Zhbllokohet “Veliera” në Durrës, gjykata i hap rrugë rinisjes së punimeve

13 Shkurt 2018, 15:16Sociale TEMA

Gjykata Administrative në Durrës ka vendosur  që të rifillojnë punimet për ndërtimin e nënkalimit te Veliera, por do të ndalohet ndërtimi vetëm në zonën A.

Ky vendim ka lënë të pakënaqur Shoqërinë Civile, të cilët nëpërmjet avokatit të tyre kanë deklaruar se do ta apelojnë vendimin.

Avokatja e Shoqërisë Civile, Mirela Jorgo u shpreh se “nuk jemi as vetë të qartë, nëse është fitore apo humbje, pasi është një vendim enigmatik dhe këtë vendim ne do ta çojmë në Apel. Padia e Shoqërisë Civile është pranuar pjesërisht, pasi nuk është marrë asnjë vendim në lidhje me ndërtuesit, të cilët kanë ndërtuar në një zonë arkeologjike”.

Ky vendim u mor sot pas 13 seancash gjyqësore të zhvilluara për Velierën. (TemA)

4 komente në “Zhbllokohet “Veliera” në Durrës, gjykata i hap rrugë rinisjes së punimeve”

  1. Durrsaku says:

    ?????????????????
    Do ishte përfunduar këtë verë .
    Do ta shijonim, por kur ke të bësh me maskarrenj,
    qê bëjnë sikur u dhemb trashëgimia , kjo të gjen ,!
    TENTAKULAT BERISHJANO- MAFJOZO _MEDIOKRE!
    ???????PD????????PD??

  2. Tr says:

    URRRAAAAAA , SR NGELI DURRESI ME GERMADHA .

  3. Zigur Qarri says:

    Po sikur të mos bënin sikur u dhëmb trashëgimia,por tu dhimbsej vërtetë,si i bëhet halli?!
    Per pozicionin qe ka Durresi,nuk behet kurre Qytet me infrastukture moderne(sidomos
    ne zonen e vjeter),prandaj ato qe gjenden ne nentoken e saj jan pasuria e vertete per turizmin
    dhe jo bregdeti,qe me ate ndotje dhe katrahure ndertimesh,jo te huajt,por edhe shqiptaret
    jasht territorit te Shtetit ame,kan filluar ta braktisin.

  4. kasem gahinji says:

    o burra,protestuesit profesioniste sazanguriste kalaiste ne proteste te torra.vec mos harroni ti fusni ndonje kafe tek torra se do ju duket vetja si ne kohen kur u ndertua,sic ka qene atehere,se per mejhane e ndertuan te paret.pastaj dilni dhe shijoni ndertimet mbi mure tek porta e amfiteatrit.bukuri e ralle.apo per keto nuk protestoni ju se jane leje te nenes pd.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje