Shkoni në Vlorë që të kuptoni “bashkimin” e Lulzim Bashës!

12 Shkurt 2018, 11:32Politika TEMA

Nga Astrit Patozi

Mora vesh se 3 anëtarë kryesie të degës së Partisë Demokratike në Vlorë qenkan shkarkuar, se nuk paskan folur mirë në rrjete sociale për Lulzim Bashën.

Dhe mbi të gjitha, gjyqin popullor ua paskan bërë në mungesë.

Kjo është pasqyra më e qartë e katandisjes dramatike të forcës kryesore politike të opozitës sot.

E cila, natyrisht, që dita-ditës po degradon duke marrë formën, ngjyrën dhe shijen e kryetarit të vet, të zgjedhur në mënyrë plebishitare pas “fitores” në zgjedhjet e vitit të shkuar.

Po mirë mor Lul, kjo është partia që do të bindë shqiptarët se duhet ta ndjekin për t’i qeverisur? 

A e di ti që edhe shoku Enver nuk i shkarkonte dhe i fuste në burg të gjithë ata që e shanin? Sepse për disa prej tyre bënte sikur nuk e kishte marrë vesh, kur qëllonte që ishin të parrezikshëm apo nga sërë e pastër komuniste.

Ky është bashkimi i demokratëve dhe hapja e Partisë Demokratike, për të cilat, ke një vit që po neverit të madh e të vogël në Shqipëri, duke bredhur televizion më televizion?

Po nëse do të japësh shembullin tamam për këtë temë, bëhu burrë e më shkarko mua të parin, por mos u merr me të vegjëlit, sepse është e ulët. 

Dhe provat t’i kam dhënë të forta, kam thënë boll për ty, ndonëse ende të gjitha, por kemi kohë, se këtu do të jemi.

Ty mor Lulzim nuk të mjafton që u ke marrë peng partinë, i çove në greminë elektorale më 25 qershor, pastaj u vodhe edhe votat e shtëpisë më 22 korrik, por do edhe që të të mburrin për të gjitha këto.

Sepse ti Lul ke një problem. Ti do vetëm që të quhet se je pronari i vetëm i kosheres, edhe pse prej saj po ikin për ditë bletët.

Por megjithë sa po bën, unë prapëseprapë jam shumë i bindur se demokratët do ta gjejnë forcën për t’u ringritur, siç e kanë bërë në vitet e vështira të pas 97-ës, edhe pse ti ua ke ndërlikuar shumë rrugën.

10 komente në “Shkoni në Vlorë që të kuptoni “bashkimin” e Lulzim Bashës!”

  1. loni says:

    NUK KINI PARE GJE AKOMA …….
    KOSHERIA JUAJ E SHQUPIT NUK KA BLETE , POR KA ARREZA ……….
    NUK DO SHIKONI ASNJEHERE GJE………
    JO LOBISTAT E KOMPANIVE OFFSHORE TE PAGUANI , POR EDHE PRIFT EDHE HOXHE TE MERRNI PER TU YSHTUR , JU , NUK DO TE SHIKONI GJE KURREN E KURRES…..

  2. Jimi says:

    Tapoz! Mbajeni forte drejtorin e SHQUPIT! Ai eshte prone e monarkut tuaj dhe ti kete e di mire, por ti je nje hipokrit qe se ke shokun. Ti e di mire qe drejtori juaj ka vetem celesat e kashtes dhe prandaj nuk ke pse i turresh atij. Shiko ti mprehesh briret me monarkun, ate bej!

  3. true says:

    Vlora, Korca, Fieri, Elbasani, jane duke shkuar vetem me nje deputet nga PD ne zgjedhjet e ardhshme.

  4. LEKA says:

    Fatkeqesia me e madhe e PD-se dhwe opozites shqiptare ne pergjithesi eshte Lulzim Basha.Ky njeri jo vetem qe nuk ka ere ne politike ,por eshte itotalisht i papjekur i pa parim dhe pa fijen e dinjitetit.Ju darantoj se sa TE JETE lULI LIDER NUK KA AS ME TE VOGLEN SHANSE TE VIJE pd-JA NE PUSHTET-gARANCIA E MBETJES SE rAMES NE PUSHTET EDHE PER 20 VITET E ARDHESHME ESHTE VETE bASHA.i CILI NUK MUNDE TE KRIJOJE ,JO VETEM FRYME POR AS BESIMIN ME TE VOGEL TEK ELEKTORATI.nE TGJEDHJET E ARDHESHME pd NUK DO FITOJE AS 10% TE VOTAVE.

  5. Berti says:

    Patozi je nje mashtrues i madh dhe shume spurdhjak.
    Ti vazhdon avazin ngaqe z.Basha nuk te kthen pergjigje e nuk te llogarit fare.
    Tani kohet e fundit ke zene miqesi e kerkon mbeshtetje te Shkelzen Berisha.

  6. Nje race jeni ju te SHQUPIT. Edhe ti e njejta fare je. Eshte babai yt shpirteror Sali qeni krimineli qe te frymezon edhe ty. Tashme po te frymezon dhe biri te jatit. Sic duket je pjese e familjes.

  7. Sela says:

    Sela
    Astrit,pse meresh me Bashen,kur ti e di
    me mire se kushdo qe pronar i vetem i PD-se eshte Berisha.Ne PD vazhdon praktika Berishiane e shtypjes se mendimit ndryshe. Ti, se bashku me ata te tjeret,keni frike te thoni te verteten,dhe mereni me Lulin qe ka ne dore vetem celsat e kashtes.PD e vlerave eshte kthyer ne parti te antivlerave jo per faj te antaresise,e cila eshte e paster ,por per faj te keqdrejtimit te saj.Me vjen keq per militantet qe vazhdojne te besojne tek Berisha.Luli nuk ka asgje ne dore pervec altoporlantit ne TV,Gazeta dhe mitingje.Ju qe ju hoqen,ndonese me kontribute,keni ngelur te rrahur si kelyshe dhe i bini Lulit ne vend te Kryetarit ne hije.Heqja juaj i kushtoi jo pak PD-se,por edhe premtimi i Bashes se do te bashkonte gjithe demokratet e larguar te PD-se,nuk eshte vetem pergjegjesi e tij qe nuk e realizoi,por edhe e juaja qe ishit ne krye te PD-se. Ju nuk e ngritet zerin se kishit frike per postet e tua partiake e shteterore nga ardhja e figurave te larguara nga PD , por sidomos nga hakerrimi i Berishes, i cili me rebelet e larguar te rikthyer ne PD do te humbte pushtetin dhe pronesine e saj.Mos u merni ne Lulin,por me kryetarin e vertete qe u hodhi ne koshin e plehrave.Te pakten pjesen me te madhe te neve te larguarve nuk na hoqi Berisha, por u larguam nga shkeljet statuore dhe ato ligjore ne menyre te vazhdueshme,prej tij.Edhe po te na therrase Luli,perseri nuk i bashkohemi partise se familjes Berisha se PD-ja eshte vetem fasade e asaj familjeje,dhe Luli vetem Portavoce e saj.

  8. Sela says:

    Sela
    Postoni komentin qe u nisa para disa minutash.

  9. Sela says:

    Sela
    Publikoni komentin qe u nisa para disa minutash.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje