Biznesmeni i njohur nga Vlora, mesazh autorit që i dogji makinën: Do të të kem mik dhe do të të paguaj 10-fish nëse...

13 Shkurt 2018, 11:43Kronika TEMA

Pas djegies së makinës, biznesmeni Eduard Alikaj, i ka dërguar një mesazh publik autorit të kësaj ngjarje.

Përmes një statusi në Facebook, ai shprehet se do t’i japë shpërblim 10-fish personit që i vendosi zjarrin makinës dhe do ta ketë mik për kokë nëse do i tregojë se kush kanë qenë ata që e kanë urdhëruar.

Mjeti ‘Benz’ tip ‘Fuoristradë ML’, me targa AA 777 KP në pronësi të Eduard Alikaj, biznesmen ndërtimi në Vlorë, u dogj dje.

Zjarrvënia ishte e qëllimshme.

“Kisha vendosur ta ndèrroja.

Tani mè duhet ta ri-bèj sepse jo vetèm u dogj pèr mua, por edhe mè tregoi se deri tek ajo mund tè afrohen.

Pèr afeksion do ta mbaj.

Shyqyr Zoti pati dèshmimtar qè vèmendjen ua tèrhoqi çakmaku qè ndezi benzinèn. Policia e Zjarrèfikèsit ndèrhyn me shpejtèsi duke kufizuar edhe dèmet. Herèt a vonè do dali si e qysh?!

Po njè apel kam pèr atè fukara qè hodhi benzinèn. Pèr atè qè pèr pak shpèrblim, èshtè shfrytèzuar nga tè tjerè.

Gjej mènyrèn, e mè bèj tè ditur kush….(?!)

10-fish do shpèrblehesh e mik do tè kem.

Çfarèdo do mè thuash do vdesi me mua.

Mos ngurro!!!” shkruan ai. (TemA)

1 komente në “Biznesmeni i njohur nga Vlora, mesazh autorit që i dogji makinën: Do të të kem mik dhe do të të paguaj 10-fish nëse…”

  1. DavidBrofe says:

    Zcsdfdgrhthrgf

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje