Ikja e turpshme e një kryeprokurori…

13 Shkurt 2018, 12:26Blog TEMA

Nga Përparim Kabo

Para do kohësh unë ju shkruajta dhe ju kërkova si qytetar që të vepronit kundër atyre gjyqtarëve që në pak vite kishin vënë një pasuri rreth 40 milion euro.

Madje ju thash: Bëheni zoti Llalla që të mos e humbisni të drejtën që të shihni në sy fëmijët e tu.

Iu drejtova më shumë shqiptarizmës se sa detyrës suaj funksionale.

Në fund unë e mbyllja: Pres me durim. Dhe prita.

Dhe ja dje ju hytë dhe dolët nga një derë institucionale që do të duhej të ishte dera e nderit, por në fakt rezultoi fatalisht për ju si dera e turpit.

Ike Adriatik Llalla si një person që nuk bëtë asgjë kundër krimit dhe korrupisonit…

Të kujtohen besoj daljet e tua televizive në emisionet e gazetarit Sokol Balla…

Që nga dalja e parë dhe deri te e fundit se si në një digresion pafuqie ju iu larguat premtimeve që i bëtë publikut dhe atdheut se do të ndihmonit për përshpejtimin e procesit të integrimit në BE.

Ju më shumë penguat sepse në një vend ku krimi është pushtet, pushteti drejtësisë është ose bashkëpuntor ose i pafuqishëm.

Në një vend ku krimi shkon deri në pushtetin legjislativ ai vend nuk është Republikë Parlamentare, por është Republika e Krimit Parlamentar.

Në një vend ku sistemi i drejtësisë është i kapur politikisht, i korruptuar, dhe një sistem i mbyllur kooperativ me qëllim jo dhënien e drejtësisë por xhvatjen e qytetarëve, në atë vend nuk ka Rule of Law dhe shtet i të drejtave të njeriut mungon.

Ja pra zoti ishprokuror i përgjithshëm Adriatik Llalla se çfarë latë pas duke mos vepruar dhe duke bashkëpunuar jo me të drejtën dhe faktorët ndërkombëtar që më shumë se një herë ju kërkuan të vepronit, pritën dhe duruan shumë…

Ju ikni tani me turp, i dështuar dhe besoj i gatshëm për tu përballur me drejtësinë sepse ju e dini që edhe mosveprimi ndëshkohet po një soj si veprimi i paligjshëm.

Fatkeqësia më e madhe është kur në jetë nga maja shkon në fund, ju e keni këtë fat që e gatuat vetë.! Historia institucionale do të shkruaj “Ikja e turpshme e një kryeprokurori…”

8 komente në “Ikja e turpshme e një kryeprokurori…”

  1. Loni says:

    Zoti Kabo,
    Llallen dhe (mos)bemat e tij i dinim te gjithe.
    Pse nuk shkruani asnje fjale per “bosset” politike te Llalles: Kryemadhi, me prapavije Meten, basha, Berisha etj.,
    qe para pak ditesh ulerinin per mosheqjen e Prokurorit te Pergjithshem …
    Loni

  2. Llalla says:

    As nuk u vura vete as nuk hika vete.

    1. Dyrrahu says:

      Vertet ashtu eshte. Te vuri Saliu, te hoqi ligjiLlalla po ik nga drejtesia, por drejtesia nuk do ike nga ai. Do ta ndjek deri ne qindarken e fundit.

  3. Kombi says:

    PER LLALLEN NUK MJAFTON VETEM HIKJA E TURPESHME DHE E KONFIRMUAR KORRUPTIVE . LLALLA DUHET TI NENSHTROHET WETINGUT , PASI PD PROTESTOJ PER KETE PALO PROKUROR .

  4. 1255 says:

    I nderuar Zoti Profesor,
    I lexoj me kenaqesi shkrimet Tuaja. Eshte fiks nje ikje e turpshme e prokurorit. Por me fal, prisnit me shume ju. E kush eshte Adriatiku more zoteri. Njeriu duhet te jete fisnik te beje ato qe mendoni ju. Ai nuk eshte. Njeriu o eshte o nuk eshte me zor nuk behet, jo prokuror ta vesh po ne vend te Elizabetes se Anglise ai prap po ai ngelet. Nje fjale e urte thote: pisi nuk behet fis, bari nuk behet lis. Mesazhin ua dhashe.

  5. lavdosh says:

    Profesor,
    Ti flet pak, por gjithmone sakte.
    Fakti qe ish Krye Prokurori i Pergjithshem mundohet qe me artifica ligjore ti iki verifikimit te figures se tij, tregon me shume se cdo gje tjeter per nivelin e (Pa) Drejtesise ne Shqiperi. Po ti shtosh edhe anetaret e Gjykates Kushtetuese dhe te Larte qe kane dhene doreheqjen per te shmangur Vettingun te krijohet nje ide e qarte se cfare kane bere “Plepistat” dhe kamikazet e Berishes, Metes, Nanos, Bashes dhe politikaneve te tjere

  6. qqqqq says:

    Profesor!
    Respekte per sa shkruan….
    Por nje gje me vjen keq qe nuk e shkruani!
    Ju mendoni se ai ka ikur i turperuar ???????????
    Jo profesor i dashur!
    AI MUK E DIN SE CFARE ESHTE T U R P I !!!!!!!
    Nuk ia ka mesuar familja kete gje.
    Ai nuk e njeh TURPIN!
    Ai njeh vetem lavdine qe ia dhuruan dhe PARATE E KRIMIT!
    Respekte profesor!

  7. h says:

    Paska akoma njerez optimiste ne shqiperi qe i kerkojne
    kryehajdutit te zbuloje hajdutet !!!
    Nje njeri me parime si llalla nuk mund te tradhetoje kategorine e vet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje