Heshtja që shurdhon për bisedën erotike Salianji-G.D dhe një debat mbi privatësinë

13 Shkurt 2018, 17:30Blog TEMA

Nga Bledi Lumani

Disa ditë më parë, “qytetari digital” i Sali Berisha denonconte një “orgji” të Edi Ramës dhe dy ministrave të tij, në hotelin e Klement Balilit në Sarandë.

Ishte një denoncim pa asnjë provë dhe i përsëritur në fakt.

Si të gjithë postimet e Berishës, që janë thashetheme që edhe mund të kenë ndonjë të vërtetë brenda, u publikua nga pothuajse të gjitha portalet online.

Një rast i ngjashëm u denoncua muaj më parë nga Artur Zheji në emisionin “Opinion”.

Ai deklaroi se kishte parë një video erotike, në të cilën shfaqej një ministër i Ramës.

Videon tha se ia kishte treguar Mentor Kikia, dhe paçka se ky i fundit e përgënjeshtroi publikisht, lajmin nuk mbeti portal pa e botuar, ndërkohë që Zheji si pa të keq, edhe pse gënjeu publikisht, vazhdon të dalë përditë në TV.

Një ditë më parë, portal CNA.al, publikoi me video dhe foto, disa mesazhe erotike të deputetit demokrat Ervin Salianji me shtetasen G.D.

Mesazhet shkëmbeheshin ndërkohë që Salianji ndodhej në parlament.

Lajmi, me përjashtim të pak portaleve, nga pothuajse pjesa më e madhe e mediave online nuk është botuar fare.

Si justifikim kanë nxjerrë se mesazhet e Salianjit me shtetasen G.D janë një çështje personale dhe publikimi i tyre shkel privatësinë.

Këta që publikojnë çdo fantazi seksuale të Sali Berishës, që s’lënë histori erotike të njerëzve anonimë pa nxjerrë në gazeta, nga ata që iu bën “gjyqin” Eni Çobani, që publikuan madje edhe mesazhet personale të një avokati me një femër, thjesht pse ishte kandidat për Avokat të Popullit, këtë radhë vendosën të “respektojnë” privatësinë.

Këta që nuk patën asnjë mëshirë për atë vajzën e re nga Fieri që u vra barbarisht nga një i marrë dhe publikuan çdo mesazh dhe histori të mundshme, madje bënin edhe lidhje live nga varrimi i saj, në këtë rast u treguan “njerëzorë” me “fatkeqësinë” e Salianjit.

A thua deputeti Ervin Salianji ishte duke shkëmbyer mesazhe erotike me shtetasen G.D në shtratin e tij, dhe jo mu në mes të parlamentit, aty ku paguhet me taksat e shqiptarëve për të përfaqësuar interesat e qytetarëve.

Në një rast të tillë të ngjashëm në Angli, një deputet jo vetëm që u masakrua nga media pse shkëmbente mesazhe intime në parlament, por edhe u shkarkua nga partia e tij.

Në Shqipëri ndërkohë, çuditërisht, mediat kryesore përpiqen që ta fshehin, me justifikimin se u cënoka privatësia e deputetit, ndërsa vetë personazhi në fjalë nuk denjon të japë një sqarim, të paktën për ata që e kanë votuar.

Sa për Bashën, as që nuk pret njeri sqarime.

Ai e ka mendjen si t’iu mbushë mendjen atyre dy kandidateve të Beratit, që t’i lënë vendin e deputetes, Astrit Veliajt.

13 komente në “Heshtja që shurdhon për bisedën erotike Salianji-G.D dhe një debat mbi privatësinë”

  1. apapapa says:

    A ka ndonje standart etike ne Parlamentin Shqiptar? A ka ndonje rregullore per kete? E kuptoj qe shumica aty jane kurvare dhe klasit te pare (nga te gjitha krahet politike), por kur gjerat behen publike, kur ne mes te Parlamentit, diten me Diell, keta maskarenj qe paguhen me djeresen e popullit dalin duke bere pislliqe te tilla, a ka valle ndonje detyrim Parlamenti te marri mase ndaj tyre? Si mund te heshti parlamenti kur ne mes tyre ndodh nje gje e tille?

  2. Ytttt says:

    Esht super kurv prandaj e kan mar me rradh te gjit sal lul e co….dhe po te mbajn qendrim fillon flet kurva…

  3. ???? says:

    KENI DËGJUAR KUR THONË, E STËRTHONË, QË
    RAMA KA BLERË MEDIAT ?! ?
    KUPTONI TANI ,QË SIKURSE PROKURORINË, GJYKATAT ,ELEMENTË DREJTUES TË SHOQËRISË CIVILE , EDHE MEDIAT , I KA BERISHA QË MOSQOFTË!!
    S’FLASIN PËR EROSIN NË PD.
    GAZETARËT QË S’FOLĒN, O JANË PEDERAST( më falni )
    PD-ist, OSE JANË PD-ist, TË BLERË,
    NGA NUEL KALAJ ?? 7 -milion EURO KESH !! HEJ !!???????????????????

  4. Devolliu says:

    Pergjimet I ka sajuar nje gazetare e nje reviste ekonomike ne Shqiperi.

    1. keshtu ndodh says:

      O devolli, po pse je kaq idiot, po ne shikuam celularet e Sali2 dhe Grida1 me video se çfare thoshnin, pastaj si mendon ti se ne s’kemi sy e ti shikojme nga shkojne? S’ka ferra ne parlament se po te kishte ferra do u ishte bere bytha gjak nga gjembat, sidomos Grides. Ai burri saj paska qene i mire se nuk ndihet fare, thote i shoqi Rudines2. Ndersa ca si ti ankohen se u eshte cenuar privacia, sikur parlamenti dhe deputetelleku qenka per dashuri e kurveri. Keni ngaterruar deren, ej, parlamenti nuk eshte per ato pune, kur te dilni perjashta beni si te doni, ne dashi shkerdhehuni, ne dashi xhvishuni lakuriq.

  5. Tonini says:

    Lulezim Basha, eshte ne linjen e vet, ne linjen e shkatrrimit te PD-se sii mision. Ai e dinte mire kush ky Salianusi dhe partnerja e tij G.D. Ne se e cajn koken per PD-ne qofte Berisha qofte Basha, urgjentisht duhej mbledhur grupi parlamentar i PD-se me dyer te mbyllura, te diskutohej dhe te merreshin pergjegjesite.
    Keto punet e mungeses se moralit, PD-ja nuk e ka patur problem. E kan si buke e djathe. Turp i madh te shihje deputetin tek masturbonte me celular, u ulur ne karrike, duke i shkruar nje prostitute me inicialet G,D. ne nje kohe qe Kuvendi institucioni me i rendesishem i Vendit zhvillonte punimet. Ja keta palaco mbajme neve si popull me buke dhe keta vagabondet e PD-se me Lulezimen ne krye cirren per varferine.
    Po te jete per te majten , behet mire qe nuk merret PD-ja me kete pune. Ky eshte nje bumerang teper i rende per PD-ne dhe shume pike per maxhorancen.
    Zgjedhjet po vijne.

  6. syri says:

    SI PO LUAJN MJESHTRAT ME POPULLIN .Kur sali ………shkruan dicka per ministrat e qeveris aktuale del nje artikull tjeter per pjestaret e pd kjo loje mjeshtrash ve gjithmon ne loje popullin ,beni qef mjeshtra luani topin ne fushe se keni nje tifozeri qe ua ka zili gjith bota ,fati esht me ju qe keni kte popull……………………………………….

  7. Arbeni says:

    Bënë mirë ,që u a nxorrën bojën!!
    I njifnim, pir njihini dhe ju!???

  8. Arsi says:

    Si nuk zhduken nga faqja e dheut kta dy baxhellat e PD ..kan fytyr te futen ne kuvend e te dalin ne rrug?? O zgjebe te ndyra qerrohuni se ndyt gjith vendin.

  9. USA says:

    PO TE KISHTE NDODHUR TE PS. ZHEJ DHE FEVZIU DO KISHIN BERE NJE EMISION PO TANI ME QE U DHIMBESEN KETA TE DY (se dhe ATA vete si keta Jan )LE TE BEJN NJE EMISJON PER KURVAT QE KAN NE SHTEPI SE NA HIQEN SI NJEZ PUBLIK QE NE FAKT JAN PLERAT E KETI VENDI ME ROBQIR NUK BEHET FAR E KEQE DO TU DALIN EDHE KETYRE DO SHIKONI

  10. Izeti says:

    E vetmja arsye qe me ben qe Grida nuk munde te shkoje.me kete monster eshte menyra si e shef dhe e ferkon peshkun ku I kullojne syte dhe goja ketij monstre nga Moglica,,,,,,,,

  11. 4LB35T says:

    Hahaha me ktë Grida krruan dhëmbët..

  12. Jimi says:

    O Sallam! Po te iku dem gjith ai peshk!?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje