Erdogan me "dorë të hekurt" ndaj SHBA-së: Çfarë është kjo anëtarësi në NATO? Amerika duhet t'i respektojë...

13 Shkurt 2018, 11:37Bota TEMA

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se është e gabuar të thuhet se SHBA-të janë të barabarta me NATO-n, por se të gjitha shtetet anëtare të NATO-s janë të barabarta me SHBA-të, raporton Anadolu Agency (AA).

“Çfarë është kjo anëtarësi në NATO, çfarë është ky partneritet i përbashkët në NATO. Nëse ne jemi së bashku në NATO, Amerika duhet t’i respektojë nenet dhe rregullat e NATO-s aq sa i respekton edhe Turqia.

Unë si president në Turqi dua të dihet se NATO-ja nuk është e barabartë me SHBA-të, por të gjitha shtetet veç e veç janë të barabarta me Amerikën”, tha Erdoğan në një mbledhje të grupit parlamentar të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti).

1 komente në “Erdogan me “dorë të hekurt” ndaj SHBA-së: Çfarë është kjo anëtarësi në NATO? Amerika duhet t’i respektojë…”

  1. says:

    Kina ja pregatit fjalimin Turqis

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje