BE bën bashkë PS me PD, kërkohet datë për negociatat

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Bashkimi Evropian ka bashkuar politikën shqiptare ku pozita e pozita kanë arritur të dalin me një deklaratë të përbashkët, me të cilën kërkojnë një datë për hapjen e negociatave me BE për Shqipërinë.

Në takimin e 12 të Stabilizim Asociimit të Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë palët arritën të dalin me një rezolutë të përbashkët për drogën, krimin dhe shit-blerjen e votave, një dakordësi e munguar në dy takimet e mëparshme 10 dhe 11, dhe ku tashmë BE kërkon caktimin e një date për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Në fund të takimit, u bë e ditur se është arritur dakordësia mes palëve politike për rezolutën finale.

Dakordësia është përshëndetur edhe nga kryetari i grupit të PS, Taulant Balla, i cili u shpreh se më në fund kemi një dokument të përbashkët edhe me opozitën.

“Kemi një dakordësi të plotë mazhorancë-opozitë, ku rekomandohet hapja e negociatave dhe caktimi i një date. Lajmi i mirë është që më në fund kemi një dokument të përbashkët edhe me opozitën. Jemi të gjithë bashkë për të punuar për Shqipërinë europiane”, u shpreh Balla. (TemA)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “BE bën bashkë PS me PD, kërkohet datë për negociatat”

  1. BE Vezhgues says:

    haahaa BE e shkrete do ti fusi, por jane horrat PS dhe PD qe nuk duan se e dine qe sdo ngelet kembe njeriu per skllaverim nga keta hoora po te hyme ne BE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *