Aktori i “Sex and the City” rrëfen ngacmimet seksuale: Isha copë mishi për drejtuesit e Hollivudit

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Listës së denoncimeve për abuzime seksuale në Hollivud i shtohet edhe emri i një mashkulli.

Gilles Marini, i cili ka luajtur një rol në serialin “Sex and the City”, ka rrëfyer përvojën e tij të ngacmimit seksual në Hollivud.

Marini, i cili luan rolin e Dantes, fqinjit joshës të personazhit tjetër, Samantha Jones (Kim Cattrall) tha se pasi u shfaq filmi, atij iu afruan “shumë njerëz të fuqishëm të Hollivudit”.

“U bëra një copë mishi për shumë drejtues në Hollivud”, i ka thënë ai revistës “People”.

“Nuk kam parë asnjë mashkull të përdorë hashtagun #MeToo (fushata e denoncimit në mediat sociale nga viktimat e ngacmimit seksual).

Kjo sepse ka shumë stigmë, turp dhe shumë e shohin si mungesë burrërie”, thotë ai.

“Kur ngacmohet seksualisht apo përdhunohet një djalë i ri, kërcënohet apo preket, pakkush e merr vesh.

Por njerëz të tillë (agresorë) ekzistojnë”, është shprehur Marini.

Aktori thotë se ngacmimi seksual është i pranishëm në të gjitha industritë, jo vetëm në atë të kinematografisë.

“Është e përbotshme.

Prek femrat, por edhe shumë meshkuj. Këta të fundit kurrë nuk e thonë publikisht dhe kjo është diçka që të trishton”, shprehet ai.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “Aktori i “Sex and the City” rrëfen ngacmimet seksuale: Isha copë mishi për drejtuesit e Hollivudit”

  1. Niku says:

    Ti paske hall . Kerko statusin e te persekutuarit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *