Pas dhjetë vjetësh, Kosova ka nisur të shpëtojë Serbinë!

17 Shkurt 2018, 19:56Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Dhjetë vjet pasi Kosova shpalli pavarësinë e saj nga Serbia dhe po ja del të njihet si shtet i pavarur, ajo ka një bilanc aspak optimist sa i përket garës me Serbinë dhe shkëputjes reale prej saj, ndërkohë që ka ndihmuar që Serbia të avancojë në pozitat e saj në Perëndim.

Përtej problemeve etnike të mbajtura gjallë nga nacionalizmi, Serbia dhe Kosova janë sërisht një treg më i bashkuar se Shqipëria dhe Kosova.

Serbia ka një politikë shumë më të qartë se Shqipëria për të ruajtur tregun e Kosovës dhe ajo subvencionon kompanitë që kanë bilanc të ndjeshëm tregtar me Kosovën, duke qenë kështu konkurruese me mallrat e saj në tregun shqiptar. Shumica e mallrave të konsumit të gjerë me bazë miellin dhe produktet e tjera ushqimore, Kosova i ka nga tregu serb, ndërsa komunikimi tregtar me Shqipërinë është plot barriera dhe aspak fleksibël.

Edhe një përpjekje e bërë në takimin e fundit për heqjen e barrierave doganore, u kundërshtua nën zë nga biznese të fuqishme monopoliste në Kosovë, që janë të lidhura me tregun serb, dhe dështoi.

Edhe pse Shqipëria ka leverdi të madhe të eksportojë perime dhe fruta në Kosovë, është ende larg të fituarit të garës.

As në Shqipëri, e as në Kosovë, duket se nuk ka një plan të qartë për të krijuar një treg ekonomik funksional me njëri- tjetrin.

Tregu energjitik, po ashtu vuan pasojat e varësisë së Serbisë mbi tregun energjitik të Kosovës dhe linja e interkonjeksionit që u financua vitin që shkoi, është ende jashtë funksionit.

Nga pikëpamja diplomatike, Shqipëria është lavdëruar që nuk ka përdorur Kosovën për problemet e veta të brendshme dhe problemet në integrimin europian, por nga ana tjetër Serbia ka mundur ta përdorë avancimin e bisedimeve me Kosovën për të hedhur hapa para në integrimin europian. Serbia ka dy vjet që ka marrë hapjen e negociatave për anëtarësim, falë fillimit të dialogut me Kosovën dhe avancimit të çështjeve të në bisedimet mes tyre, ndërsa Kosova vetëm sa i ka dhënë pikë Serbisë dhe Malit të Zi, dhe është konfliktuar me Perëndimin për halle të udhëheqësve të saj politik, duke u kthyer në një vend që bën ndere për të tjerë dhe izolohet për vete.

Sot Kosova ka lëshuar gjithçka që duhet të lëshonte, kufirin me Malin e Zi, marrëveshjen e dhimbshme me Serbinë, Gjykatën Speciale dhe çfarë tjetër i është kërkuar, dhe ajo parimisht duhet të ishte e përkëdhelura e Perëndimit në Ballkan. Ndërkohë, ajo është e izoluara e Perëndimit, pasi udhëheqësit politikë në Kosovë, nuk kanë ditur t’i bëjnë lëshimet për Kosovën, por i kanë bërë lëshimet në minutat e fundit duke negociuar hallet e tyre me Perëndimin.

Kështu, Kosova edhe pse ka ofruar gjithçka, nuk ka fituar asgjë, duke mos ndihmuar as pozitën e saj dhe as të Shqipërisë.

Kosova do të duhej të ishte stimuluar për shtrirjen e  dorës ndaj Serbisë dhe ngritjen e saj mbi një kujtesë të freskët të krimeve të luftës, por përkundër kësaj, ylli në ngritje në Bruskel janë serbët që po pranojnë të bashkohen me Europën, dhe jo shqiptarët të cilët janë çliruar nga Europa.

Dhe kjo vjen nga fakti se shqiptarët këto dhjetë vjet i kanë dhënë përparësi luftës politike për të përdorur Kosovën për hallet e tyre, ndërsa serbët kanë përdorur politikanët për të zgjidhur hallet e Serbisë.

Prej kur është çliruar Kosova e deri më sot, Serbia ka ndryshuar katër presidentë dhe tre elita politike në pushtet, duke e bërë lojën siç i intereson Perëndimit, dhe duke u kthyer nga një vend i bombarduar nga Perëndimi, në një aleat të tij.

Ndryshe nga Serbia, Kosova ka 20 vjet të njëjtat fytyra politike, po ata që zbritën nga mali, dhe po e mbajnë pushtetin qoftë dhe me armë, duke ja kthyer ato herë pas here dhe SHBA e BE, për hallet e tyre.

Dhjetë vjet pas pavarësisë, Kosova e ka bërë Serbinë të duket më e mirë në sytë e Perëndimit dhe më demokratike, ndërsa veten e saj më primitive dhe me simpotma anti-perëndimore.

Dhe kjo, e gjitha vetëm nga fakti se Kosova po përdoret për të mbajtur në pushtet një klasë politike, ndërsa Serbia po përdor klasën politike për të forcuar pozitat e saj në Perëndim.

16 komente në “Pas dhjetë vjetësh, Kosova ka nisur të shpëtojë Serbinë!”

  1. Ajaxi says:

    Tamam Mero, percarjet, e stimuluara nga jashte, lulezojne brenda. Nuk ishte dhe nuk eshte kollaj te shkeputen fijet e padukshme, me thiken qe pret fijet e dukshme; plus pompoziteti i Krishter permbi talljen e prapambetjes se vendeve myslymane e per pasoje edhe te shqiptareve evropian te ideologjise demokratike e shkemcore por me besim jo te krishter por evolucionist por me gjurme myslymane nga e kaluara. Ketu, Mero, duhet kuptuar alergjia qe sjell termi myslyman i luftes se trete boterore kunder Terrorizmit Islamik. E verteta e PABESUESHME E KREKOSJES SE ANTISHQIPTARIZMIT, te maskuar me lloj-lloj fajesh qe kane Shqiptaret ane e mbane krahinave te tyre nga Opari, Myxeqea, Labefia, Pllava, Mati, Dukagjino, Dangllia, Kosova e Cameria.

  2. beni says:

    Serbia e kish pranuar vetem si shtet te krishtere o Mero,ktu qendron problemi dhe flitet për integrim,por vetem fjal te bukura e pa vlere!
    Kjo esht nje loj me dy presa kur thuhet e tjeter veprohet e Servet nuk shohin nje katolik ne krye te Kosoves,pra kta dalin bllof me leckat e tyre kur flitet krishterimi?

  3. Nardi says:

    Dihet,me injorantet bandite,qe udheheqin Kosoven,vari trapin.Udheheqsit e Kosoves,te gjithe bashke,kane 3-4 klase fillore arsim.Te gjithe punonin si body guard ne Zvicer,ose ndertim,dhe tani jane lider.Intelektualet e Kosoves,jane te strukur,se i mbysin keto qe kane zbrit nga mali.

    1. beni says:

      Jam shum dakort me ty por politika përpunohet e përpilohet në bazë të ideologjia fetare,që lindën mbas qytetërimit egjyptian ku ekzistonte fillimi ishfrytezimit,dhe më pas mardhënjet e cifutve me paranë e me vonë kristianizmi ku me vonë ndan interesat mes sekteve të reja!

  4. beni says:

    Toleranca e respekti tregohet vetem keshtu njelloj si ne Shqiperi ka shumicën myslimane por nje kryeminister te krishtere?
    Ky popull i pervishet vetem nacionalizmit,bile esht drejt ekstremizmit si nazistet e Hitlerit,natyrisht edhe Servet,nje urejtje qe ndoshta nuk mundet te behen Kurre bashke mbase gjenerata te reja ne perendim,por edhe ata i shif te infektuar nga injoranca e jo shkollimi e mos integrimi ne Kulturen e krishtere!

    1. Leo says:

      Nuk ka qutetrim heretik te krishter apo allah-allah myslyman si dhe gandist iinfuist. Qytetrimi eshte nga progresi shkencor dhe teknologjik, qe fillon me Rilindjen ne Evrope te Qytetrimit Parakristian. O medipker!

  5. shume mire e keni detajuar mero baze,dhe e vertet se nje pjes e madhe e tregtarve klandistin,ishin te lidhure me serbet dhe po e furnizojn kosoven me produkte te pishura,pa afat e me afat konsumimi te falcifikuar.une fare nuk kuptoj se per cfare pengese nuk behen tregti me shqiperin dhe shqiperia me kosoven.une jame i betuar se nuk konsumoj produktr serbe,dhe pijete serbe i refuzoj ne kafe e restaurant te kosoves.cka te themi kure ne qeveri jane klasa e hajdutve.

  6. Kombi says:

    KOSOVA PO PARAQITET ASHTU SIC ESHTE ,ME PLOT DIFEKTE NE TRU .

  7. mirel says:

    Pse e kritikoni demarkacionin ne Kosove?
    A nuk eshte njelloj me delimitimin e Shqiperise?
    Apo ato qe duken humbje ne Kosove ketej jane suksese?
    Pyete pak Ramiun sa e ka deficitin me Serbine.
    Po dekoratat i ndane?
    Eshte e vertete qe Kosova ka probleme etnike, por dhe Shqiperia, qe tashme po merret me probleme erotike, nuk do ngelet mbrapa.
    Shpallja e minoriteteve ne Shqiperi drejt asaj rruge te con. Shto dhe varrezat e Meros..

  8. UjkuTomorrit says:

    Pse ka ndodh nojher ne histori qe ne te jemi superior ndaj serbve? KURRE! Dhe as qe ka per te ndodh!

    Nje Monkeydonkey pa emer e pa histori i ben ende balle presionit grek Dhe nuk pranon te ulet ne gjunje Dhe qe greku nuk i ka lar duart me gjakun e tyre ndersa Shipecat e Karsoves kan qindra vite qe masakrohen nga serbi Dhe perseri cdo gje nga serbi e blejne se per politike e shtet s’ia vlen te flasesh. Karsova qe pas luftes u ka dasht te mbylle cdo kanal komunikimi me Serbine nese kjo e fundit nuk pranonte genocidin mbi popullin e Karsoves, njohjen e pavarsise se saj Dhe demshperblimin.

    Shipca, ca pret prejt tyre, jan te mire vec per Nje gje. Me punu si hamalla.

    Nga ana tjeter Arrnautistani si perher nuk i konsideron si popull te tij nderkohe qe Serbia ne Bosnje e Kosove por edhe ne Mal te Zi ben cmos per Serbet e saj.

    Shqipetar o Shqipetar
    Ti gjithe jeten mbete gomar
    Nuk ndryshove asnjeher
    O i mjeri brekedhjere

    1. KORÇARI says:

      JAM 100% DAKORD ME TY, NUK I HEQ ASNJË PRESJE ATYRE QË THUA.
      SHQIPËRIA DUHET TË KISHTE KRIJUAR TERRENIN PRO SHQIPTR NË DARDANI , MAL TË ZI , FYROM ETJ, POR NË VEND TË KËSAJ AJO PO BËN ÇMOS TA SHKATËRROJË ATË. SÀLI SËRBI E NISI KËTË SHKATËRRIM DHE RAMA PO E VAZHDON , PAÇKA DEKLARATAVE POMPOZE PËR GJOJA VITIN E SKËNDERBEUT .

  9. kleptofagos says:

    Me Kosoven ose pa Kosoven, Serbia eshte Europe.
    Shqiptaret, ne Kosove dhe ne Shqiperi, jane jashte orbites europiane.
    Dhe do te vazhdojne rrotullime bosh, per sa kohe zgjedhin Hajdutet per ti qeverisur..

  10. A says:

    Por për futboll dhe muzikë “jemi krenar që jemi shqipëtar”. Shpejt selfie me shqiponjën me dy duart

  11. beni says:

    Jam shum dakort me ty por politika përpunohet e përpilohet në bazë të ideologjia fetare,që lindën mbas qytetërimit egjyptian ku ekzistonte fillimi ishfrytezimit,dhe më pas mardhënjet e cifutve me paranë e me vonë kristianizmi ku me vonë ndan interesat mes sekteve të reja!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje