Arta Marku nga Korça: Duhen hetime më të thelluara në luftën kundër drogës

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Prokurorja e Përgjithshme e përkohshme Arta Makru ka zhvillluar ditën e sotme analizën vjetore të prokurorisë së Korçës dhe Apelit.

Gjatë takimit me prokurorët e këtëj qytetit Marku u tha atyre se duhen hetime më të thelluara në luftën kundër drogës.

Gjithashu ajo u kërkoi prokurorëve të identifikojnë dhe të çojnë për ndjekje penale nëpunësit e shtetit të cilët nxjerrin përfitime të paligjshme të çdo lloji.

 “Nxisim aplikimin e Marrëveshjes dhe Urdhrit Penal, me qëllim që prokurorët të jenë më të angazhuar dhe fokusuar tek hetimi i veprave penale me rrezikshmëri të theksuar dhe sensitive për rrethin Korçë. Mbeshtesim prokurorët për hetime në lëndën e korrupsionit.

Kjo të bëhet duke kërkuar dhe mbështetur forma të reja bashkëpunimi me policinë gjyqësore, agjencitë e tjera në Korçë, si Shërbimi Informativ Shtetëror (SHISH), etj. dhe tërheqja e qytetarëve në luftën kundër korrupsionit.

Perkrahim hetime më të thelluara në luftën kundër drogës, ku megjithë suksesin e arritur, e bën të domosdoshme që prokuroria të mos mbetet vetëm me goditjen e shpërndarësve të lëndëve narkotike, por të identifikojë dhe vendosë përpara përgjegjësisë penale grosistët, grupet që financojnë dhe organizojnë kultivimin e lëndëve narkotike, trafikimin etj.

Mbeshtesim fuqimisht prokurorët për të identifikuar shkelje të ligjit dhe regjistrimin e veprave penale kryesisht sidomos në mënyrën e ushtrimit të pushtetit nga nëpunësit publikë; nëse ushtrimi i pushtetit është në interes publik apo përdoret nga nëpunësit si një formë për të nxjerrë përfitime të paligjshme të çdo lloji.

Nxisim analiza të përbashkëta me organet tatimore dhe doganore për të identifikuar shkelje të ligjit në këto fusha nëse ka, pasi siç del nga raporti për vitin 2017 ka vetëm një kallëzim nga këto organe” deklaroi Arta Marku.  (TemA)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Arta Marku nga Korça: Duhen hetime më të thelluara në luftën kundër drogës”

  1. Droga says:

    Pse nuk e dini ju se kush ben trafik droge ne Korce? Pyesni Genci « Kuqon » dhe Arben Leren, gjyqtarin e korruptuar dhe do ta kuptoni qe ku eshte shtet pedesh

  2. mirel says:

    Ik o Arta, kap ndonje koncesionar. Heto di qarkullojne parate e koncesioneve pastaj merru me drogen.
    Ktheheni nga ktheheni, te droga perfundoni. Aty gjeni ndonje krimb te vogel dhe e shtrydhni mire.
    Tere keto strategji qe ke shpallur do te thote zero rezultat per Reformen dhe denimin e krimineleve te vertete te ketij kombi.
    Po cfare them dhe une, specie hesapi, mase biologjike e paevoluar..doli dhe kjo fytyrekocka te na rregulloje Shqiperine. .
    Para o shqiptare per ne Evrope.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *