Rama “shkarkon” Metën dhe Thaçin: Na duhet një President i përbashkët për Shqipërinë e Kosovën

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama deklaroi se një president i përbashkët Kosovë-Shqipëri do të ishte simboli më i mirë i një uniteti kombëtar midis dy vendeve.

Këtë deklaratë Rama e bëri gjatë fjalimit të tij në seancën solemne të Kuvendit për nder të 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

“Kosova dhe Shqipëria do ta kenë një politikë të jashtme, e jo veç ambasada dhe përfaqësi diplomatike të njëjta, por pse jo, një president si simbol të unitetit kombëtar dhe një politikë kombëtare të sigurisë.

Mbase ky përfytyrim sot mund të mos jetë i këshillueshëm në rrafshin e nacionales.

Por historia për të cilën mora leje qysh në fillim për të mos folur sot na këshillon se çka është e drejtë të ëndërrohet nuk është e pamundur të realizohet.

E ardhmja u takon atyre që i paraprijnë asaj, dhe e shkuara e 20 viteve të fundit të këtij vendi, Kosovës, u ka paraprirë fal njerëzve të po këtij vendi, i një të ardhmeje që në çdo rast është më e afërt sesa largësia që e shohim sot”, tha Edi Rama.

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Kuvendin e Kosovës:

I nderuar President i Republikës së Kosovës, Hashim Thaci!

I nderuar Kryetar i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli!

I nderuar Kryeministër i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj!

Të nderuar miq e kolegë nga Tirana, Zoti President, Zoti Kryetar, Zoti Berisha, Basha dhe miq e partnerë të shtrenjtë të Kosovës dhe të Shqipërisë!

Të nderuar deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës!

Sot e një dekadë më parë, pas një rrugëtimi shekullor të mbushur me histori, ngjarje e rrëfime të pabesueshme qëndrese dhe sakrificash, ëndrra dhe ideale të pamposhtura të njerëzve për lirinë e tyre, Kosova realizoi një aspiratë të madhe historike, duke u vendosur si shtetit më i ri në hartën politike të globit.

Ajo sot numëron më tepër se 115 njohje ndërkombëtare dhe ka shënuar një progres të konsiderueshëm në konsolidimin e sovraniteti të saj, fuqizimin e institucioneve dhe shtetit demokratik.

Nga qëndresa e brezave që kaluan nëpër mbretërinë e parë jugosllave, tek shtypja e viteve të komunizmit e diskriminimi etnik, rezistenca paqësore dhe civile e fillimviteve ’90-të dhe shfaqja vendimtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në muzgun e fundëm të shekullit të XX, është një histori e re, pesha e së cilës tejkalon mundësitë e gjuhës, për ta pasqyruar atë në të gjithë përmasat e saj. Prandaj ju lutem të ma falni shmangien e historisë në këtë fjalë përshëndetëse.

Besoj se jeni të tërë në një mendje me mua, që vetëm dy dekada më parë, kremtimi i pavarësisë së Kosovës ishte më shumë një utopi, sesa një objektiv i arritshëm në harkun e gjallesës sonë, lëre pastaj, adresimi i Kryeministrit të Shqipërisë në Kuvendin e Kosovës për 10-vjetorin e kësaj pavarësie, që ma ha mendja, nuk do të ishte i mundur as përmes fantazisë më pjellore letrare.

Por e gjitha kjo ka ndodhur dhe kur konformizmi e rënia e idealeve politike dukeshin si fat i pashmangshëm, angazhimi i paepur i njerëzve të zakonshëm të këtij vendi, heronjve të dalë nga gjiri i këtij populli, e ka bërë të mundur më të pamundurën.

Kosova dhe Shqipëria, sot janë dy realitete formalisht të ndara administrative, por tanimë, si pjesë e një rrëfimi të përbashkët historik, një ndjenje të unifikuar kombëtare dhe të një interesi të pandashëm politik, ato tashmë jetojnë në një fushë të njëjtë mediatike, në një ndërveprim të natyrshëm ekonomik, në një bashkëveprim politik dhe institucional të vazhdueshëm, në funksion të përafrimit të pandalshëm të programit kombëtar të së ardhmes.

Mbi pasqyrën e këtij realitetit të sotëm nuk është e pamundur të parafytyrohet rruga për të ardhur këtu, në Prishtinë, 10 vjet nga sot, në kremtimin e 20 vjetorit të Ditës së Pavarësisë së Kosovës, pa pikë kufitare në Morinë dhe me mijëra dhjetëvjeçarë të sotëm të Shqipërisë e të Kosovës, që në mbrëmjen e asaj dite do të bashkohen në sheshin e Skënderbeut për të ndjekur një Rita Orë të re.

Puna e nisur me një mbledhje qeveritare të përbashkët dhe e vazhduar me këtë sistem mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë dhe bashkëpunimi në të gjitha rrafshet do të jetë kurorëzuar me një sistem, jo vetëm të unifikuar arsimor, por dhe të garantuar prej standardeve të jetësuara europiane. 

Lëndimi i rëndë arsimor, qoftë nga pasojat e rënda të komunizmit në Shqipërinë e tranzicionit, qoftë nga pasojat e rënda të izolimit të Kosovë, do të jetë një kujtim i të shkuarës, i cili do t’ia ketë lënë vendin një gjenerate të re shqiptarësh, të mirëedukuar, me dije të barasvlershme me bashkëmoshatarët e tyre në Europë, ku suksesi shkollor i nxënësve dhe studentëve tanë nuk do të jetë një arritje thjesht individuale, por një ndërmarrje e organizuar kombëtare e shoqërore.

Sistemi doganor do të jetë i unifikuar dhe hapësira e përbashkët tregtare dhe ekonomike do të ketë hyrë në fazën e një lulëzimi të pakthyeshëm, falë dhe një integrimit të suksesshëm rajonal.

Në këtë hapësirë të integruar, turizmi do të jetë kthyer në një industri të fuqishme të zhvillimit, falë shfrytëzimit të bukurive e pasurive natyrore, si dhe të larmisë së traditës shqiptare, nga Bjeshkët e bardha të maleve të Rugovës në pllajat blu të Ksamilit, falë sigurisht, edhe një infrastrukture moderne të lëvizjes nga cepi i epërm i Kosovës, tek cepi i mbramë i Shqipërisë.

Dialogu i vështirë me Serbinë do të jetë dhe ai histori dhe shqiptarët dhe serbët do të bashkëjetojnë në funksion të së ardhmes, si dy popuj në fqinjësi të mirë dhe pjesë e pandarë e Bashkimit Europian.

Kosova dhe Shqipëria do të kenë një politikë të jashtme e jo veç ambasada dhe përfaqësi diplomatike të njëjta, por pse jo, një president, simbol të unitetit kombëtar dhe një politikë kombëtare të sigurisë.

Mbase, ky parafytyrim sot mund të mos jetë i këshillueshëm në rrafshin e racionales, por historia, për të cilën mora leje qysh në fillim për të mos folur sot, na këshillon se çka është e drejtë të ëndërrohet, nuk është e pamundur të realizohet.

E ardhmja u takon atyre që i paraprijnë asaj dhe e shkuara e 20 viteve të fundit të këtij vendi, Kosovës, i ka paraprirë falë njerëzve po të këtij vendi, një të ardhmeje që në çdo rast është më e afërt, sesa largësia që shohim sot.

Teksa shpaloste peripecitë e panumërta të Shqipërisë pas Pavarësisë, në kujtimet e tij, Eqerem Bej Vlora mes të tjerash shkruante: “Tre herë jam gjykuar për shkak të kësaj dashurie tekanjoze me emrin Shqipëri. Një herë prej turqve, sepse e dashuroja atë si shumë.

Një herë prej rebelëve fanatikë, sepse nuk e urreja dhe tani prej bashkëqytetarëve të mi, sepse nuk e dashuroja sa duhet. Më vinte për të qeshur. Tani kjo dashuri e marrë mori fund, i thashë vetes. Por ishte e thënë të ndodhte ndryshe”.

Pothuajse një shekull më vonë, qysh se ky përjetim pat frymëzuar një prej pendëve më të vyera shqiptare, betejat e brendshme, konflikti ndërpartiak i ditës dhe pezmi politik i seancave kuvendore në Shqipëri dhe në Kosovë, ende rëndojnë në këmbët tona në vrapimin drejt të ardhmes. Sidoqoftë, edhe sot, sikurse atëherë, duket qartë se është e thënë të bëhet ndryshe.

E nëse sot, mundësitë institucionale të dy shteteve tona janë edhe objektivisht më të kufizuara, sesa energjitë dhe talentet e popullit tonë këtej e andej Bjeshkëve, Kosova dhe Shqipëria duhet të mendojnë jo vetëm për njëra – tjetrën, por edhe nëpërmjet njëra – tjetrës, perspektivën e përbashkët e kësisoj, perspektiva e përbashkët do të bëhet e tyrja.

Dekada e fundit e këtij vendi ku sot kremtojmë jubileun e 10 të Pavarësisë, nuk është rast për të romanituzar të shkuarën, por mundësi për të rimenduar të ardhmen. Përvjetorët e Kosovës, ashtu sikurse të shqiptareve në tërësi nuk duhen lënë të shndërrohen në retrospektivë vetëkënaqësie, por duhen kthyer në perspektivë vetëpërsosjeje.

Me dëshirën e madhe që në 20 vjetorin e Pavarësisë, unë të jem përsëri këtu, por atëherë thjesht si baba i Zahos, me djalin adoleshent, që do të vijë të shijojë koncertin e Rita Orës së re, në realitetin e imagjinatës së sotme që sapo përshkova për Shqipërinë dhe për Kosovën dhe me vendosmërinë që si Kryeministër i Shqipërisë të bëj gjithçka mundem që ashtu të ndodhë, ju falënderoj nga zemra për këtë nder të posaçëm që mu bë sot si folës nga kjo tribunë dhe ju uroj të gjithëve gëzuar festën.  (TemA)

ERTV Live😊: 10 VJET KOSOVË E PAVARUR 🇽🇰🇦🇱🇪🇺🇺🇸 – Fjala përshēndetëse në Kuvedin e Kosovës

Publiée par Edi Rama sur Dimanche 18 février 2018

REMOTE_ADDR:[]

29 komente në “Rama “shkarkon” Metën dhe Thaçin: Na duhet një President i përbashkët për Shqipërinë e Kosovën”

  1. Hugo says:

    I madhi Ismail Kadare, président i shqiptareve

    1. Shqiponja says:

      Shkrimtar i madh po jo nje njeri i madh , per kete mund te deshmoje nje nene madheshtore me emrin Janulla Rapi qe jeton ne USA , se cfare demi i ka bere Ismail Kadare , keshtu qe eshte i paafte te drejtoje fatet e kombit tone …………… tung

      1. Edkari says:

        Mllef politik i Edi Rames.
        Ne realitet duhet nje qeveri e perbashket e dy vendeve tona ku i vetmi shqiptar qe mund ti qeverise eshte Sali Berisha.

        1. tarasi says:

          Sali berisha mund te udheheqe vetem rota kari si puna jote . Udhehoqi Sala dhe krijoi zobi si ty karuc muti …..

          1. Ai SHOKU.. says:

            Hahahahaha, fiks fare,,,o ed-KARi boj te fala sales,,,,

  2. Zigur Qarri says:

    Ne na duhet heqja e tarifave doganore me Kosoven,te tjerat vijn vete.

  3. angjelini says:

    Korrekt. Pajtohem me ty kryminister.

  4. ktu pajtohem plotsisht me edi ramen,se eshte nje fjale e huaj.kurr mos thuaj kurre,se nganjeher edhe kodrat bashkohen.para 20 viteve as qe eshte imagjinuar nje kosove e pavarur,sot po festojm,neser nje shtet i bashkuar shqiptar.

  5. Alda says:

    . TË LUMTË MO , PIKTOR ,ARTIST, …SHQIPËTAR !!🇦🇱🇽🇰🇦🇱🇽🇰🇽🇰🇦🇱🇽🇰🇦🇱🇽🇰🇦🇱🇽🇰🇦🇱🇽🇰🇦🇱🇽🇰🇦🇱🇽🇰🇦🇱🇽🇰🇦🇱🇽🇰

  6. mirel says:

    Pas Demarkacionit me Malin e Zi dhe Delimitimit me grekun, Shqiperia dhe Kosova kane nevoje patjeter per nje vaksine patriotike.
    Aman o Ramut, se na kish rene euforia..

    1. nje vezhgues i drejte says:

      Mirel pordha , mutin t’a hash ti , yt ate , jot eme e gjithe familiaret , ku i ke e ku s’i ke deri ne kusheri te dyte . Maskara i qelbur , zagar i felliqur , po Kryeministrin ben mut ti , more pjelle e halese , more qen rrugesh . Ti mut stermuti , ofendon maxhiorancen e shqiptareve , qe e kane votuar Edi Ramen ; eshte e drejta e çdokujt , t’a kritikoje aty ku nuk i pelqen per diçka , por jo t’a ofendosh si ti , more zaberhane e ndyre .

      1. nik says:

        Edi Rama asht njeri si ti e si Mireli. Nqs ti ofendon Mirelin sepse ofendoi Ramen, moralisht as ti nuk je ma i mir.
        Cdo njeri qe shan dhe ofendon politikanet, ka te drejt, sepse nuk kan realizu ate qe asht prit prej tyre.
        Ti nuk mund te ofendosh njeri sepse shan Ramen apo cilindo qofte, sepse ” mbrojtja “ jote nuk ka efekt, mbasi konsiderohet si bythkepirje.

      2. Skënder says:

        Një vëzhgues i drejtë …i trapit tim. Ju jeni tamam ata leshat e kohës së xhaxhit që dëgjonin një fjalim të tij e përsëritnin shprehjet e tij. Ramleshi është sociopat me kartelë, ai dhe Berishoviçi kanë të përbashkët mënyrën e të menduarit se ata janë më të mirët e ska njeri tjetër pas tyre. Kohë pas kohe thonë ndonjë budallëk të na bëjnë të flasim e diskutojmë për gjëra kote. President i përbashkët nuk ka shans të ketë po nuk u arrit bashkimi ekonomik së pari e pastaj ai politik, që ai po e pengon vetë.

      3. shqipe says:

        Te lumte veshguesi i drejte.
        Ja pordhe surratin ketij mirel pisit,lare ne ujrat e lanes…

    2. BUJARI JU DEGJON says:

      Paske qene gojehale,mirel… Nuk t’u hoq muti prej goje…

    3. Bashkimi kombtar says:

      Te Lumte O EDI RAMA se prej dites se pare qe u bere Kryeminister I Shqiperis fjalet tua kan shkua drejt ne vesh te ZOTIT thasht Zoti dhe Ropi qe te bashkohen Shqiptart nje here e pergjithmon por pom duket pak munges e madhe qe Shqipart e Malit Te Zi nuk po I permend kush se jane gjadh tue u pergjegj Kosovs dhe Shqipnis ne ditet e veshtira si kur kje e 97ta
      Zoti Kryeminister mos I leni mbrapa por prenoni ne gjirin familjar NANE SHQIPRI
      Rrnosh Zoti KRYEMINISTER EDI RAMA
      Faleminderit

  7. taraboshi says:

    Mua me shqetson shume heqa e flamurit te gjighe kombit shqiptar kush e dha urdhrin me e heq kur flamuri i kombit shqiptar me shqiponjen dykrenare valvitet krenaf ne Sh ,B . A e kudo ne bote dhe ne O .K .B kanderin te jete i pari . Kjo eshte snume e frezikshme dhe ke shqetsoj qe mos te jene bashke me flamurin Kosovar .

  8. Florini says:

    Ishte knaqesi ti ndigjoj keto fjale te mdhaja nga nje Kryeminister shqipetar,Ai me keto fjale nuk shkarkoi presidentin e Shqiperis dhe ate te Kosoves
    por i tregoj rrugen kombit se ka duhet te shkojm,rrugen per berjen e endrrave tona shekullore realitet.Te lumt Edi te kesh jete te gjat dhe suksese ne pune

  9. nigo says:

    Bravo Edi. Ke shume gjera per tu share, por te gjyrosesh te ardhmen e Shqiperise ne kete menyre vetem nje atdhedashes mund ta beje. Le ti vije keq te djathteve e te majteve, shqipetareve ketej e ne Kosove, fjalim brilant, te komentojne c`fare te duan e si te duan, por kjo ender apo perspektive eshte per te ardhmen e Kombit Shqipetar. Burrat e shtetit Shqiperise nuk i mungojne si brenda e jashte vendit. Jemi shumica me kete perpsektive.

  10. nigo says:

    Bravo Edi per kenaqesine qe na dhe Por ky gazetari me titullin eshte ne vete. Si duket eshte nje gomar dhe me vjen keq, dhe turp qe kemi gazetare te tille.
    O gazetar pleh, lexoje dhe nje here fjalimin dhe a mund te kuptosh se cfare eshte shkruajtur. Mos ke bere shkolle si Tik LLalla.

  11. mik says:

    Gjithmon kur politikanet shqiptar kan bere ndonje ‘ pa-udhesi ‘ ne drejtim te kombit, perdorin karten e nacionalizmit.
    Edi Rama duhet te sqaroje popullin shqiptar te Shqiperise, mbi marreveshjet me Greqin.

  12. edi asllani says:

    Si duket ky rrot k…eshte konsultuar me Luuuuuu per kete procke

  13. bashkimi me nane shqiperin nuk eshte edhe i pamundur,por duhet nje logjike ekspertash gjeopolitik e diplomat te forte.
    1. disa shtete te evropes,por jo te gjitha ato pro serbe qe dojn ta merre krejte kosoven serbia,si greku,rumania,qipro,sllovakia,e spanja,por tjera shtete,po planifikojn ndamje te kosoves ,veriun e kosoves,dhe pjesa tjeter e kosoves mund ti bashkangjitet shqiperis.kete e ka tgen edhe ish presidenti serbe tadici.por edhe usa e b-e ja pastaj nuk na pengojn,se e gjithe pengesa e bsshkimit eshte serbet e kosoves qe nuk pranojn te jetojn ne albanin shqiptare.tjetra,munde te jete penges,se dhe maqedonia munde te coptohet,ku shqiptaret kerkojn bashkim me shqiperin,pra,humbim teritore me veriun e kosoves,a me pas diplomat te fuqishum shqiptare,dge se pari bere kerkesn te usa,vstikani role te veqant,dhe qdo shtet evrope,veqmas,kerkuar perkraje,dhe,then,se bashkimi me marrveshje usa europ i shqiptarve,stabilizon perjetsisht ballkanin,pranojn.por edhe katalunia ne spanje,belget frankofon,e korso,ne france,e basketvne spanje,kane apetite te ndahen,apo bashkohen frankofonet belge me francen,dhe behet burdele ne evrope.

  14. serbia me politiken e saj i konvenon ndamja e kosoves dhe bashkimi me shqiperin,flase pet nje numer serbesh,se te gjithe nuk jane dakord,se serbis i konvenon,se ka synim bashkimin e repbliks serbska te bosnies ne serbin,dhe veriun e kosoves bashk ne serbi,per serbin e msdhe.qka edhe usa e europ nuk ju pegon edhe aqe shume bashkimi i shqiptarve,se ju kushton shtrejte kahfori ne kosove.por mund te destabilizohet maqedonia,se edhe greku ka qejfe dhe synon maqedonin jugut ne kufi me greqin ta marre.por ks dardha bishte,se basket dhe katalunasit,por dhe galicia deshirojn te pavarsohen,dhe shpartsllohet spanja,por efhe basket ne pjesen e frances,mund te kerkojn bashkim baskesh.dhe spanjes i pengon.

  15. Kuq e zi says:

    Mos na rruni k…. na duhet ribashkimi si i gjermanise
    Ne keni koqe e beni nese jo ja lini albin kurtit

  16. astrit says:

    Te gjithe ata qe dalin kunder kesaj ideje, jane idiote dhe antishqiptare. Kjo qe propozon z, Rama eshte nje element i bashkimit kombetare. Por, po te arsyetojme me mendjen e Edi Paloqes nuk do te kete kurre bashkim te komnit tone.

  17. fantoma says:

    Zoti Kryministër i vëndit tim, më duhet të të them se mjaft më me shashka tymi, e broçkulla, por përvishju punës, sepse në këtë hale ku jetojmë kemi shumë punë për të bërë…! Kam thënë se shpesh fluturon me presh në bythë, por kësaj rradhe po fluturon me “hu në bythë”…!!! Të më falin disa që po u prish “euforinë e madhe patriotike”, por realiteti dhe jo përrallat, kanë vlerë…!!!

  18. Hello, every time i used to check weblog posts here in the early hours in the daylight, for
    the reason that i enjoy to find out more and more.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *