INTERVISTA, Patozi: Çfarë nuk po bën opozita që të krijojë diferencën me qeverinë dhe pse asnjë fitore nuk vjen duke pritur

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, në një intervistë në “ABC News”, ka kritikuar ashpër kreun e PD-së, Lulzim Bashën, duke thënë se është i paaftë të ngrejë kauza për rrëzimin e sistemit.

Patozi shprehet se Basha nuk e dëshiron rrëzimi e sistemit aktual pasi kërkon që përmes këtij sistemi t’i vijë rradha dhe të bëjë po të njëtat gjëra.

“Duhet një shumatore kauzash që të krijojë bindjen që opozita është ndryshe nga qeveria. Për opozitën askush ende nuk mendon që është gjëja e duhur apo shpresa, ky është difekti më i madh që ka Lulzim Basha.

Njerëzit e provojnë nën lëkurë. Ti duhet ta faktosh me gjeste dhe prova që ti je i ndryshëm. Ne jemi në këtë pikë sot prandaj nuk ka asnjë avantazh qoftë edhe të lehtë opozita në raport me qeverinë, edhe pse arsyet janë të shumta. Lulzim Basha nuk e bën dot këtë.

Sepse Lulzim Basha duhet të ngrejë një furtunë që të godasë sistemin, por ai nuk është i përgatitur për këtë, sepse ai po pret te ferra. Ai nuk do një sistem tjetër, por do që përmes këtij sistemi të bëjë të njëjtën gjë.

Ai nuk i ka këto kauza. Duhet t’i ketë së brendshmi, t’i ndjejë. Unë druaj shumë që situata për PD do të vijë duke u përkeqësuar”- shprehet Patozi.

Më poshtë po sjellim intervistën e plotë të Patozit ku mes të tjerash flet për zhvillimet politike në vend, vetingun, reformë në drejtësi, çelja e negociatave si dhe zhvillimet në Partinë Demokratike. (TemA)

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn
REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “INTERVISTA, Patozi: Çfarë nuk po bën opozita që të krijojë diferencën me qeverinë dhe pse asnjë fitore nuk vjen duke pritur”

  1. Albani says:

    Z. Patozi, PD nuk ka kohe te merret me opozite, se tani po merren me Ervinin dhe Griden. Duan te gjejne shkakun e vertete perse Grida tradhetoi saleh Berishen, dhe ka filluar te shkoje me Ervin Salianjin.

    Kjo eshte ceshtja perse PD-ja nuk merret me opozite, por me leshin e Grides.

  2. Syri says:

    HEJ , PATOZO!! GRIDA ME SALINJANIN???!!
    TË KISHTE RËNË GJË NË SY TY?? MUA JO ?!
    SA TË POSHTËR. SEKRETAXHI TË MËDHENJ!
    POR , VIVA -LAMORE ❤️❤️❤️❤️❤️❤️❤️❤️

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *