Skandali i Skënderbeut merr përmasa të mëdha, UEFA: Ja dy ish-deputët e Berishës që bënin trukimin e ndeshjeve

16 Shkurt 2018, 11:10Politika TEMA

Skuadra e “Skënderbeut” është përfshirë në një skandal të madh, ku rrezja e tij ka shkuar deri pranë “selisë blu”.

Në raportin e publikuar nga UEFA për trukimin e ndeshjeve dhe bastet sportive, përmenden edhe dy figura të rëndësishme të Partisë Demokratike.

Sipas hetimeve të komisionit të UEFA-s, rezulton se në skemën e manipulimit të basteve dhe trukimit të ndeshjeve për të zhvatur shuma të majme parash janë edhe ish-ministri Ridvan Bode si dhe ish-deputeti Dashnor Sula.

Ata përmeden disa herë si personat kyç që merreshin drejëtpërdrejtë me manipulimin e ndeshjeve.

Më herët skandali i trukimit të ndeshjeve të Skënderbeut e la për 1 vit jashtë Ligës së Kampionëve dhe tashmë rrezikon që ta lërë për një dekadë jashtë çdo kompeticioni europian.

Përfshirja e figurave të njohura politike i ka dhënë skandalit përmasa më të mëdha, duke konkluduar se me ndihmën e tyre janë manipuluar mbi 50 ndeshje kombëtare e ndërkombëtare. (TemA)

12 komente në “Skandali i Skënderbeut merr përmasa të mëdha, UEFA: Ja dy ish-deputët e Berishës që bënin trukimin e ndeshjeve”

  1. "BOHOTINA" says:

    Vetem ne kampionatin e vitit 2010-2011 “Skenderbeu” ne mbarimin e fazes se dyte ishte 12 pike mbrapa te tretes nga fundi. Pra e kishte te sigurt renien siç kishte bere shume here te tjera ne vitet para nentedhjetes. Befasisht futet ne loje nje fshatar i rendomt nga Rakicka e Devollit, i quajtur Ridvan Bode, minister financash. Ky delenxhi luajti yere fazen e trete pa qene asnje minut ne fushe. “Skenderbeu” fitoi tere ndeshjet e fazes se trete (kampionati ate vit ishte me tre faza) dhe shpetoi duke e lene ish-te treten nga fundi dy-tre pike mbrapa. Kulmi arriti kur ia la “Dinamo” 3:2, ne nje “teater” te peshtire. Mafia e futbollit me ne krye krye hajdutin Don Duka e vazhduan kete “loje” per tere keto vite dhe “skenderbeu” u be kampion disa here. Pasi bene ate poshtersine me fazen e trete deklaruan se tani jemi kampione dhe ashtu ndodhi. Turp, 100 here turp!
    Mafia ka katandisur nje klub legjende si “Dinamo” ne parametrat e fundit.
    Mafia me ne krye Duken rrezoi “Partizanin” ne kategorine me te ulet te futbollit shqiptar. I moren ambientet nga Argita duke bere disa pallate. Firmen nuk e hodhi askush per tjetersimmin e asaj prone veç nje dallkauk hajdur si Xhemal Gjunkshi qe Sali krimineli, kete medioker e shperbleu duke e bere Shef te Shtabit te Pergjithshem. Kë? Vete “Partizanin” te vetmin ekip shqiptar me 31 trofe kombetar dhe 3 nderkombtar (i vetmi i tille ne Shqiperi).

    1. Ashtu posi says:

      O BOHOTINA,o palle!
      Futi njehere nje uje te ftohte pastaj shkruaj.
      C lidhje ka Skenderbeu me Partizanin dhe Dinamon qe shkuan ne kategorite inferiore?
      Partizanin dhe Dinamon i lane sponsoret dhe normal qe aty do perfundonin.
      Ti qenke nje tifoz i rrjedhur qe te ka mbetur sahati para viteve 90 kur Partizani dhe Dinamo merrnin lojtaret me te mire te shqiperise dhe i ndanin kampionatetet dhe Kupat ne marreveshje me Ministrite perkatese.
      Po ik o palle dhe mjaft ngatrove gjithe dynjane me ate mendjen tenede sa nje kokerr gruri.

    2. ridi says:

      ridvan bodja eshte nje nder mafiozet qe e krijoi frankensteinin skenderbet. Mospagese taksash akciazh per presidentet e korruptuar te skenderbetit, perdorimi i futbollit per profite politike dhe fushata zgjedhore me koston e taksapaguesve shqiptare, afrimi si aksioner i dukes se krimit qe perben nje superskandal dhe nje precedent te papare ndonjehere qe presidenti i nje federate te jete njekohesisht edhe aksioet i nje ekipi qe del shtate here kampioin qe shkaterron te gjithe garen me bixhozin si brenda dhe jashte vendit. Por mbi te gjitha ridvan bodja (lja) duhet denuar dhe prokuroria duhet te hetoje rolin e ketij super te korruptuari qe nuk kujtohet sesi i ka bere nje dy miilion euro gjate kohes qe ka qene minister finance.

  2. Janulles, me sqepar kokes.... says:

    Kerkohet denimi maksimal. Ndalimi i hyrjes ne SHBA.

  3. Ashtu posi says:

    Keto akuza qesharake jane qe ne raportin e pare o ju sensacionale te gazetes TEMA.
    Burimet e UEFA s jane marre nga deklaratat e Ilir Vrenozit.Nje psikopati qesharak nga Korca qe ben auto vidio ku shan e nem gjithshka dhe i hedh ne FB.
    Me keto prova qe ka gjetur dhe me historine e saj te lavdishme Platini – Blater,institucion me vari k…. nuk ke se ku te gjesh.

  4. Toni says:

    Ju thuani trukime?
    Po te behet nje analize per historine politike per saleh vcidolas taleban ksizofreni …. i falen trukimet…. Por mund te me thoni ….
    se cfare nuk I ka bere ketije vendi ?
    Edhe nje serb apo grek te drejtonin Shtetin tone nuk do ishte me katastrofe… I beri Istitucionet Shteterore me keq se Somali……. per mos me fole per KRIMET nga Tropoja gjera ne Vlore per at karrike te qelbur politike…. dhe me forta eshte akoma ne Parlamenti Shqiptare… pasi kemi akoma njerez injorante qe votojne per ket moster…. !

  5. liku--Kush me shan per debat nuk ia mban says:

    Me kujtohet ndeshja e sezonit 2010-2011 , kur Skenderbeu ishte ne rrezik per te rene nga kategoria. Ne ate vit super-skuadra ishte Dinamo qe vetem ne fazen e pare kishte kaluar 18 pike para skuadrave te tjera.
    Ne Korce , ndeshja Skenderbeu-Dinamo , pjesa e pare perfundoi 0-2 per Dinamon. Ne pushim te ndeshjes , ministri Bode futet ne dhomat e zhveshjes se Dinamos. Sic ka folur edhe trajneri argjentinas I Dinamos per mediat argjentinase , ministri i kercenoi hapur lojtaret dhe trajnerin per te lene ndeshjen Skenderbeut. Dhe ne pjesen e dyte Skenderbeu shenon 3 gola dhe fiton ndeshjen.
    Me pas ishte ndeshja e kthimit ne Tirane. Aty ndodhi nje nga episodet me qesharake qe kam pare . Dinamo ishte ne aksion dhe ishin 2-3 lojtare perballe portierit korcar. Ne ate moment per cudi lojtari i Dinamos kthehet mbrapa dhe gjuan topin ne drejtim te kundert . topi prek kembet e nje lojtari tjeter dhe per pak sa nuk shenon. Sa u gezua lojtari i Dinamos kur pa se !!! nuk kishte shenuar !!!

    —————-
    Skenderbeu meriton te perjashtohet fare nga kategoria superiore , dhe le te kaloje ne kategorine e dyte atje ku e ka vendin.

  6. Skorpions says:

    Skandali leshit. Opionioni sportiv e di shume mire sesi i ka marre kampionatet e para Skenderbeu me ndihmen boles, dashit, pashukut etj., por kur na e thote bota na duket skandal. Eshte kompleksi yne si popull, ndaj padrejtesive nuk reagojme ne kohe, por presim nga bota. Keshtu sic po ndodh me vetingun qe po e ben amerika.

  7. "BOHOTINA" says:

    Degjo more i ashtuquajtur ASHTU POSI!”! Sa me di mua sholli i kepuces ti ke krejt tabanin e kokes. Nuk merrem dot me nje budall medioker.

  8. SAIMIR says:

    Behet shembull nje skuader e vogel e me buxhet minimal,e me nje federate te pa fuqishme perballe furise se uefes per te denuar nje ekip qe ka 10 vjetet e fundit qe ka mesuar si luhet futboll. kujdes se dhe emri qe ka kjo skuader e ben me te atakueshme perballe kesaj furie.

    1. KESHTU POSI says:

      Ç’lidhje ka emri? Vetem nese ne krye te UEFA-s do te ishte ndonje turk mund te dyshonim…Te fala Hamza Kastriotit

  9. Anarko-Sindikalisti says:

    Ore – “ASHTU POSI”, pse ngaterron sistemet. Para vieve ’90 si te gjitha sportet edhe futbolli ishte teresisht amator, sot eshte nje hibrid. Nese lojtaret zgjidhnin Partizanin, Dinamon, Flamurtarin, Vllaznine, Teuten apo Labinotin e Skenderbeun kjo edhe per shkak se kishin mundesi te shkolloheshin ne njeren nga Akademite Ushtarake, ne Institutin e Sporteve apo filialet e Universitetit ne qytetet me te medha dhe pasi kishin mbaruar shkollimin mund te riktheheshin e te kontribuonin perseri ne skuadrat e qyteteve te origjines. Sigurisht qe Partizani e Dinamo mund te kene qene disi me te “privilegjuar”, por kjo s’do te thote qe, psh. lojtaret e Flamurtarit ishin te tere nga Vlora, mund te kishin ardhur prej Sarandes, Himares a Memaliajt, ata te Skenderbeur prej Pogradecit, Bilishtit a Ersekes, ata te Vllaznise prej Lezhes a Laçit, ata te Teutes prej Shijakut a Rrogozhines etj. Shembulli i sukseseve te Flamurtarit (pa shit-blerje), hedh poshte argumentet e tua. Sa u perket terreneve sportive sidomos te klubeve te medha multisportesh ato iken per “dhjame qeni” edhe me heshtjen kriminale te te kesaj Federate e te Federatave te tjera perkatese te cilat mund t’i merrnin ne administrim e ne pamundesi mund t’ua dorezonin Bashkive. Por jo Federata s’kishte kohe te merrej me keto “vogelsira” qe nuk i sillnin perfitim klanit te Zemunit. Perkundrazi s’do ta zinte gjumi si te shpetonte Kavajen prej renies nga Kategoria se S. Berisha ishte deputet i qytetit, apo si te shiste te drejtat televizive me sa me shume perfitime personale, duke “thyer” rekordin me absurdin ne rang boteror, ate te transmetimit te ndeshjeve te Kombetares me pagese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje