VIDEO/ Xhafaj bën paralajmërimin e fortë nga Lezha: Do të goditen të gjitha grupet kriminale

17 Shkurt 2018, 14:34Kronika TEMA

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj zhvilloi analizën vjetore e Policisë së Lezhës, pas ultimatumit që dha në  Shkodrër për arrestimin e bosëve të krimit

Në një komunikatë për mediat, Xhafaj tha se do të goditen të gjitha grupet kriminale që operonë që qarkun  e Lezhës.

Mes të tjerash Xhafaj u ndal u ndal edhe tek abuzimi me pronat publike përgjatë vijës bregdetare në Lezhë.

“Do të goditen të gjitha grupet kriminale. Do godasim asetet e grupeve kriminale.

Unë nuk paralajmëroj arrestime. Jam ministri i Punëve të Brendshëm që drejtoj për sa mua më takon, orientoj dhe drejtoj policinë.

 I takon strukturave të policisë, prokurorisë që të marrin masa të duhura intensive, që janë duke vepruar me grupet kriminale.

Jam i shqetësuar për disa abuzime që janë bërë me tokat këtu, me vijën bregdetare në zonë e Lezhës.

Hetimet që janë duke u zhvillur, janë në proces, do të jenë të suksesshme. Besoj fort që shkaktarët e kësaj batërdie do të vendosen para ligjit.

Krimet të marra për frymë për banorë ne Lezhë, nuk e rendisin këtë qytet si qark pozitiv. Duhet ta bëjmë dallimin qartë. Pritshmëria është më e lartë”, tha Xhafaj.

Këto mesazhe ministry i dha pas  përfundimit të analizën vjetore dhe caktimit të drejtorit të ri të policisë së Lezhës, Ferdinand Mara. (TemA)

8 komente në “VIDEO/ Xhafaj bën paralajmërimin e fortë nga Lezha: Do të goditen të gjitha grupet kriminale”

  1. O says:

    Rama dhe pensionistët ministra

  2. Baca-Bajram says:

    Po mire e ke me llafe, po veprat ku jane!? Shkove ne Durres e the te njejten gje, edhe ne Lezhe po te njejtin premtim… Po deri tani asnje s’eshte futur ne burg, as nje rrjet kriminal s’eshte zbuluar. Mjaft me fjale, se populli pret veprime nga ju, prandaj dhe ju dha votbesimin. C’prisni me, te pakten beni punen per te cilen jeni emeruar. Ne pritje te lajmeve me te mira, pershendetje!

  3. Haxhiuk says:

    Vallaj ky operacioni forca e ligjit eshte gjeja me e mire qe eshte bere ndonjeher.

  4. Varrosi says:

    Tani do goditen kta te paprekshmit qe deri dje na benin karshillek.

  5. Bingo says:

    Vetem ky mund ta mbledhi rendin edhe sigurin ne vend. Hallall ja befte zoti.

  6. Nuka says:

    U votua per reformen ne drejtesi edhe e beri ky thinjoshi. Nuk ka dyshim qe do ta kthej edhe rendin edhe sigurine. Na ka treguar qe di dhe do te punoj.

  7. PA EMER says:

    SHTETI VEPRON NDAJ CDO LLOJ KRIMINELI ,PA PARALAJMERIME ..! KETO NJOFTIME TE TILLA {NESE JANE TE VERTETA} , ME NGJAJNE ME SHUME ME “HIDHU “TE SHPETOSH ..!

  8. Italiani says:

    nuk bejne bota lajmerime me perpara i arrestojne

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje