Raporti i italianëve: Teatri i përkohshëm, u ndërtua me alga dhe tallash

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Godina aktuale ku është sot Teatri Kombëtar është nisur së ndërtuari për të kryer një tjetër funksion dhe për një periudhë të shkurtër si ambient i përkohshëm.

Në një studim shkencor  të vitit 2007-2008, “Architettura Moderna italiane per le citta D’Albania, publikohen raporte të italianëve ku theksohet se qëllimi i ndërtimit të kësaj godine që në 1938 nga një kompani italiane ka qenë shfrytëzimi i ambienteve të saj për arsye argëtimi dhe aktivitete sportive.

Ajo ishte polifunksionale, duke pasur një pishinë, fusha sportive, restorant etj.

“Një vepër në gjendje të “përbënte një qendër tërheqjeje dhe takimi, dhe gjithçka në një impostim të shëndetshëm kryesisht sportiv”, ashtu siç pohohet në relacionin teknik të projektit të dërguar nga drejtori i Ndërmarrjes Pater në adrese të Ciano-s në shtatorin e 1938- ës.

Rrethi u realizua me një sistem ndërtimor eksperimental që duhet inkuadruar në një kontekst më të gjerë përvojash në periudhën midis dy luftërave në mbarë Europën, sidomos në kampet e ndërtesave për banim, për industrinë, ndërtimet jetëshkurtra, që parashikonin përdorimin e drurit si material kryesor ndërtimi, me një vëmendje të posaçme ndaj kufizimit të kostove dhe kohëzgjatjes së produkteve.

Studimi shkencor sqaron se për shkak të nevojës për të minimizuar kostot, edhe për ndërtimin e kësaj godine që kishte qëllim tjetër, janë përdorur materiale me kosto të ulët, madje materiale skarco, si tallash e alga deti.

“Në sistemin ndërtimor të përdorur haset përdorimi i materialeve të ndryshme, të frymëzuar nga parimet e autarkisë: çimento, dru dhe një material i ri, i prodhuar me pllaka të parafabrikuara, i njohur si Populit apo Paterçemento.

Sistemi mbajtës vertikal përbëhet nga një strukturë në formë skeleti në betonarme’ të lehtë disa shtylla të vogla me përmasa 12×15 cm me një distancë midis akseve prej rreth 1 metri dhe të lartë 8,40 metra mbajnë në majë kapriatat, struktura të përbëra, të arritura nëpërmjet ngjitjes së drunjve komerciale të një prerjeje të vogël dhe kostoje të ulët që mbulojnë një dritë prej rreth 16 metrash”, thuhet në studim.

Më tej thuhet se ky material i prodhuar nga S.AXF. A. (Societa’ Anonima Finanziaria Fiammiferi e Affini) ishte një aglomerat substancash vegjetale (fibra të tallashit të drurit të plepit, produkt skarco i fabrikës së shkrepëseve dhe alga deti) të mbrojtur me çimento.

Studiuesit theksojnë se shkak i përdorimit të këtyre materialeve jo cilësorë dhe me kosto tepër të ulët, lidhet pikërisht me periudhën afatshkurtër që kjo godinë ka qenë parashikuar për të funksionuar për qëllime argëtimi dhe sportive.

“Karakteri jetëshkurtër që kishte frymëzuar realizimin e ndërtesës në ’38-ën u përshtatet nevojave dhe teknologjive të reja ndërtimore, njësoj si të donin të theksonin natyrën e pavionit të përkohshëm dhe “makinën e madhe ekspozuese”, thuhet në studimin e specialistëve të arkitekturës.

Cilësia e dobët e ndërtuar si dhe amortizimi prej 80 vitesh kanë bërë që godina aktuale e Teatrit Kombëtar të përjetojë grahmat e fundit, për mos të thënë edhe të rrezikshme për aktorët dhe publikun.

Para disa vitesh muret dhe dyshemeja do të pësonin edhe të çara, shenja që dallohen dukshëm.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/teatrii-150x150.png","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/teatrii.png","attachment_id":"844221"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/kopertina-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/kopertina.jpg","attachment_id":"844216"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/teatri1-150x150.png","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/teatri1.png","attachment_id":"844218"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/teatri3-150x150.png","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/teatri3.png","attachment_id":"844220"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/teatri2-150x150.png","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/teatri2.png","attachment_id":"844219"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/teatri-4-150x150.png","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/teatri-4.png","attachment_id":"844217"}]
        
        Loading...
        

12 komente në “Raporti i italianëve: Teatri i përkohshëm, u ndërtua me alga dhe tallash”

  1. Zigur Qarri says:

    Do te ishte me vlere te dihej plani vertete i Edi Rames.
    Do te ndertonte nje Teater te ri me nje kompleks biznesesh,
    apo do te ndertonte vetem kulla,per ta degdisuar pergjithmone
    Teatrin tek Turbina(stalla,qe e projektoi vete Neroni)?
    Gjithesesi,nje gje eshte e sigurte,perfitimi kur ishte K.bashkie
    per nje leje ndertimi,ishte 20%,tani qe eshte Kryeminister nuk
    ka te dhena,por jam i sigurt qe eshter 80%.

    1. Qenka nderuar tamam per albanezet me purteka kallami dhe e suvatuar me balte.
      Me mire do ishte me qerpic.
      Per kete protestojne turkoshaket asqera beqira e ndrenika.
      Kaloni nje here nga kinema partizani mos ka ngel ndonje karrike nga hajdutet 27 vjecar.

    2. Grigja great pussy says:

      Zigur saliu je ti apo muli qe eshte bere i urte,apo je monika qe po kerkon cizmet.
      Ju ka hyr djalli ne bark qe kur ju iku llalla e thartuar.
      Keni ne mes tuaj shume hajdut te shquar,njeri me ritvan se ruli tjetri me i zgjuar se bumci dhe artisti i nendetses qe hipte mbi tank per te rrezuar saliun nga vicifoli

      1. Zigur Qarri says:

        Pa militantizem Z.Qytetare,pa militantizem.Mut PS,bagel,PD,kakerdhi LSI,ndersa militantet jan interesexhinj,mashtrues ose trapa.
        Sepse opozita eshte po me ata barkderrat qe humben,eshte katandisur aty ky eshte.
        Nejse,kenaqu me supozimin.Qe Edi Rama eshte piktor i deshtuar,nuk eshte supozim
        ama,por nje realitet.Edhe qe pasardhesi i Rames,Erion Veliaj qe tregon sa peme mbjell
        çdo dite,nuk ka treguar kurre qe pas fitores ka firmosur per 170 pallate te reja,nderkoh
        qe para zgjedhjeve premtoi zerro ndertime,nuk eshte gjithashtu supozim,por nje e vertete.
        Mashtrues Rama,supermashtrues Veliaj.

        1. Ec aty says:

          Me GOMERE si puna jote as Stadiumi i Elbasanit nuk do ishte rikonstruktuar, as Stadiumi i Shkodres nuk do ishte rindertuar dhe as Stadiumi Qemal Stafa nuk do kishte filluar! Sepse ju jeni PARAGJYKUES dhe PERTACE! Puna e vetme qe dini te beni eshte te llapni si qente 🙁

  2. mirel says:

    Po ndonje Raport per kufirin a ka nder mend te na e nxjerre ndonjehere qeveria ne ndonje te ardhme te afert?
    Veproni si me Teatrin

  3. Ollga Toronto says:

    Keshtu eshte ,po hajde mbushi mendjen kamikazit te Sali Qenit Kastriot Cipit,i cili donte qe ne teatrin e ri te ruhej fasada e kesaj dopolavoreje.Mendoj se nje pjese e ketyre actor-regjizoreve jane berishist te thekur,ku me i spikaturi eshte i pafloku Kastriot Cipi.

  4. Qenka nderuar tamam per albanezet me purteka kallami dhe e suvatuar me balte.
    Me mire do ishte me qerpic.
    Per kete protestojne turkoshaket asqera beqira e ndrenika.
    Kaloni nje here nga kinema partizani mos ka ngel ndonje karrike nga hajdutet 27 vjecar.

  5. I drejti says:

    Se ishte ndertuar keshtu nuk do te thote se duhej prishur e ndertuar kulla apo qendra tregtare ne vend te tij. Po mire qe u ngriten Artistet e folen se keta te degdisin ne pseudoskena.

  6. Kombi says:

    ME ALGA DHE KALLAMA , POR ASQERIU ME SHOKET E TIJ TRIMA ,NUK DUAN TE DALIN NGA AJO GODINE , DERISA TE SHEMBET . NOSTALGJI IDIOTESH .

  7. Tironsi USA says:

    Duam furrikun tone ulerinte Bujar Asqeriu,po pse o Bujar per furrikun tuaj do vijne spektatoret,po pse me furriqe do bejme arte dhe kulture,arti dhe kultura i duan te dy,ambjentin dhe aktoret profesionist,jo si ai kokezbathuri, fanatiku i Saliut Kastriot Cipi,qe donte 7000 meter katrore (sikur ja kish lene babaj) dhe fasaden e dopolavoros,qe per te ishte nje veper e madhe arti.dlt

  8. like says:

    ia gjeten edhe “kleçken ne biografi” nderteses, tamam si ne kohen e monizmit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *