Turqia do t’u japë shtetësinë të gjithë pjesëtarëve të dinastisë otomane

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn

Ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu, tha dy ditë më parë se të gjithë anëtarëve të jashtëm të dinastisë otomane do t’u jetep shtetësia turke.

Deklarata e bërë në një takim në Stamboll erdhi një ditë pasi u mbajtën ceremonitë përkujtimore për 100-vjetorin e vdekjes së sulltanit Abdulhamid II.

“Do t’u japim shtetësinë turke të gjithë atyre që nuk e kanë. Do të merrem personalisht me këtë gjë, në përputhje me vendimet e kabinetit”, tha ai.

Çavuşoğlu tha se u ka kërkuar misioneve diplomatike nëpër botë, që nëse njohin pjesëtarë të dinastisë otomane, të interesohen dhe të mbajnë kontakte me ta, një porosi kjo e presidentit Erdogan.

Interesi për sulltanin Abdülhamid II, i cili mbretëroi në vitet 1876-1908, është rritur vitet e fundit për shkak të serialeve televizive.

Një i tillë, me titullin “Payitaht Abdülhamit” në televizionin shtetëror TRT tregon vitet e fundit të sulltanit në fron.

“Është e rëndësishme të ketë një konsensus mes Republikës së Turqisë dhe Perandorisë Otomane”, tha kreu i diplomacisë turke.

Në një deklaratë të 3 ditëve më parë, presidenti turk tha se republika është “vijim i Perandorisë Otomane”. (TemA TV)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn
REMOTE_ADDR:[]

8 komente në “Turqia do t’u japë shtetësinë të gjithë pjesëtarëve të dinastisë otomane”

  1. undefined sunitus says:

    Bujrum , byrazere…

  2. sulltan simitja says:

    Filloi filmi …….. tani te gjithe spermat jeniçere keni rastin te tregoni besnikerine tuaj per sulltanin Erdogan !!!!! Baba po ju therret “femije” te dashur !!!! Do formojme vilajetet si dikur ….. ne perandorine ottomane !!!

  3. O.Pamuk: muslimonet shqipfoles jane identiteti i Turqise ne Shqiperi , Evrope e me gjere..........'' says:

    inshalla,inshalla ,gjithe beqiret sunitoshqipfoles tashme edhe de facto turq me qitap……………

    1. Andrea says:

      E ka fjalen per ty o aziatik.

  4. arti says:

    Po u therret vellai i madhe pergjigjuni turqe.

  5. the punisher says:

    Lajm per shurrtoret e Janulles. Artikullshkruesi ka harruar te shtoje se kush do te behet turk, perfiton pension 5 euro me te larte se ai qe paguan gerrku. O burra nga Hasan ne Jorgo, prape ne Hasan.

  6. Stela says:

    Skandal i madh une paguaj mos te marr nenshtetsi anadollake

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *