Rrëzimi i avionit me 71 të vdekur, çifti i mbijeton tragjedisë falë një… makine

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

“Jetë gjati nuk bëhet dot jetë shkurtër”. Kjo shprehje vlen më së mirë për këtë çift rus pasi i ka shpëtuar për mrekulli aksidentit me avion që i mori jetën 71 personave në Rusi.

Çifti ka ndryshuar biletën në momentin e fundit duke e shtyrë udhëtimin për javën tjetër, sepse makina që kishin planifikuar të blinin nuk ishte gati.

Maxim Kolomeytsev, i cili mbushi 35 vjeç të dielën, do të fluturonte me avionin që u rrëzua së bashku me të dashurën e tij 25-vjeçare, Nazezha, në mënyrë që ta kalonin ditëlindjen e tij me familjen në qytetin e Orskut, raporton “East 2 West”.

Biznesmeni me fat kishte planifikuar gjithashtu t’i bënte vetes si dhuratë një automjet të ri, nga një ofertues në qytetin e tij të lindjes, por tregtari e kishte telefonuar se makina nuk mund të ishte gati në kohën e parashikuar.

“Kur mësova se makinën nuk do ta kisha gati, atëherë zgjodha të shtyja udhëtimin me një javë”, tha Maxim.

Avioni i pasagjerëve që i përkiste kompanisë “Saratov Airlines” u përplas vetëm 5 minuta pasi ishte ngritur në fluturim për në Orsk nga Aeroporti “Domodedovo” i Moskës, duke vrarë të 71 personat në bord.  (TemA)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

5 komente në “Rrëzimi i avionit me 71 të vdekur, çifti i mbijeton tragjedisë falë një… makine”

  1. Dike Mullai says:

    Edhe ne RUSI qenka Monedha DOLLAR ?!

  2. joel shkodra says:

    Se pari, ne çdo aksident ajror ka pasagjere qe per nje arsye a nje tjeter nuk hipin ne çastin e fundit. Pra, nuk eshte as i pari e as i fundit qe shpeton rastesisht. Ka qe kane shpetuar sepse e humben avionin; u vonuan rruges per ne aeroport etj. etj. Nuk eshte ndonje çudi. Por çudi eshte me gjuhen tone e me perkthimet qe dalin me kuptim te kundert. Lexoni paragarafin ku thote “… do te fluturonte me avionin qe u rrezua se bashku me te dashuren e tij …” . Pra, del e qarte nga fjalia se “avioni eshte rrezuar se bashku me te dashuren e tij”. Kjo nuk eshte e vertete se, ne paragrafin e pare, na sqarohet se “çifti rus ” ka mbijetuar. Problemi eshte se perkthyesi e gazetari i lajmit pjesen “se bashku me te dashuren e tij” duhej ta kishte vendosur afer “do te fluturonte” e pastaj “me avionin qe u rrezua”. Por, keshtu eshte kur nuk ka nje redaktor qe t’i lexoje shkrimet para se te botohen dhe ne lexojme “roma per toma”.

  3. ili says:

    O Zot, çfarë gazetarë që kemi?!!
    Çifti nuk i mbijeton rrëzimit të avionit por shpëton në saje të mosfluturimit për arsyen që përmendet.
    Pse me këso lajme gjoja senzacionale për të tërhequr vëmendjen në dëm të gjuhës ???

  4. tomsojeri says:

    Ku i gjeni kto tituj or gazetar!!!!!! Cdo te thot te mbijetosh ????? Cfar shkolle beni e cfar shqipe shkruani !!!!A ka nevoj te bej un korigjimin dhe komentusi me lart qe i bie kaq gjat !! Nuk kuptoj, kto shkrime hidhen direkt nga “xhepi”pa u kontrolluar e redakruar ???Mos jini kaq indiferent e mos respektues,sepse ajo cka shkruhet nuk esht vetem lajmi dhe “gjahu”,por esht edhe nje mesim i drejt shkrimit per kedo qe e lexon …

  5. undefined says:

    Gazetar pa mend !Thjesht fati i tyre dhe aq.Avioni mund te mos rrezobej.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *