem rrug per te qarkulluar rehat me dashnoret me kurvat se ju prishen makinat e shtrenjta te blera me parat e vjedhura , se nuk esht per gje tjeter kjo lukuni antishqiptaresh qe drejton politike ka 27 vjet , keni sjell ne tiran e ne qytete te ter malsoret e maloket qe nuk din çesht dynjaja se gomarin e lidhin perfekt se jan profesionel per at pun , dhe ata ju ndjekin si zorraxhinj nga pas per nje kothere buk , dhe shani te ter ENVERIN se ka qen e keqja me e madhe se nuk ju la ju edepsiza me par ti kishit ber kto pun , por as ke bolet nuk i vini ENVERIT ju politikan te dal nga rruga nje tuf ordineresh , qe deri die hanit fara luledielli neper trotuaret e tiranes , e nuk ju dhiste njeri , ju pra e katandiset kte popull ne kte derexhe dhe e shkaterruat perfundimisht kte vend , e keni ber kte vend si ate plaken qe i lyen buzet me te kuq i ve fjongo dhe e shisni per goc te re , kte vend te marr fund vetem prej jush edepsiza. edhe prap therrisni se ju la fukarenj ENVERI , jo dobiça jo , uzinat fabrikat kombinatet kerkonin vetem lend te par se ishin efiçente perfekte ,por pritet çekun e bardh ku shqiptaret 6 muaj do rrinin shtrir te shplodheshin 6 muaj do hanin do pinin dhe do mjekoheshin pastaj do benin vila , keshtu thoshte ne televizion ne 90ten saliu me gagaçin qe ra ne det , alabak te qelbur mos shani me ENVERIN se paska qen SHQIPTARI me i ndershem ne kte vend legena hajdut te degjenerum.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *