Skandali CEZ/ Pas Shkëlzen Berishës, prokuroria “ultimatum” policisë: Shoqërojeni me forcë Nue Kalajn

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn

Prokurorët që po hulumtojnë rreth dosjes CEZ, kanë kërkuar nga Policia e Shtetit që të gjej Nuel Kalajn, personin e përfolur si negociator i privatizimit të OSHE-së nga CEZ gjatë qeverisë “Berisha”.

I akuzuar dhe faktuar si sekser i Shkëlzen Berishës,  Kalaj nuk i është përgjigjur dy fletë-thirrjeve të dërguara në adresë të tij në Tiranë.

Në këto kushte, organi i akuzës ka kërkuar shoqërimi i tij të detyruar për t’u përgjigjur para drejtësisë.

Kalaj prej disa kohësh rezulton se është jashtë shtetit ndërsa ndihmë për shoqërimin e tij  është kërkuar edhe nga autoritetet kosovare.

Deri më tani kanë dëshmuar Shkëlzen Berisha dhe ish-ministri energjitikës Genc Ruli si persona të implikuar në supergrabitjen prej 450 milionë euro. (TemA)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn
REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “Skandali CEZ/ Pas Shkëlzen Berishës, prokuroria “ultimatum” policisë: Shoqërojeni me forcë Nue Kalajn”

  1. sb says:

    Po kur ta gjejne vecse…………mund ta sjellin me force 😉

  2. undefined says:

    10 vjet pagese 4 – fishin e çmimit te energjise fale ketyre.

  3. undefined says:

    Njeri me i shemtuar se tjetri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *