Mafia e futbollit shqiptar kërcënon inspektorët e UEFA-s me vdekje, pas hetimeve për Skënderbeun

16 Shkurt 2018, 17:22Sport TEMA

Inspektorët e UEFA-s që janë duke hetuar mbi skuadrën e Skëndërbeut dhe ndëshjet e realizuara prej saj janë kërcenuar me jëtë.

Ky lajm konfirmohet vetë nga UEFA  e cila ka shprehur shqetësimin lidhur me këtë ngjarje të shëmtuar.

Në njoftimin e bërë të ditur për media, thuhet se kjo organizatë do t’i shkojë deri në fund punës së saj për të zbardhur të gjitha prapaskenat e ndeshjeve të kësaj skuadre futbolli.

Ndërkohë lidhur me shantazhet e ushtruara janë bërë kallëzimet në polici për të ndëshkuar autorët.

Deklarata e plotë e UEFA-s.

UEFA aktualisht po kryen një hetim mbi përfshirjen e klubit shqiptar KF Skënderbeu në ndeshje të dyshimta. Hetimi bazohet kryesisht në të dhënat e mbledhura nëpërmjet sistemit të zbulimit të mashtrimeve të Basteve (BFDS) të UEFA-s.

Skënderbeu u ndalua më parë të merrte pjesë në garat e UEFA-s në sezonin 2016/17 për përfshirjen në fiksimin e ndeshjeve. Ky ndalim u mbështet kohët e fundit edhe nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS).

Informacioni shtesë i marrë nëpërmjet UEFA BFDS tani sugjeron një model më të madh të përfshirjes nga KF Skënderbeu në trukimin e ndeshjeve.

Rrjedhimisht, UEFA tani do të kërkojë një ndalim më të gjatë për këtë klub.

Sot, Inspektorët Disiplinorë të UEFA-s kanë marrë kërcënime me vdekje, dhe me sa duket kishin për qëllim t’i trembnin dhe t’i ndalonin ata të kryenin punën e tyre dhe për këto kërcënime është njoftuar policia..

UEFA mbetet plotësisht e angazhuar në luftën kundër fiksimit të ndeshjeve dhe i gjithë stafi i UEFA-s që po punon në këto çështje vendimtare dhe ka mbështetjen e plotë të organizatës.

Ky mesazh u përsërit sot nga Presidenti i UEFA-s Aleksander Ceferin, i cili deklaroi:

Ne kurrë nuk do të lejojmë që stafi i UEFA-s të punojë në këto çështje, apo ndonjë çështje tjetër, t’i nënshtrohet kërcënimeve apo frikësimeve nga ndonjë palë e tretë.”

https://www.uefa.com/insideuefa/mediaservices/mediareleases/newsid=2538655.html?rss=2538655+Investigation+into+KF+Sk#/

(TemA)

5 komente në “Mafia e futbollit shqiptar kërcënon inspektorët e UEFA-s me vdekje, pas hetimeve për Skënderbeun”

  1. Cfare jane keto perversitete qe shkruani per futbollin shqiptar dhe Skenderbeun qe eshte ekip model dhe me staf e infrastrukture reale sportive. Po harron Uefa dhe Fifa se cfare organizatash mafioze jane vete ? Po kush i kercenon keta ligetyra …ptu pederaste dreqi. Skenderbeut ti hani kaken te gjithe se bashku… le pastaj kur na e beni Boden si Moxhi….perverse te mbrapshte

  2. "BOHOTINA" says:

    9 ndeshje te trukuara i beri ne fazen e trete (kampionati ishte me 3 faza) ne vitin 2010-2011. I fitoi te gjitha dhe nga 12 pike pas vendit te trete nga fundi doli para dhe shpetoi. Vitin tjeter e ne vazhdim u be kampione.

    1. Morri i Kuq says:

      Atehere le te denohen dhe skuadrat qe i shiten ndeshjet Skenderbeut

  3. Che Guevara says:

    Ekipi i Skenderbeut eshte shembelltyra me e keqe e futbollit qe krijoi Duka ne Shqiperi!
    Gjate 16 vjeteve si Perandor ai u mburr vetem me suksesin e ekipit kombetar ne Europianin e Frances qe ishte merite vetem e trainerit te shkelryer Xhani De Biassi dhe stafit te tij,qe munden te krijojne nje ekip kombetar pa korrupsion.
    Duka jo vetem e injoroi De Biassin me kelyshet e tij ne FSHF,por e detyroi ate te ikte!
    Ne se do kishte punuar per futbollin shqiptar puna e tij do dukej qe tek stervitja dhe kampionati i ekipeve te moshave (jo kombetaret e tyre qe i mbledhin neper bote),tek krijimi i klasave sportive,tek infrastruktura e stervitjeve te tyre (jo ne kalceto),qe te dilnin talente nga shkolla shqiptare e futbollit e jo nga emigrantet neper bote!
    Por Duka e ktheu futbollin ne biznes dhe sot stadiumet shqiptare jane pa spektatore!
    Hyri ne pazare edhe me Berishen dhe Ramen per grabitjen e stadiumit kombetar,duke e prishur ate qe ishte me i miri dhe me i madhi ne vend!
    Fare mire mund te rrafshohej stadiumi “Dinamo”,nje stadium i ndertuar nga ish te burgosurit me dhe,qe mund te prishej pa kosto dhe aty te ndertohej nje stadium modern!
    Megjithate vendi me i mire per te ndertuar nje stadium super modern me te gjitha anekset e tij ne sherbim te sporteve edhe te tjera do te ishte shfrytezimi i tokes afer Yzberishit,prapa Digitalkit,ku do dilte nje veper madheshtore!
    Por jo,se Berisha e kishte bere pazarin me pare me Duken per faljen e tokes shteterore te stadiumit Qemal Stafa” dhe Rama u be bashkefajtor me atre!
    Pervec ketsaj matrapazlliku,veprimi me antikombetar i Rames eshte sidomos heqja e emrit te ketij stadiumi,te heroit te popullit Qemal Stafa duke ia vene Arena Kombetare!
    Ke pyeti Rama per heqjen e ketij emri mistik?
    Po 5 Majin Diten e Deshmoreve qe lidhet me vrasjen e Qemal Stafes nga fashistet,a do ta heqe keshtu Edi Rama?
    Rama eshte bere perfaqesuesi me i rrafinuar i te gjithe qaeqeve me antishqiptare qe e filloi nga baltosja e Luftes Antifashiste Nacional-Clirimtare qe e quajti Lufte Civile e deri tek heqja e emrit te Qemal Stafes stadiumit kombetar se i vriste syte pinjolleve te kolaboracionisteve!
    Mallkuar qofsh,Edi Rama!
    Doli pra biznesim mbi futbollin!
    Ja keto e te tjera jane sukseset e Dukes si president futbolli,qe edhe postin sivjet e vodhi me pjesemarres te fallcifikuar!

  4. deni says:

    O tema lerini rehat keto bloge ose site qe na servisni, por shpjegoni Mafjen qe ka kapur ate vend.Mafja e futi Skenderbeun ku eshte sot mafja ne Tirane kerkon ta groposi.Por sot nuk eshte ceshtja per skenderbeun por per nje krahine te tere sic eshte jug lindja.Te gjithe e dini qe jug lindja nuk ka asnje prespektive finaciare ose bisnesi te mirfillte per jeten e banoreve,por dihet qe skenderbeu kete vit fiton kampionatin,ceshtja eshte stadiumi,
    nje ivestim i tille nuk eshte pak ate zone jo vetem Korca por te gjitha qytetet nga Pogradeci der ne Gjirokaster.Mafja nuk do tja dije se ky ekip kompeton edhe me dy shtete fqinje per nivel kombetar .Pra Tema mjaft me 15 here kampionet,por ngrini zerin per keto turpe qe po i behet nje krahine te tere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje