Betejat e rreme, që “i ka qejf” qeveria!

14 Shkurt 2018, 20:55Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Ka dy beteja të rreme, të cilat kryeministri Edi Rama duket se mezi i ka pritur. Rebelimi i pedagogëve për mungesën e rrogave, dhe rebelimi i aktorëve për godinën e Teatrit dhe ligjin e ri të arteve. I pari është një problem real social i pedagogëve, që rrjedh nga papërgjegjësia e menaxhimit të Universitetit publik dhe probleme burokratike të dikastereve përgjegjëse të Ministrisë së Financës dhe asaj të Arsimit për aktet nënligjore që rregullojnë reformën e re arsimore. Në thelb, është problem i paaftësisë së qeverisjes, si asaj qëndrore, dhe asaj universitare.

Por beteja që u ngjiz dhe u tentua të fryhej, u ngrit si betejë politike, si shantazh ndaj Universitetit dhe lirisë akademike, dhe mbi të gjitha, si diçka e qëllimshme që qeveria po ja bënte Universitetit publik, në favor të universiteteve private.

Është kjo arsyeja që sot Edi Rama shkoi serbes mes tyre për të fituar betejën fallco me ta, ndërkohë që beteja e vërtetë, që është jo politike dhe ka të bëjë me problemet e qeverisjes së tij, me vonesat e akteve nënligjore dhe padyshim, paaftësinë shembullore të Universitetit të Tiranës. Është kjo arsyeja që kur shikoje debatin e tij me pedagogët e Universitetit sot, e kuptoje se problemi real është goxha i madh, por nuk është ai që u shfaq në publik.

Dhe është kjo arsyeja përse kryeministri shkon serbes mes tyre e debaton, duke i nxjerrë ata më keq se veten.

I njëjti problem qëndron dhe me betejën plot patetizëm dhe protagonizëm aktorësh në lidhje me godinën e Teatrit. Vëmendja ndaj betejës së aktorëve deri tani është tërhequr nga fjalimi i Robert Ndrenikës dhe monologu i Bujar Asqeriut, që lidhen me godinën e Teatrit. Të dy këta janë padiskutim yjet e skenës së Teatrit të mbetur shqiptar. Por në çdo vend të botës, betejat e mëdha të aktorëve nuk janë për muret e teatrove, edhe pse ato kanë historinë e tyre. Aktorët e  mëdhenj kanë bërë ose beteja për lirinë dhe censurën, ose beteja për impaktin e artit të tyre në shoqëri. Vetëm tek ne, ka një dispropocion nga beteja që duhet të bëjnë për ligjin e arteve dhe lirinë e tregut të kinematografisë e teatrit, në raport me betejat që bëhen për sallën e Teatrit.  Në gjithë këtë debat, kulmi i emocioneve të publikut është arritur kur disa aktorë kanë thënë se të vdekur ikin nga ajo sallë.

E vërteta është se në historinë e ndërtimit të teatrit të ri ka plot vend për debat, nëse ai duhet të jetë një godinë më vete dhe e bukur, apo pjesë e një kompleksi ndërtimesh, por ky është debat urbanistik dhe politik, ku askush nuk dyshon dhe favorizime klienteliste, por jo kryedebat aktorësh.

Në historinë e Teatrit tonë kombëtar, këto 27 vjet, është qesharake që kemi vetëm sherre për godinën dhe debate se kush e ka dhënë bingon “Ylli” në teatër, Sali Kelmendi, apo Brojka, dhe pse Rama nuk e mbylli vitin e parë, por vitin e dytë.

Historia e palavdishme e Teatrit tonë kombëtar këto 27 vjet, është padyshim dhe problem politik, por mbi të gjitha është problem artistik. Për fatin tonë të keq, ne kemi aktorë të mirë, por nuk kemi Teatër, ashtu siç nuk kemi kinematografi dhe letërsi të mirë.

Këto 27 vite nuk kemi asnjë dramë, asnjë komedi, asnjë film dhe asnjë vepër letrare, që të lërë gjurmë në kohën tonë, dhe t’i qëndrojë të ardhmes. Kemi mediokritete kulturore, që nuk shikohen dy herë, dhe kemi aktorë që tani janë mbi nivelin e krijimtarisë së ditës. Rebelimi i tyre real, duhet të jetë beteja për të prodhuar art, qoftë dhe art të angazhuar kundër pushtetit, pasi ne jemi ndoshta i vetmi vend që kemi më shumë drama dhe komedi në jetën tonë të përditshme, se sa në skenën e Teatrit, në ekranin e filmit apo faqet e librave që shkruajmë.

Varfërimi artistik i Shqipërisë së 27 viteve, është një statistikë e fshehur, që na bën të gjithëve me turp, dhe që është në dispropocion me pasurimin e shqiptarëve dhe shoqërisë shqiptare.

Unë i kuptoj artistët e mërzitur, të revoltuar, bile të skandalizuar nga pozitat ku kanë përfunduar, pasi ata nuk kanë më pushtetin e fjalës në vend, siç e kanë pasur dikur. Në vend të tyre, në ekrane dalin përnatë njerëz mediokër të politikës, kokëboshë të gazetarisë dhe emisione populiste bazuar mbi perversitete, apo lojëra banale. Audienca e ekraneve sot lëviz mes Luanës, Eni Çobanit, Çanit apo Ermalit, dhe e kuptoj pse ata ndjehen të flakur nga gjithë palët. E kuptoj që kinematografinë e kanë zëvendësuar telenovelat turke dhe mbi të gjitha,  artin e kanë zëvendësuar poetët e Facebookut. Kjo është vërtet revoltuese për aktorët që kanë pasur pushtetin kryesor të fjalës në vend, kur atë pushtet e diktonte politika. Por ajo nuk ua kthen dot më. E ka të ndaluar. Ndaj revolta do adresë.

Aktorët tanë janë vërtet më të mirët e asaj që ka ngel nga gërmadhat e artit të realizmit socialist në Shqipëri, por ata nuk e kanë problemin që po u ndërrojnë skenën e teatrit, por se nuk kanë lëndë të parë për të qenë yjet e ekraneve tona siç e meritojnë. Ata nuk kanë as vepra, as publik. Kanë vetëm teatër dhe zihen për godinën.

Ne i kemi vrarë ata si shoqëri, si pushtet, si politikë, si opinion publik, pasi jo vetëm që i kemi kthyer në të padobishëm, por i kemi zëvendësuar me ushqime të tjera që plotësojnë oreksin tonë banal për artin, kulturën, letërsinë dhe ekranin. Ata janë vërtet në hall dhe meritojnë të jenë përditë në protesta, por nuk ua ka fajin skena e teatrit, që ua ndryshojnë, se nuk ua heq ajo frymëzimin. Problemi i tyre është se shoqëria jonë nuk frymëzohet më prej produktit të tyre, jo për faj të tyre, por për faj të gjithë ne të tjerëve që kemi ndryshuar veten dhe shoqërinë, duke i kthyer ata në rudiment.

Ata janë sot të mllefosur nga mungesa e publikut më shumë se nga vëmendja e qeverisë, dhe kjo është beteja e tyre reale. Por në betejën ku duan të futen me qeverinë, ka pak argumente kulturore dhe shumë marifete urbanistike, nga e cila qeveria mund të dalë e bërë pis, por ata nuk dalin kurrë të fituar. Ata duhet të bëjnë betejën e tyre për të krijuar një treg të Teatrit, dhe të rifitojnë publikun, duke ja hequr nga duart mediokrëve dhe injorantëve, që kanë mbushur boshllëkun e tyre. Dhe këtë nuk mund t’ua bëjë dot qeveria me VKM. Këtë duhet ta bëjnë vetë duke u përballur edhe me qeverinë. Duke bërë një art të vërtetë që trondit shoqërinë, si artistë që kanë pronë publikun, jo kafenenë afër Teatrit. Se për këtë të dytën, qeveria është gati të bëjë dialog gjithë jetën!

20 komente në “Betejat e rreme, që “i ka qejf” qeveria!”

  1. Kombi says:

    SHUME TE HABITESHME KSHIN KERKESAT E AKTOREVE , DONIN KUSHTE SHUME TE MIRA , POR NUK PRANONIN TE LARGOHESHIN NGA I VJETRI . ATA JANE ME SHUME TE DASHURUAR ME NDERTESEN E VJETER , SE SA ME ARTIN .
    JA KUSH JANE ARTISTET TANE , DISA IDIOT NOSTALGJIK .

  2. Vjosani says:

    E vertete! Kur nuk ben dot teater per publikun, ben komedi per godinat, duhet shembur s’duhet shembur. Ne fakt te shemburit jane ata qe nuk kane lene ne 27 vjet nje veper te denje pas. Me thuani nje drame shqiptare? Nje te vetme qe mund ta rishohesh me emocion, ose qe u ka mbetur ne mend? Ose se paku nje film? Nje te vetem. Nderkohe qe vetem per filmin keto 20 vjet jane harxhur prej taksave te shtetit plot ( fiks po ta doni) 25 milion euro…a

    1. armand says:

      Po’ vras mendjen per ndonje drame o komedi dhe e vetmja qe me kujtohet ……..”Pallati 176″.
      Ups , kane kaluar nja 35 vite.
      27 vite erresire totale dhe kane kurajo te ngrene zerin per te drejta qe edhe mund tu takojne por qe absolutisht si meritojne.

  3. Luna says:

    Artin ne Shqiperi e bejne ca karnavale si Ermali qe duket sikur kakaris dhe niveli eshte shume I dobet megjithese I ka kopjuar ato qe ben apo Cani e plot te tjere Si duket i jane pershtatur dhe nivelit qe kemi ne si popull

  4. MATO says:

    OR TI , TË LUMTË PENA!
    NA I DI HALLET ,NGA BRËNA! ????

  5. Politika eshte organizim dhe administrim says:

    Vetem ne analizat e shqiptareve paaftesia administruese e qeverise nuk eshte problem politik. Vete autori e pranon se ka papergjegjedi dhe paaftesi jo nga nje por dy ministri. Por ky nuk na qenka problem politik.
    Por politika nuk eshte gje tjeter perveç organizimit dhe ÀDMINISTRIMIT te shtetit dhe drejtimit te jetes publike. Po si duket ata politikane qe ka njohur Baze ne Tirane jane vetem matrapaze qe nuk marrin vesh as nga administrimi e as nga shteti.
    Dhe qeveria Rama ketu eshte treguar e paafte dhe neglizhente, me mendjelehtesine e vet ndaj Universitetit publik.
    Kurse çeshtja e Teatrit nuk eshte aspak urbanistike. Por politike e paster. Pasi denoncon hapur sjelljen dhe mendesine qeveritare ndaj kultures. Ne çdo kryeqytet te botes se qyteteruar Teatri edhte ne qender te qytetit. Eshte pjese e identitetit te tij. Nuk degdiset ne periferi. Nuk shperngulet.
    Kur u dogj Teatri i Venecias apo ai i Barit para disa vitesh u perjetua si tragjedi kombetare. Asnje nuk tha “Nuk ka gje, se do e ndertojme ne nje vend tjeter” Por i rindertuan nga e para mevte njejtin stil, arkitekture, planimetri dhe materiale si origjinali. E me kete krenohen
    Po Mero Baze duhet te pyese dhe Tamen e ate ministren Derdimene si ka mundesi qe sot Tirana eshte i vetmi kryeqytet ne Evrope ku nuk funksionon Biblioteka Kombetare. E cila pas djegues se nje fobdi te paperfillshem librash ka dy vjet qe ka mbyllur dyert dhe nuk u sherben qytetareve. As ka gjasa te hapet deri ne vitin 2020 prej paaftesise krereve te kultures dhe politikaneve. Po ndonese eshte e mbyllur pagat qtyre ua japin ne rregull ndonese nuk bejne asnje sherbim per publikun

  6. kujtesa says:

    Tamam zoti Mero!
    Kjo eshte e verteta. Sherri per godinen eshte me “gjasme”. Ata nuk kane materjal per te luajtur ne skene dhe tani gjejne “skenen e rruges” per te bere sikur i dhemb teatri. Ai teater qe po keta kane vite dhe thone se nuk ka kushte,eshte i vjeter,duam tempull e lloj lloj kerkesash. Tani qe po behet i riu,nuk e duan se na qenka larg nga qendra dhe bertasin e duan te dine nese aty do behet nje kulle apo jo.
    Po dhe sikur te behet kulle aty,cfare problemi ka? Ata do kene vendin e tyre ku do performojne,nuk do jene pa gje. Dhe me te gjitha kushtet,jo me llastik per tu lare por me kushte moderne.
    Mos harrojne qe vetem se duhet te jene te sukseseshem,ndryshe nuk i shkel njeri. Dhe atehere mos ja vene fajin vendit ku jane por vetes se tyre.
    Kolegu i tyre,Gezim Kame,ka vajtur ne fund te Tiranes dhe i mbushet teatri plot.
    Dhe e fundit,gjithe shqiptaret pothuajse,e humben ndermarrjen ku punonin por nuk uleriten si Altin Basha apo Arben Derhemi,qe ne fund te fundit nuk po dinin se cfare thonin e se cfare kerkonin.

  7. Tironsi says:

    E ke qa mero . Me mire se kaq nuk analizohet

  8. Qytetari says:

    Bravo i nderuar zMero Baze, se ja u ke futur ketyre artisteve krahun, kllic sic i themi ne gjuhen popullore, i ke ironizuar e tallur sa ska ku te shkoje. Sa per dijeni keta jane kokrrat e dembelave, se gjithe kohes i kan gjetur gati se ja u pregatisnin regjizoret,e vetem sa shkonin e i fusnin ca prova, e u bene artiste te “medhenj”, keta dembela qe cdo gje e donin gati nga shteti, akoma se kan kuptuar qe eshte ekonomi tregu( o loqe aktore), nuk ja u ka fajin skena, po ja u ka fajin koka, lerini pordhet se nuk ka ngelur godina e Teatrit, te bini theror ju per ate, prandaj shkoni e jepini publikut ate qe ju nderon, se ju vjen sikur edhe aty ne rruge te luani dramat, e jo me ne skenat qe po ju bejne te reja.

  9. Klodi says:

    Exellent !
    i nderuar Zoti Mero, e vleresoj analizen Tuaj, ne te cilen Ju keni shkruar shume te verteta, si te verteta te konstatuara per orientimin e pergjithshem te keq te Aktoreve te Teatrit Kombetar.
    Dhe ne fakt , Orientimi i keq, eshte nje problem madhor, puthuajse i ngjashem per te gjitha institucionet kulturore Kombetare ne tirane si : Teatri Kombetar, teatri Kombetar i Operas dhe Baletit, Orkestra Frymore e Forcave te Armatosura(qe Ju a zgjith hallet Ministria e mbrojtjes), Orkestra Simfonike E Radio televizionit, Universiteti i Artve si dhe Liceu Artistik ” Jordan Misja” Tirane, apo dhe Teatri Kombetar i Kukullave etj.
    Per hir te se vertetes, realisht Qeveria Rama, po rikonstrukton e nderton ambjente te reja per Institucionet Kulturore, Si Liceu Artistik ” Jordan Misja “, apo dhe Rikostruksioni I TKOB-it.
    Dhe normalisht po krijon kushtet per standarte me te mira te mjediseve, te studiove te provave, e gjithashtu edhe p[er shfaqet.
    Por, pervec faktit vleresues te rikonstruksioneve te godinave kulturore e Artistike, ka edhe nje fakt te veshtire te pafalshem per te gjitha qeverite pa dallim deri tani, qofte edhe Qeveria Rama91,2) qe gjithsesi ka meriten per ndryshimin e kesaj situate banale qe e pranojne te gjithe.
    e nderkohe, pse qenkerka kaq e veshtire qe detyrat e institucioneve, si dhe bordet apo stafet Drejtuese te ketyre, te mos marrim modele te Europes, qe keto historirat fshatshe tonat, i ka kaluar me kohe. Ne te gjithe debatet, e aktoreve flitet si ne kohen e shkuar te realizmit socialist. Dhe per keqardhje Edhe Aktoret Artiste te Teatrit Kombetar, si edhe Zoti Rama, njohin dhe nderkohe e kane pasur dhe e kane serish mundesine per t’u konsultuar me eksperte Europiane, se Si Funksionon nje Teater Kombetar, TKOB-je, Orkester Simfonike, Frymore, nje Akademi Artesh, nje shkolle baleti etj.
    Gjithe kete krize marredheniesh, Europa qe neve na pelqen, e ka zgjidhur me kohe.
    Kujtoj, qe vete zoti Rama, ka nxitur dhe mbeshtetur nje projekt te Ministrise Kultures(ne kohen qe Ai ishte Minister), per Trashegimine Kulturore nga e Shkuara ne te ardhmen.
    Ekspertet Europiane qe moren pjese ne ate takim ishin mjaft interesante kur, tregonin per menyrat e menaxhimit, financimit dhe vetefinancimit te institucioneve Kulturore ne Austri(referonte Drejtori i Institutit per menaxhimin e institucioneve kulturore.
    Ata ishin shume te qarte, edhe per kriteret e drejtuesve te institucioneve kulturore, projektet repertoret, financat dhe gjithcka. Sigurisht qe ne mund te mos arrijme te bejme vjenen per 1 vi, ose 2 apo me shume, por mundemi seriozisht te mos humbim kohe e te krijojm lloj , lloj zgjidhjesh dhe ligjesh per art(pa art ndonjehere, ose pa vlere, nderkohe qe sinanet e talllavase bejne namin me deformifin e shijeve kulturore e qytetare te shoqerise Tone.
    Nuk ka pse te behet kaq e veshtire, per sa kohe ne te gjithe perqasjen, politike dhe ekonomike duam t’a kemi si Europa, merrni modelet, dhe perqasini dhe per artin.
    Me respekt per Artistet e vertet te te Gjithe Institucioneve Kulturore, qe bejne dhe mbajne me sakrifica jeten kulturore e qytetare te Shqiperise.

  10. lushi says:

    KAM NDJEKUR AKTIVITETET E TEATRIT POPULLOR QYSH NGA VITI 1960 E DERI NE VITIN 1990 ………
    KAM PARE CFAQJE TEATRALE DHE FILMA SHQIPTARE TE LUAJTUR BUKUR NGA AKTORE TE TALENTUAR TIRANA SHKODRA KORCA ELBASANI FIERI VLORA , GJIROKASTRA ETJ ETJ……
    JANE ME QINDRA AKTORET DHE CFAQJET QE BENE EMER………..
    NGA 1990 E DERI NE DITET E SOTME , KUSH ME THOTE , CILA CFAQJE KA BERE EMER ? CILA? AH , PO , GJOLEKA DJALI I ABAZIT , AJO PO , ISHTE CFAQJE , ISHTE SE PAME ME SY SI I BIEN ME DORE TANI AKTORET TANE…….
    AKTORET TANE NUK KANE KOHE PER PUNE TANI , MERREN ME POLITIKE , TE SIGUROJNE TE ARDHURA TE DYSHIMTA SI GJITHE POLITIKANET…
    SA PARA MORE NGA MONA , O BUJAR , QE NA AKTROVE AQE BUKUR ?
    A E MBANI MEND VARRIMIN E V.MANUSHIT DHE K. ROSHIT , SA I DOBET QE U BE ? U BE I TILLE SE ISHIN SIMPATIZANTE TE PD-se…….
    U GENJENTE SALIU DHE NISHANLLIU ME NJE TENEQE MJESHTER I MADH …….
    U BENE TE GJITHE MJESHTRA TE MEDHENJ DHE JURIDIKSA NE SHQIPERI…..
    GRUSHTI I POPULLIT DUHET TE BJERE MBI JU TU SHKUND DHE PERMENDE , PER TU ZGJUAR NGA GJUMI……..
    RIVENDOSNI DINJITETIN DHE TREGONI VEHTEN SE SI ARTISTA JENI PASURI KOMBETARE……
    NUK E BEN GODINA ARTISTIN , POR E BEN BEN POPULLI KUR SHIKON CFAQJE DINJITOZE…..

    1. lushi says:

      A E MBANI MEND VARRIMIN E V. MANUSHIT DHE K. ROSHIT SA I DOBET U BE ,? U BE I TILLE SE ISHIN SIMPATIZANTE TE PS -se…..

  11. Zoti nuk i ndihmon dembelet says:

    Mero, jam dakord deri diku, sidomos me 4-5 rreshtat e fundit por nuk jam dakord se e paska fajin shoqeria pse arti eshte katandisur ne kete humnere. Sikur po i perkdhel dembelet.
    – kur behej ART (nuk flas per ideollogji), ngriheshim qe ne oren 2 te nates, viheshim ne radhe ne te ftohte e ne shi, hipnin mbi kurriz te njeri tjetrit, shqyenim kemishat e pantallonat per te marre ndonje bilete per te pare SHFAQJE TEK TEATRI qe sot eshte varrosur. Nuk na conte njeri me zor, perkundrazi na bezdisnin policet qe kerkonin te vinin rregull (ky pyesnim per rregull-boll te merrnim biletat),
    – Ne pergjithesi artistet heshten (me perjashtim te R,Arbanes e nja 2 te tjereve)ne fillimet e 90-tes kur vandalet me kazma e tritol i vune flaken Shqiperise (dhe Artit), bile pa pike pergjegjesie
    gajaseshit,
    – mallkuan jo sistemin, por mundin e djersen e “gjeneraleve te skenes” Naim Frasherit, Zef Jubanit, Sander Prosit, Sulejman Pitarkes, Kadri Roshit, Marije Logorecit, Reshat Arbanes, Tinka Kurtit, Violeta Manushit, Ndrek LucesMargarita Xhepes e disa te tjereve te ngjashem dhe tani po heqin mbi kurriz ate qe kan bere.
    – mallkuan bashke me turmat dramaturget e prodhuesit e teksteve, si dhe regjizoret e fuqishem (te kalibrit europian), aq sa sot nuk kemi asnje tekst shqiptar, asnje krijim qe te vinet ne skene, por merren ca drama te huaja qe nuk i hyjne ne pune askujt,
    – shume artiste kane 27 vjet qe hajne parate e publikut pa bere asnje pune, cirren aq sa nuk i shkon kujt ne mend te shkoje ne teater, as nuk do njeri ti shohe me sy, sepse u a kan neverite njerezve ate dreq skene, me tere ato mallkime te tyret ndaj cdo gjeje te mire te arritur nga ata kolloset qe permenda me lart,
    – shumices u mungon kultura, edukata, jane njerez qe rrijne tere dites duke u sorollatur ku te pijn nje gote raki e mburren se sa te afte jane, jan kthyer ne intrigante, thashethemexhinj, i urrejne talentet e reja, jane tipike dembele dhe shume te paafte per te mbijetuar ne ekonomine e tregut,
    – Ministrja Kumbaro te studjoje e ristudjoje mire ligjet e shtetit per sa i perket “ceshtjes se teatrit e ketyre artisteve” dhe te matet mire qe te mos lejoje vehtes qe te preki nje lek te vetem nga parate e publikut per t iu a dhene padrejtesisht atyre si kompromis. Edhe ne i mbajme femijet me buke, u japim para per te vazhduar shkollen e larte, por nuk i kerkojme Shtetit edhe te na i punesoje. Jo ne kete sistem ka hapsira sa te duash per te siguruar jetesen. Kaq jane mundesite.

  12. shvejku says:

    Keta gjasme artiste,kete qe bejne sot kunder qeverise ta kishin bere qe ne 90-ten kur sadisti Sali Berisha i PD-se antare dhe deputete te se ciles u bene gati te gjithev keta larot qe pellasin sot per art,filloi e shkaterroi te gjithe institucionet aertistike e kulturore ne vend!
    Dhe kultura e nje kombi fillon ne shkolla,ne kopshte e cerdhe,ne shtepite e pionierit,ne klasat sportive e muzikore,ne estradat e shkollave,ndermarrjeve e fshatrave dhe ushtrise!
    U zhduken spartakiadat ve sportit,kamionatet e lagjeve etj,dghe rinia sot rri gjithe diten e natren newper PUB-e e cDisko!
    Ku jane estradat dhe teatrot e qyteteve?
    Jane mbyllur dhe artistet jane hedhur ne rruge si kamariere!
    Cfare dramash e komedi shqiptare jane bere keto 27 vjet ketu?
    Asnje,bile edhe ato qe jane vene ne skene kane patur vtema degjenerimi duke u marre me vaginen,drogen,prostitucionin,burgaxhinjte etj!
    Keto 27 vjet kane ndi\odhur aq ngjarje tragji-komike sa mund te furnizohej edhe Hollivoodi me skenare te shkelqyer,por asgje nuk eshte bere!
    Merrni dhe lexoni Migjenin e madh,o palo artiste,qe u rreshtruat neper fushata me banditin Sali Berisha dhe do kuptoni se artistet e medhenj nga e gjithe bota ne shumice derrmuese jane rreshtuar me fukarenjte e jo sundimtaret kriminele!
    Ku jane humoristet e medshenj sot,por kane patur frike t’i kundervihen sundimtareve dhe janbe bere karagjozre!
    Humori i Portokallise dhe sidomosa ai i Al Pazarit jane bere per nivelin e shtreses me te ulet te shoqerise shqiptare!
    Nuk ka humor por banalitet!
    Skewnaristet dhe regjizoret e ketyre dy emisioneve humosristike karagjoze t’i le[pijne sumen Tef Palushit persa i perket nivelit hunoristik te prodhimit te tij ne cdo minute!
    Si mund te japin humor aktoret e vPortokallise kur kane 15 vjet qe u suillen verdalle po te njejteve personazhe si polici,kujdestarja,drejtori i shkolles,burgaxhinjve,Ramadan kafsha etj,sa qe na vjen per te vjelle kur i shikon e jo me te qeshim!
    Humor ka,por ne Portokalli kane marre licencen vetem dy vete dhe laj-thaj po ne nje vrime i bien fyellit!

  13. Iliri nga Gjermania says:

    Shume e drejte Zoti Baze,
    keshtu si e keni pershkruar ju eshte realiteti jone i Telvizioneve Publike dhe Private.
    Jane mbushur me Telenovela Turke sikur po jetojme ne Turqi.Dhe e dyta eshte mbushur me njerez pa Nivel me emisione Banale.Bravo Z. Baze.

  14. LORA says:

    Mero vellai,keto ”betejat” e rreme te javes se fundit,e te tjera qe padyshim do t’i pasojne, jane inskenime te shperfytyruara ,inicuar prej antishqiptarizmit politik te integruar ;perkunder procesit fundamental te ngritjes se drejtesise qe meritojne shqiptaret ne shumice dhe perkunder ritmeve te pershpejtuara te permbushjes se kushteve per hapjen e negociatave te antaresimit te Shqiperise sone ne EU.Zarica ”pedagogesh ” dhe ”artistesh” nevojtare te kockes ,sherbestare qorra e te mjere te qoftelargut,,,,,gjenden perhere ne treg.Abandonimi i mender-produktit te tyre nga shumica e kultivuar e shqiptareve eshte nje shenje e mire (qe duhet cmuar,jo anatemuar) e shendetit etik dhe principial ne shoqerine tone;shendet i ruajtur mes diversionesh ciklike pa din e pa iman,,,,kurrsesi pergjegjesi publike per derexhene e zorraxhinjve sherbestare te interesave antishqiptare.Jam adhuruese dhe frekuentuese e teatrit,por rrefuzoj te harxhoj edhe nje dekike me produkte teatrore mediokre dhe depresive.
    Ngritja e nje teatri te ri dinjitoz per shqiptaret dhe shtetin tone eshte lajm i mezipritur dhe i gezueshem.Kjo duhet te jete edhe pervlimi i alibise se shterpesise se produktit te mirfillte teatror.
    Permbyllja,pa vonesa te metejshme, e miratimit te akteve nenligjore te Ligjit te Arsimit te Larte eshte nje domosdoshmeri jetike.
    TUNG.

  15. lexuesi i gazetes says:

    Mero Baze sherbetori ,i situates! shikon ka shkojn politikat,dhe dhjet ,tek bukdhenesit,e meparshem! Sepse tashme e ka siguruar buken diku tjeterkund,dhe o burra ,te mbrojm Europen,te dhjesim Shqiperin! Po pse mos te mbrojm Europen sikurse edhe Shqiperin?Por a mbrohet kjo qeshtje duke,nderruar,bukdhenesit,sa here qe shihet e nevojshme? Edi Rama po lekundet,tashme kte gje e mesoj Baze,dhe ka fillu goditjen! Baze dikur sherbetor i devotshem i Berishes,kur filloj lekundja e Tij filloj goditjet pa nderpre,kur u lekund Nano,sulmi ishte i njejte sikur tashme! Kthehu pas dhe shfleto shkrimet,kur dhe ne qkohe i shkrojte.

  16. lexuesi i gazetes says:

    Nderpreje vazhdimsin,parandaloje te keqen,sepse kur e keqja peson goditjen qe nuk dihet ka vjen,dhe ti fillon goditjet,kjo don te thote sherbetor i devotshem! Ne krye te PSD,ne Gjermani pritet te vjen ish Ministerja e punes(tashme quhet agjentura per pune),Andrea Nahles!Paramendoje,nje Kriminele,qe ka marre ne qafe qindra mijra Njerez,mund te behet Kancelarja e ardhshme e Gjermanise! Thuaje fjalen tende Mero Baze!

  17. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Po filloj me petagoget,fytyrat e tyre me binden per protesten , opozitare te shume punesuar !
    Artistet, po e kuptojne se me art, nuk behesh i pasur !
    Ju ka mbetur te “privatizojne” teatrin ,per ta leshuar me qira.
    Mungojne dramaturget,ne f.b lexon vetem poezi,nga “poete” te vonuar,videoklipet me muzik te vjedhur,kane zevendesuar filmat !
    Ministria e Kultures merret me reliket e kohes se Hoxhes,duke ngritur muze pas muzesh,sa per artistat e ka humbur orjentimin,ka krijuar bindjen se jane te “tredhur” !
    investimet me te medha i ka marre rendi,por dhe ata nuk ishin te kenaqur me rrogat sa dy fishi i artisteve,u lidhin me kanabisin.
    Nga besimi ,kemi kaluar tek kalbezimi !

  18. drita bashaj says:

    Mero si gjithnje, I vetmi per te mbrojtur ate qe eshte ne krye te politikes shqiptare. Dridhu e perdridhu se , sic e shikon nga komentuesit, shumica mediokre genjehet nga lustra e shkrimeve te tua intrigante dhe nuk e kupton “perse bien Kembanat”! Uroj qe se shpejti kembanat te bien per pushtetaret dhe pushtet si ty. Kriminelet jane me te mire se ty!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje