Aleksandër Vuçiç, editorial në gazetën e BE-së: Ja si po i rrëzojmë barrierat “ne të rinjtë”

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Aleksandër Vuçiç, presidenti serb ka shkruar një editorial nëpolitico.eu, portalin e madh të Brukselit ku thekson se “liderët e rinj” të rajonit po ndryshojnë historinë e tij duke ndalur luftrat e përplasjes.

“Vetëm jemi të vegjël, por ne kur bëhemi bashkë jemi një treg 20 milionësh ku mund të vijë kushdo të investojë”, shkruan presidenti serb në editorialin ku shpalos qëndrimin e tij politik por edhe të interlekutorëve në rajon si Edi Rama, Kitaroviç e Zaev.

“Luftërat e Ballkanit lënë më shumë se 100,000 të vdekur dhe kanë shkaktuar largimin e miliona njerëzve shtëpitë e tyre.  Ekonomitë e rajonit janë në gërmadha dhe shumë prej njerëzve tanë më të mirë dhe të zgjuarit lanë vendin për të kërkuar një të ardhme më të mirë diku tjetër.  Politikanët rivalë nuk i besonin njëri- tjetrin, dhe nuk kishte vizion të vërtetë për të ardhmen”, shkruan presidenti serb në shkrimin për portalin europian.

Ai më tej thekson se rinia në kohën e luftës nuk e kishte opsion bashkëpunimin përtej ndarjes, por ishin ndarë në llogore.

“Si një njeri i asaj kohe, unë nuk e shoh se çfarë do të mund të fitohet nga bashkëpunimi përtej ndarjes.  Por unë e di tani që vendi im paguar një çmim të lartë për ekseset nacionaliste”, shkruan Vuçiç, duke bërë ndoshta qëndrimin më të fortë të tij si pasardhës i radikalëve.

Presidenti i Serbisë, shkruan më tej në komentin e firmosur në median prestigjoze se “pengesat mund të thyhen me vullnet të mjaftueshëm të përbashkët. Marrëdhëniet midis vendeve të rajonit kanë transformuar në mënyrë dramatike gjatë dekadës së kaluar”.

Përpara vendimit të samit të Sofjes për një shpejtim të integrimit të Ballkanit, Vuçiç argumenton se  “Anëtarësimi në BE nuk mund të jetë një qëllim në vetvete”, argumenton Vuçiç.

“Si udhëheqës, është përgjegjësia jonë për të krijuar kushtet që do të sjellë rritja dhe prosperiti i vendeve tona. Ne duhet të jetojmë deri sa t’i realizojmë ne premtimet që i kemi bërë njerëzve tanë”,shkruan më tej presidenti serb, i cili rendit masat që vendet e Ballkanit duhet të zbatojnë përpara hyrjes në BE.

“Lëvizja e lirë të mallrave, shërbimeve, njerëzve dhe kapitalit do të bëjnë rajonin ynë më tërheqës për investime. Individualisht, ne jemi lojtarë të vegjël, por kolektivisht, ne jemi një treg prej 20 milionë”, shkruan Vuçiç duke përsëritur atë që edhe homologu i tij shqiptar kishte shkruar në verë në një editorial për Wal Street Journal.

Por më pas presidenti serb prek edhe plagën thelbësore të Ballkanit, nacionalizimin, ku Serbia ka pasur rol të katalizatorit.

“Ballkani Perëndimor ka përjetuar i pari efektet shkatërruese të nacionalizmit. Nacionalizëm që duket se është kthyer në shumë vende europiane. Por ne duam të shohim këtë fenomen sa më larg nesh dhe të përqëndrohemi në atë që na lidh së bashku.

Integrimi më i madh ekonomik do të ndihmojë në krijimin e lidhjeve kulturore midis vendeve dhe do ta bëjë rajonin më të qëndrueshëm politik.

Historia tregon se uniteti ekonomik është thelbësor siç ndodhi me BE-në që në fillim e nisi si Pakti për Çelikun dhe Qymyrin dhe përfundoi në një bashkim politik.

Çështjet që na bashkojnë janë më të forta se ato që na ndajnë. Ne të gjithë e duam stabilitet. Ne të gjithë e duam rritje ekonomike dhe prosperitet. Ne të gjithë duan të përmirësojnë jetën e njerëzve tanë. Dhe këto mund t’i arrijmë përmes bashkëpunimit më të ngushtë ekonomik”, përfundon Vuçiç.(tesheshi)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Aleksandër Vuçiç, editorial në gazetën e BE-së: Ja si po i rrëzojmë barrierat “ne të rinjtë””

  1. O says:

    Serbia në depresion pasi Jugosllavia i përket së kaluarës përrallore

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *