Mbyllet ndeshja Juventus-Tottenham me rezultatin 2-2. Të gjithë golat dhe rastet e ndeshjes me VIDEO

13 Shkurt 2018, 22:17Sociale TEMA

Do të luhen mbrëmjen e sotme ndeshjet e fazës së 1/16 të “Uefa Champions League”.

Sfida më e fortë e mbrëmjes së sotme do të jetë ajo që do luhet në “Juventus Stadium”, mes Juventusit dhe Tottenhamit.

Një takim që pritet të dhurojë mjaft emocione pasi që të dyja skuadrat do të kërkojnë që të kualifikohen për në raundin tjetër.

Më poshtë do të keni mundësi të ndiqni me Video të gjitha rastet më të mira të kësaj sfide.

Formacionet zyrtare.

Juventus: Buffon; De Sciglio, Benatia, Chiellini, Alex Sandro; Khedira, Pjanic; Douglas Costa, Bernardeschi, Mandzukic; Higuain.

Tottenham: Lloris; Aurier, Sanchez, Vertonghen, Davies; Dier, Dembélé; Eriksen, Alli, Lamela; Kane.

GOL! Super Eriksen që barazon rezultatin në “Juventus Stadium” duke shënuar një gol mjaft të bukur me anë të një goditje dënimi

Minuta 56′, Bernardeschi krijon rastin e parë të rrezikshëm në pjesë të dytë, por gjuajtja e tij devijohet nga Lloris

Higuain humbet rastin më të artë për të shënuar golin e tretë, por kësaj rradhe gaboi nga pika e bardhë e penalltisë duke goditur tranversën

GOL! Harry Kane shkurton rezultatin pas një asisi perfekt të Delle Alli dhe i vetëm përballë Buffon e dërgon topin në fund të rrjetës

Minuta 29′, Kundërpërgjigjet Juventusi me një kundërsulm të frikshëm por Higuan nuk tregohet i saktë në momentin final

Minuta 25′, Rast i artë për Tottenhamin për të shkurtuar rezultatin me Kane që godet me kokë, por ndalet mrekullisht nga Buffon

GOL! Të papërmbajtshëm bardhezinjtë që shënojnë golin e dytë brenda 8 minutave me të njëjtin autor Gonzalo Higuan që shënoi nga pika e bardhë e 11-metërshit

GOL! Spektakolar Juventusi që në startin e ndeshjes duke kaluar në epërsi me anë të Higuain që shënon një gol mjaft të bukur

Ekzekutohet himni i “Champions League”, spektakolare atmosfera në “Juventus Stadium”. Nis sfida Juventus-Tottenham

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje