Pavarësia e plagosur: Ja si iu hoq Prishtinës flamuri kombëtar kuq e zi në terrin e natës

14 Shkurt 2018, 17:03Rajoni TEMA

Nga Blendi Gashi

Jubileu i 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës është kompromentuar nga një incident aspak i këndshëm, për më tepër i rrallë në llojin e vet. Në terrin e natës, tek i ashtëquajturi “Rrethi” në hyrjë të Prishtinës, është ulur flamuri kombëtar e ngritur e ai shtetëror, diçka e pandodhur më parë.

Turma të irrituarish u përplasën me nr. 2 të Komunës, Selim Pacolli, i cili u tha se vendimi ka ardhur nga Haradinaj.

Por ky arsyetim nuk u morr parasysh nga qytetarët të cilët fyen Pacollin dhe filluan të bërtasin “marre – marre”, e ndoqën deri te automjeti dhe me fjalët “turp që ta kemi dhanë votën”, “duhet vendoset flamuri edhe në Graçanicë”.

Por kjo nuk është e tëra. Para se të ndodhte kjo, zyrtarët e Ministrisë së Administrit dhe Pushtetit Lokal njoftuan se persona të panjohur e kanë vjedhur flamurin që do të duhej ta ngrinin, çka e konfirmoi edhe policia, pa dhënë detaje më të hollësishme.

Pas tërë këtyre sfidave, një flamur me përmasa më të vogla se ai që u vodh, u ngrit tek “Rrethi” në Prishtinë dhe u largua flamuri kombëtar. E gjitha kjo nën përcjellje të forcave të shumta policore dhe zjarrëfikësve.

Pse duhet ngritur flamuri në terr?

Ndërsa debati ka shpërthyer në rrjtet sociale “pro et contra” vendosjes së flamurit shtetëror dhe largimit të atij kuq e zi, vendimi i Haradinajt për ta ngritur natën flamurin nuk i ka pëlqyer aspak PDK-së, zyrtarë të cilës parti e quajnë gabim të rëndë.

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, përmes një shkrimi në Facebook ka pyetur se përse flamuri i Kosovës po vendosët nëpër terr?

Pse Flamuri i Kosovës po vendoset nëpër terr? Nga kush po frikoheni? Kemi apo nuk kemi Shtet?”, ka shkruar Musliu.

Kurse ish- komandati i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati, tani anëtar i PDK-së, përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se flamuri është daashur të ngrihet si i ka hije.

Flamuri nuk do duhej te ngritej natën, në gjithë botën ngritet dhe nderohet në mengjes! Edhe tek ne Flamuri është dashtë të ngritet dhe nderohet nga Garda e FSK -së me datë 17.02.2018 në ora 8:00 dhe të nderohet siç i ka hije! Ai që ka marr vendim për vendosjen e Flamurit Shtetëror në terr në orët e mbrëmjes ka gabu shumë rend sepse nuk e kemi vjedhur por e kemi fituar me gjak! Kombi nderohet , Shteti duhet njëashtu edhe Simbolet!”, shkruan Kastrati.

Dhe siduket kjo çështje siç duket nuk do të përfundojë lehtë.

Një grup qytetarësh kanë bërë thirrje përmes një ftese në Facebook që sot të mblidhen për të rivendosur flamurin kombëtar.

Nga ora 13:00 (14.02.18) në mesditë takohemi te Rrethi i Flamurit, për ta kerkuar rivendosjen e flamurit tonë kombëtar të larë me lot e me gjak.

Në rrethin e flamurit nuk ka vend asnjë flamur tjetër pos ati kombëtar, ky flamur me jetë është mbrojtur e kështu do mbrohet. Flamuj të tjerë vendosni kudo, por jo në vendin që i takon shqiponjës sonë. Shqiptarë BASHKOHUNI! Ejani te gjithe me flamura KUQ E ZI!”, thuhet në ftesë.

Kujtojmë se ndërsa flamuri kuq e zi largohet nga hyrja e Prishtinës, flamuri i Serbisë valon në Leposaviq e Mitrovicë të Veriut, por edhe 5 kilometra larg rrethit të Prishtinës, në Graçanicë, dhe jo thjesht në një hapësire publike, si “Rrethi”, por në shtizën zyrtare të institucioneve komunale. (tesheshi)

11 komente në “Pavarësia e plagosur: Ja si iu hoq Prishtinës flamuri kombëtar kuq e zi në terrin e natës”

  1. po veqse menjeher naten eshte hjek flamuri i kosoves,se kane hjekur nacionalistet kombetar.kosova ne mat pozicion.me nje flamure shqiptar nuj prabohen ne okb dhe evrope e bote dy shtete.pa flamure kombetar nuk pranojn shqiptaret e kosoves.veqse puna shume keqe.tani ruhet me polici sipas gazeteve te kosoves.

  2. Janulles undentified says:

    Cpaskan kene sunitat, po tkishe kan flamuni Turk, do kishin pre koken Janulles…..

  3. Eri says:

    Shqiptaret skane lidhje me simbolet sllavo bizantine.Shqiponja me dy koka nuk na perket neve.Ai flamur u vu me dhune nga superfuqite e kohes kur u krijua shteti shqiptar. Nje flamur qe u kundershtua nga stergjysherit tane. Por fatkeqesisht te pa fuqishem.

    1. KORÇARI says:

      Po mirë mo Eri, nuk na the se cilin flamur kishin stërgjyshërit e tu…. mos ndoshta atë TURK??? Po ja na thuaj mo Eri TURKOMONGOLI ÇFARË GJUHE FLISNIN STËRGJYSHËRIT E TU ????

    2. radoja says:

      Eri po mire mo pidhi sateme doja te te pyesnja cfare origjine ke APO prejardhja e gjyshit vjen nga anadolli ptuuuuuu fare e qelbur anadollake si guxon te perdhosesh Flamurin Kombetar se gjoja na qenka Bizantin more bir i xhamise..

      1. Eri says:

        Tipa si ty kane dale nga pidhi i kafsheve jo i njerezve. Mbase sateme ka qene nje buce rrugesh qe ka pjelle injorante si ty. Plasi syte more qorr qe nuk e shef qe Serbia Mali zi e Rusia e ka simbolin e shqiponjes me dy koka. Dhe e kane dhe ne flamur po ashtu.Meqe permend Anadollin mbase gjyshi yt eshte prej andej . Sepse shqiponjen me dy koka e kane pasur simbol dhe fiset turke. Dhe ti e paske qejfe shume. Po ashtu dhe ushtria turke e perdor neper simbolet e saj. E clidhje kemi ne me turqit ose sllavet?Injorant qe te ka ngjizur joteme neper rifurxhet e lagjes apo bunkerat e fushave.

  4. Durim says:

    Turp te kini o te pa bese, jane vrare njerze per kete flamur,o trima shkoni e hiqni flamurin shkahut po ja u mbajti turp te kini o pushta.

  5. Boby says:

    Do ti mbetet, flamuri qe ngrihet naten

  6. adi says:

    Flamurin e Skenderbeut shqipet e kosoves e kane ne zemer.me ate flmur fituan pavarsine sikur ta mbajshin dhe greket flamurin Skenderbeut do e kishin mund turkine

  7. SHQIPERI-ETNIKE says:

    RAMUSH HARADINAJ: Ti Je “Kryeminister” i “Kosovareve” apo i “KOSOVAREVE SHQIPETARE”??????????????????????????
    Te kesh TURPE IDJOT I LINDUR, NUK MOHOHEN INICJALET KOMBETARE…ne e dime se sa Shkolle ke ti !!Ne e dime se sa Inteligjente je ti??Por qe te shkoshe dhe te Shkelesh ne Gjakun e atyre Djemeve-Shqipo-Kosovare te Paster qe LUFTUAN PER KETE FLAMUR..nuk ta ta Fale Kushe…edhe Heronjte e UCK-se..qe Ju i “Njihni” me mire se ne “Shqipetaret e Shqiperise”;DO TE RROTULLOHEN NE VARRE SOTE KURE TE MESOJNE “MREKULLINE TUAJ DIPLOMATIKE”…NUK ESHTE MARRE, sikurese thoni ju ne Kosove POR ESHTE MUNGESE E NDERGJEGJES KOMBETARET DHE MOHIM I VETEVETES…
    Ramush Haradinaj:FILLONI DHE KTHEJINI BYTHEN SA ME PARE VUCICIT….Jo me kote Vucici dhe SERBET kerkojne Kosoven sepse jane Mesuar tju Shkerdhejne,,,po me DESHIREN E QEVERITAREVE KOSOVARE …TURPE..Turpe…Dhe ju qe po “Perpiqeni” te Krijoni “Kombin-Kosovare”::E KENI FILLUAR DUKE hEQUR FLAMURIN E SHQIPETAREVE…Jo te gjithe Kosovaret-Shqipetare do te te vijne Mbrapa Ramush Haradinaj…dhe te kerkoni Falje NUK UA FAL ASKUSH SHKELJEN E DINJITETIT TE SHQIPETAREVE TE KOSOVES-SHQIPERISE..lol

  8. like says:

    haradinaj ka arritur ne piken qe shperdhos idealin e flamurin per te chilin vete shkoi me luftue. ai ka gelltit çorbe te prishur, a tash veç vjell

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje