VIDEO: Hyri në skanimin e çantave, për të siguruar që kuleta e saj nuk është vjedhur

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn

Punonjësit e sigurimit në një stacion trenash në Guangdong të Kinës, janë habitur kur në ekranin e makinës për skanim, panë siluetën e një gruaje

Ajo ishte ulur në gjunjë në shiritin lëvizës, që të jetë pranë çantës së saj, nga frika se mund t’ia vjedhin.

Kamerat e sigurisë, kanë filmuar atë teksa është ngjitur dhe në momentin kur doli së bashku me bagazhet tjera.

Veprimi i saj fillimisht është menduar të jetë ndonjë lojë, por ajo ka insistuar se kishte gjëra shumë të çmueshme dhe nuk guxonte t’i mbante larg.

Imazhet e jashtëzakonshme tregojnë pasagjeren femër, e veshur me këpucë me taka të lartë, u gjunjëzua në brezin transportues pas gjërave të saj pasi ata kalonin kontrollin.

Incidenti ndodhi pasi miliona kinezë mbushin çantat e tyre për të shkuar në shtëpi ose për tu larguar në qytete të ndryshme, pasi më 16 shkurt ata festojnë Vitin e Ri e Hënor.

Janë rreth 390 milion njerëz që pritet të udhëtojnë me tren në një periudhë 40-ditore.

Rreth 2.98 miliardë udhëtimesh do të bëhen me tren, autobus dhe me avion, gjatë sezonit të festave epike nga 1.4 miliardë qytetarë kinezë sipas Stacionit televiziv qendror të Kinës. (TemA TV)

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *