Heshtja në përvjetorin e “Republikës së re”

18 Shkurt 2018, 18:39Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Sot mund të kishim dhe një festë tjetër “Republike”, përveç asaj të Repubikës së Kosovës.

Një vit më parë më 18 Shkurt, në zemër të Bulevardit të Tiranës, Lulzim Basha eksperimentoi për herë të parë idenë e tij për “Republikën e re”. Dhe sot mund të kishim përvjetorin e saj të parë. Por sot nuk e kujtoi askush, edhe pse ne e kemi traditë që edhe të vdekurve ua kujtojmë një vjetorin.

Dhe meqë ideatorët e “Republikës së re” po përpiqen ta harrojnë atë, kemi rastin të kujtojmë betejën e humbur të “Republikës së re”, me kauzat fallco që ngriti.

Së pari betejën e humbur me Perëndimin. “Republika  e re” u ngrit si një kauzë fallco kundër Perëndimit, nën paranojën se Perëndimin e ka blerë Sorosi dhe gjithë zyrtarët evropianë “paguhen” prej tij. Dhe meqë në SHBA kishte ardhur President Donald Trump, armiku i Sorosit, kjo u bë një fabul e lehtë për t’ua shpjeguar gjithë budallenjëve, se e ardhmja u takonte atyre.

Është koha të kujtojmë se ushtarë të Sorosit nuk u quajtën vetëm Donald Lu dhe Romana Vlahutin, por dhe Minisitri i Jashtëm gjerman, Gabriel, kreu i Komisionit Politikës Jashtme të BE, McAllister, Komsioneri Hahn, Komisionerja Mogherini, e dhjetra figura të Perëndimit, që u angazhuan për të zhbërë marrëzinë e “çadrës”.

Për ironi të fatit heronjtë e “çadrës” ishin ambasadori rus, një djalë buçko, greko-amerikan, që fliste sikur ishte vëllai i Salianjit, gjashtë senatorët e Fatmir Mediut, që ndriçuan me shpresë “çadrën”, dhe natyrisht oratorët thuajse qesharakë të “çadrës”, që kishin filluar ti mbushnin mendjen vetes tek filozofia e re e “çadrës” që po “lindte” Republikën e Re.

Dhe ironia e fatit, ishte se vetë Basha nuk i besonte ato që thoshte, pasi siç del më vonë, i është dashur të paguajë qimet e kokës, përmes një turku, që është në kërkim ndërkombëtar si terrorist, përmes një kompanie off-shore, që të shkojë të fotografohet me Trumpin, dhe që ta vazhdonte gënjeshtrën e “çadrës”.

Së dyti është koha të kujtojmë, pazarin që mbylli “çadrën”. Njeriu që refuzoi Gabrielin, Mogehrinin, Hahn dhe McAllisterin, i mjaftoi tre orë muhabet me Edi Ramën, i cili i fali gjysmën e qeverisë dhe gjithë agjensitë me lekë të pushtetit dhe ai doli nga “çadra”. Kauza tre mujore e “çadrës” dhe “Republikës së re”, mori fytyrën e CEZ, Hipotekës, AZHBTR, AKU, ALUIZN, si dhe gjashtë ministrave të rëndësishëm që hynë në zyra.

Me një vetësiguri se po ja dilte të merrte pushtetin në tavolinë Lulzim Basha e zhbëri “Republikën e re”, brenda natës, jo si interes Perëndimor, jo si interes shqiptar, jo si ide apo platformë politike, jo si interes i PD, por thjesht si pazar.

Së treti është koha të kujtojmë pasojat e “Republikës së re” brenda PD.

Një javë pasi doli nga “çadra”, Lulzim Basha shpalli listën e re të dalë nga “mitra” e “Republikës së re”, që ishte një përpjekje për t’u garantuar për ditën e parë pas zgjedhjeve. Ishte një listë tërësisht klienteliste, ku ishte “sharruar” gjithë ish udhëheqja e PD dhe ishte zëvendësuar me “eunukë” dhe njerëz pa personalitet, që i janë mirënjohës vetëm Lulzim Bashës që i ka kthyer nga anonimë në rrogtarë në Parlament.

Ajo listë arriti të marrë rezultatin më të ulët historik të Partisë Demokratike, duke lënë rreth 220 mijë votues të PD në shtëpi, pa dalë të votojnë, të zhgënjyer nga ajo që ndodhi.

Sot ajo listë po provon dita ditës se nuk përfaqëson as PD, as të djathtën dhe mbi të gjitha as Lulzim Bashën. Skandali i fundit Dume-Salianji, është një provë se Lulzim Basha është i pafuqishëm t’u kërkojë dorëheqje, pasi ata mund të mos i binden dhe t’i bashkohen shumicës, edhe pse kanë diskretituar rëndë PD.

Një vit pas aksionit më të madh politik të jetës së tij, Lulzim Basha nuk guxon as ta përmendë “Republikën e re”, dhe kjo është shenja se sa pak e sigurtë është të shkosh pas një njeriu, që kërkon të harrohet brenda vitit, projekti i vetëm dhe më i madh politik i tij, “Republika e Re”.

 

13 komente në “Heshtja në përvjetorin e “Republikës së re””

  1. TNT says:

    Ti perfundimisht me duhet ta them me ze te larte je “PSIKOPAT”… Te kam pare ne Tirane si dilje nga banka perballe shtepise Enverit vetem dhe ecje sikur nuk ekzistonte asgje rreth teje. Bera gabim qe nuk te kerkova nje autograf, heren tjeter nuk ja fal me vetes. Mero Baze je i vetmi gazetar qe ja fut edhe atyre te NYTimesit… Halllall plako, hallalll ta bofte zoti se ke bere te gjitha ata loqet e opinionit te te kopjojne kur shkruajne. Ketu me i neveritshmi eshte Bushati qe mbylljen e cdo shkrimi e ka “ made in Meri Baze”…,

    1. TNT Tung o Trung says:

      TNT konfirmon qe ti je nje psikopat me shkrimin qe perpiqesh ta quash te tille passtaj nje minister merr te dhena nga Merua qe do thote eshte brilant Kurse ti nje koqe kandari sipas lemshit qe prodhon radakja bosh

  2. Izeti says:

    Mero si gjithmone I sakte ,Na ilu dhe rafmet paste merhume Republika e Re,,,,,

  3. Soni says:

    MERO , E KE QARË,SI GJITHMONË!??

  4. s.g. says:

    Keni harrua me përmendur edhe Raghmiun me flok-kaçorotë nga Presheva

  5. loni says:

    Pse te dogji kaq shume o TNT, ky shkrim i Meros? Mos je valle Lul Basha dora vete nen pseudonimin TNT? NJerezit urrejne me shume ate qe thote perhere te verteten ( Platon ).

  6. Jackpot of Star.vizu on climbing says:

    Sipas ketij shkrimi te Meros por dhe shume para ketij shkrimi te krijohet pershtypja se Basha po jeton ditet ose oret e fundit..kurse ne fakt ai sa kalon koha ne vend te ishte ne burg ai po tall lesht me shqiptaret..biles miqte e tij te sofistikuar pikerisht ne vigjilje te 21 janarit I japin nje dhurate sensacjoni..Plot 14 miljon dollare

    Mendohet nga shume shqiptare por nuk e di se per cfare aresye nuk thuhen hapur.se edhe me budallai e di se pas 1991 u instalua junta PINOCET-ISTE me ne krye perbindeshin berishe qe me thene te drejten dipllomate amerikane & europjane qe u moren me Shqiperine kete cerek shekulli e KANE DHI PUNEN..
    Troc Muhabeti:
    Ku e gjeti kurajon ambasadori Arvizu qe Lul Devilit I thote YLL NE NGJITJE kur gjaku ne boulevard ishte I fresket..biles sot kane dale fakte qe Arvizu me menget e perveshura I genjeu shqiptaret duke ja future nga mbrapa Edi Rames…..Pra MERO me vjen keq qe nuk thua te verteten…ose je I trashe..ose nuk ta mban suma….ose ke ngrene nje luge corbe te prishur ne kohen e antiamerikaneve biberaj-rajeson.
    Pra nqs se nuk do kish pas bythe arvizune ne 21 janar 2011 ..dhe ky ambassador dhe ata qe jane pas tij te kishte bere detyren sot Lul basuma do ishte ne burg…biles dhe sot Donald Lu eshte bere “engjelli “ mbrojtes I Lulzi Bashes..
    .
    Pra ka ardhur koha te pyesim:
    Pse kjo politike antishqiptare dhe antiamerikane nga Donald Luja I radhes ?qe ben sikur ka ‘SHERR” me 2B dhe I “fik deren” Lalles duke mos I dhene vize te shpenzoje miljona dollaret ne Amerike..pra le te ‘VUAJE” lalla ne Europe duke bere jete sheiku…hajde denim donaldluje hajde…
    .
    Te ishte vetem gjynahqar I REPUBLIKES RE Basha do ishte fat I madh per Shqiperine..
    Ai eshte nje manekin “part time” qe pasi ka plotesuar misionin ne tradheti,krime,vrasje,vjedhje kolosale e mbajne si qen te lidhur dhe mund te bejne cte duan me te…prangat ..ose k/m ne vitin qe vjen..ose japin azil ne hollande.
    .
    Problemi nr 1 ne shqiperi eshte edi rama
    Ka kaluar cdo limit durimi dhe cdo limit kohe..ai eshte frikacak…impotent dhe tradhetar I shantazhuar..duhet burrerisht ose te kerkoje ndihmen e popullit..ose te jape doreheqjen me nder..
    Nqs edi rama do vazhdoje me kete gjendje apokaliptike me fasada ..bojra..pasarela apo duke firmosur cdo lloj dokumenti qe I japin miqte te firmose (kujtojme muxhahidinet)do te behet tradhetari dhe qytetari me I peshtirosur per te gjitha kohrat
    ———————————
    Problemi nr 2 ne shqiperi jane keto perendimoret me qatipet e tyre ambasadore qe jo vetem e kane dhjere pune ne shqiperi por jane vete problem
    Per lexuesin e durueshem le te japim 4 krahasime per te kuptuar qe keto “miqte e meros” ne trajtojne si FERME KAFSHES TE ORWELLIT:

    krahasimi I pare

    Vetem tre dite para se te arrestohej, me 27 korrik 1993, parlamenti shqiptar i heq Fatos Nanos imunitetin e deputetit. Tashme ai ishte lakuriq dhe i pambrojtur perballe drejtesise. Kryetari progresist i Partise Socialiste i drejtohet popullit shqiptar me nje leter te hapur, ku nder te tjera shkruan fjalite e “tmerrshme”:
    “…Diplomate te tipit Hill dhe Bill (Rajerson,) pasi bene karriere me CIA-n ne Beograd, i vune ne tavoline Berishes skenarin…Nuk eshte e rastit kenaqesia e tyre patologjike…per te zbatuar planet e pluhurosura makartiste te hartuara jo vetem per vendin tone, ne periudhen e pasluftes, te doktrines Truman… Eshte fatkeqesi e madhe dhe fatalitet qe Shqiperia nuk drejtohet sot ne Shqiperi. Ky eshte alarmi… dhe jo thjesht heqja e imunitetit apo cungimi i lirise time…por kthimi ne nje shtet klient ideal pa dinjitet dhe sovranitet
    Pra Fatos Nano arrestohet si kryeterrorist per vjedhjen e 100 dollareve te ndihmave italiane.
    Kurse LULI I ketyre perendimoreve te MEROS grabiti 300-400 miljon dollare te rruga e kombit..biles po sipas meros ambasdorja e atehereshme MR deri sa I mori firmen ministrit manekin Lul ishkonte vizite private te shtepia ne darke..e habiteshme apo jo…komentin e vazhdon lexuesi per YLLIN NE NGJITJE TE ARVIZUSE
    ——————————
    krahesimi dyte
    14 SHTATOR 1998
    SULMOHET dhe pushtohet k/m shteti shqiptar nga banda e berishajve e tropojes e mamurrzakeve e koqevareve te bukoshit..dhe keto perendimoret e leshit…kujdes lexojeni mire TE LESHIT…NE VEND TE KERKOHEJ ARRESTIMI I Sali kriminelit..u pergezua se ktheu vullnetarisht armatimin e rende dhe tanket…hajde miq per fiq hajde
    21 JANAR 2011
    egzekutohen barbarisht 4 protestues ne boulevard pa kaluar gardhin njeri..ndoshta me ndonje “shkelje syri” te arvizuse qe te mbronte k/m e natos me cdo kusht..gjasme…duke then se fajin e paska patur edi rama..ne dakort ne te semes shkofte dhe edi rama me keto arvizute qe mbrojten hapur nje kriminel duke I thene burre shteti
    ————————–
    krahesimi I trete
    2009
    ne votimet e pergjitheshme pati nje vjedhje massive nga PD biles dhe pse fitoi PS “KUPEN “ e fitores e mori PD duke I falur dhe koqen e kandarit Ilir muten I shuguruar ne bodrume ambasadash
    Kerkoi PS te hapeshin te pakten disa kutija…ABSOLUTISHT..jo vetem qe nuk u happen por u dogjen ne nje menyre provokuese dhe anti ligjore ne Erzen..dhe asnje nga xhambasdoret e huaj nuk u ndje
    2011
    Fiton edi rama votimet e Tiranes dhe bota e uroi,,r por prisni..nuk keni pare gje akoma…del teoria se ishin hedhur vota te gabuara ne kuti te gabuara..Kulmi ishte te nje mengperveshur qe doli garant per te hapur kutite me “ndershmeri” ..dhe I moren fitoren Edit ndoshta me pelqimin e ketij te fundit..per ta bere k/m ne 2013 dhe keto perendimore ja dhane “lodren” axhamiut Rama pra idhane vetem godinen e K/m me celsat e kashtes dhe bibilushin e Zahos brenda
    —————-
    krahasimi I katert
    Donald Lu dhe ca “puntore” te ambasades tij hodhen dy jave fishekzjarre se u kap Shukri Xhelili ( PS) me breke te grisura duke e klasifikuar te krimet e renda…Dhe per dijeni te lexuesve ky ishte nje kurth I pregatitur nga BJONDINA E EDUART SELAMIT qe nuk dihet cfare “statusi “ ka si peshkatare e ndonje sherbimi inteligjent dhe per cudi SH.XH ndodhet akoma ne burg….Ne krahun e PD mbahet mend akoma pordha e Berishes qe e hoqi gjasme per disa minuta Ylli Pangon kur me vone u muar vesh se Berisha vete personalisht I kishte mare leje Pangos se ky largim “me thike” nga Berisha do shperblehej me vone ..dhe I mori plot 400 mije dollare nga shteti+tvklan per demtim imazhi..
    .. ndersa Sala Qeros= kryendyresira e mediave shqiptare Blendo toptanziu I Opinionit ngeli me shkop ne dore duke treguar ne ekranet e tij “ekstra large” breket e grisura te Shukriut..por per Ylli Pangon dhe porno-staret e PD Grida + Salinjaziu e ka mbyllur sqepin…
    prolog
    vetem keto 4 shembujt e mesiperm vertetojne ate qe tha Fatos Nano ne 1993 kur e arrestuan per 100 dollare si binladeni me ndihmen e Hillave & Billave qe…
    Eshte fatkeqesi e madhe dhe fatalitet qe Shqiperia nuk drejtohet sot ne Shqiperi
    Fundja edhe te na kishin pushtuar perendimoret do ishte nje gje e pranueshme..por jooooo atyre I duhen 28 000 kilometra katrore si nje WC gjigande per te shkarkuar pislleqet e tyre dhe kete klase politike si pastrues dhe mirembajtes te kesaj WC

    ….dhe pyesin pastaj..pse para disa muajsh mbi 60% e shqiptareve votuan ne favor te Enver Hoxhes jo per merite te tij por per ndyresine e kesaj klase politike..hipokrizine e USA-BE pa harruar dhe mediat shqiptare qe jane bere skllave te nje biznesi te piste qe fillon nga Sali & lul krimineli vazhdon me 2 monstrat Meta e deri te Edimpotenti

  7. zi says:

    Ideja e se pa qenies,inekzistueses, terheq,ekseton,verbon,ngre,shijon,
    vlerat e te pa qenive,hijeve,te te pa dukshmeve
    Vlerat e madhesise, thjesht anashkalojne pa vene re kaausin,
    ecin perpara ne[ shtigjet e pa njohura ] te zhvillimit,perparesisise,te mires, mbaresise.
    Me pas te gjithe pefundojne ne gjirn e pa fundesise.

  8. TOMORI SHBA says:

    Si gjithnje zoti Mero edhe me kete editorjal, shkelqen si margaritar ne ata FAK NJUZ, qe del cdo dit ne SHqiperi.
    Faleminderit per gjithcka qe trajton Gazeta Famoze TEMA. Tu befte pena top .

  9. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

    Lene Lule-Delen Mero se ai e ka fatin e shkruar nga tjeterkush, mos u lodh kot me te por shiko te na besh nje editorial ashtu si di ti per kete thagmen e Presidentit MbareKombetar. Po ta kishte thene Saliu do ja kishe keputur me kopace pa u thare boja e deklarates akoma ndersa kur e thote PuneDhenesi e kalon ne heshtje dhe pastaj ankohesh se pse mediat e tjera kalojne ne heshtje ato problemet erotiko-politike. Po ja keshtu jeni ju mediatiket, kazan majtas, kazan djathtas, kazan ne mes. Na thuaj pak, kjo deklarata per President MbareKombetar mos eshte gje ne thelb nje kerkese per nje Shtet Federativ PanShqiptar, me nje Paralament Federativ dhe me nje Ekzekutiv Federativ. Nje lloj Zvicre por ku te gjithe flasin nje gjuhe, shqipen (apo do zyrtarizojme edhe serbishten-greqishten-bullgarishten-turqishten meqe jemi komb “multi-etnik”). Apo mos ndoshta enderra e KM tone eshte nje Federate e Shteteve Ballkanike (enderra e Titos). Po thuaj shyqyr qe fqinjet e dine qe te tilla thagma jane mer teper per konsum te brendshem, per te larguar mendjen nga marreveshjet me greqine, shitjen e camerise, varrezat e greqerve, gjendjen ekonomike, zbarzjen e shqipersie nga rinia, plakjen e saj si pasoje e inekzistences se politikave sociale per ciftet e reja dhe mbeshtetjen financiare per familjet e reja. Per nje shtet 30-40 milionesh plakja e popullsise ne faza te ndryshme nuk do ishte ndonje tragjedi por per nje shtet sa nje pordhe sic jemi ne eshte rrezik ekzistencial. Ka ndonje studim nga qeveria se sa eshte maksimumi i njerezve qe mund te perballoje nje vend me siprfaqe dhe me resurse sa joni? Ka ndonje studim se sa duhet te jete rritja ekonomike qe te perballoje nje rritje normale te popullsise? Ka ndonje studim se sa ka ndikuar ulja e lindshmerise keto 27 vjet dhe emigrimi i vazhdueshem ne uljen e statistikave te papunesise dhe rritjen e supozuar ekonomike. A ka ndonje studim qe te analizoje nese ky emigrim masiv i shqiptareve keto 27 vjet (qe ska bere vaki ne shekuj, pervecse kur na pushtoi Perandoria Osmane dhe shpernguljet masive prej pushtuesve serbe e greke) eshte nje politike shteterore per te lehtesuar peshen e problemeve sociale dhe shmangien e turbullirave sociale duke i dhururar Europes pjesen me aktive per pune, rinine. Mos u merrni me erotiken politke o kazantare, merruni me problemet sociale dhe ato te sigurise kombetare qe normalisht jane shqetesime madhore per cdo gazetar ne cdo vend normal te botes perendimore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje