Rama zbardh vitet e krizës me Greqinë kur dhe u mallkua nga Kisha: ja pse qëllimisht i ngritëm tensionet

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kryeministri Rama ka zbardhur të vërtetën e raporteve të acaruara me Greqinë përgjatë mandatit të parë të qeverisjes së tij, ku u arrit deri në pikën që u mallkua nga një prift ortodoks.

Sipas shpjegimit të kryeministrit, gjithçka ka qenë një skemë e mirëmenduar, dhe e imponuar natyrisht, për të arritur deri në momentin e sotëm kur Athina është detyruar të ulët në tavolinë me Tiranën, për të bërë një tjetër marrëveshje detare apo hequr ligjin e luftës.

Dhe e gjitha kjo sipas Ramës, ka patur si moment vendimin e Greqisë për të kërkuar naftë në zonën detare mes dy vendeve, aty nga viti 2015.

Rama tha se deri atë çast, kur qeveria e tij ka reaguar me notë verbale, qeveria greke as që donte t’ja dinte për vendimin e Gjykatës Kushtetuese shqiptare.

Shpjegimet e Ramës u bënë gjatë intervistës së tij në Zona e Debatit në Klan Kosova.

“Ne jemi në një situatë ngërçi prej disa vitesh me Greqinë, si pasojë e faktit se një marrëveshje e firmosur mes qeverisë së Shqipërisë, asaj të shkuarës, dhe qeverisë së Greqisë, asaj të shkuarës, është konsideruar antikushtetuese.

Ka qenë viti 2015, kur pasi pala greke ka hapur një procedurë tenderimi dhe lidhje kontrate me dy kompani për shpime në zonën naftëmbatjëse, ne kemi kërkuar me një notë verbale të Ministrisë së Jashtme pezullimin e menjëhershëm të këtij procesi, bazuar në të drejtën ndërkombëtare që për sa kohë ka një kontest për ujra detare mes dy vendeve, asnjëra palë nuk ka të drejtë të eksplorojë për llogari të veta.

Dhe ky ka qenë momenti, mendojmë ne, ku pala greke ka filluar të reflektojë mbi faktin se nuk mundte dot të impononte në mënyrë të njëanshme, ekzistencën e një marrëveshjeje që për ne ishte dhe është nul.

Atëherë, çfarë ne kemi bërë ka qenë një proces i vështirë; ne kemi ngritur tensionin me palën greke, jo se kemi dashur të ngrejmë tensionin, por sepse nuk kemi pranuar të mbyllim sytë apo të heshtim, qoftë përballë këtij problem serioz që ka të bëjë me integritetin territorial të Republikës së Shqipërisë, qoftë përballë problemit që lidhet me çështjen çame dhe të drejtat e shqiptarëve që i takojnë atij komuniteti, qoftë me çështjen e ligjit të luftës që është një problem serioz që prej shumë vitesh ka implikime të drejtpërdrejta në drejtat e pronës e kështu më radhë…”, deklaroi shefi i ekzekutivit shqiptar.

Pra, siç mund të kuptohet nga ajo që pohon Rama, e gjitha ka qenë një strategji diplomatike e shtrirë në kohë, për ta detyruar Athinën  që të ulet në tryezë. Opinioni shqiptar mbeti i befasuar nga ndryshimi i gjuhës dhe i kursit të Tiranës me Athinën nga e Ramës, por sipas shpjegimeve të tij, kjo ka qenë e vetmja mënyrë për t’i ndryshuar gjërat: në fillim kërbaç e më pas kulaç! /tesheshi.com/

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

16 komente në “Rama zbardh vitet e krizës me Greqinë kur dhe u mallkua nga Kisha: ja pse qëllimisht i ngritëm tensionet”

  1. Arsen Korçe says:

    Shiko mos te ka mallkuar Janulla dhjeramani

    1. Flm says:

      O Ramut, duket qarte qe te ka zene paniku, sepse kishe ritur pretendimet ndaj Grekut ne syt e popullit dhe nuk te doli per hair, dhe fillon te sajosh histori per konsum te brendshem.
      Greqia do te ulej ne tavolinen e bisedimeve si do qe te behej, sepse nuk ju trembej atyre.
      Kjo duket qarte qe te gjitha pretendimet e Greqis ajo i perfitoj, i perfitoj sepse ishin realiste dhe sipas ligjeve nderkombetare.
      Greqia ju ka vene koqet ne morse dhe perfitoj ato te cilat pretendonte…. si me posht.
      1. Ceshtjen e toponimeve …. ju detyroj te hiqnit emrat e Turqizuara .. si Cameri, Selanik, … dhe donit apo jo i shkruat sic i ka Helada per mijra vjet Thesproti, Thesaloniki…
      2. Varrezat e heronjve Grek, …. u detyruat ti tregonit popullit TURPIN e Arnautve te a bese qe sulmuan me 6 Batalione Arnautesh Greqin. U detyruat ti nderoni, sic ju ka hije heronjve, kurse 250 Arnaut te vrare ne lufte kunder Grekut, i handakoset si qener, qe te “zhdukni” gjurmet e krimit dhe Turpit.
      3. U detyruat te pranoni heqien nga tekstet shkollore te termave provokuse.
      4. U detyruat ti jipnit demshperblim te “majm” minoritareve te Himares per pronat.
      5. U detyruat majen e distances detare (12 milje) ta fillonit nga 3 ishujt shkembor, qe jane ne thellesi te Jonit dhe jo nga Korfuzi, duke i falur Greqis mijra km2 det.
      6. Ju detyroj te njifnit nenshtetesin Shqiptare Janullatosit.
      7. Ju detyroj qe mos ta “zinit ne goje” termin Cameri ne bisedime.
      ……. dhe shume te tjera.

      Ja pra sa bllof dole o Ramut. Ja perse thurr histori me “mbret” qe te mbulosh gabimet qe bere, duke i lene kaq vite pezull problemet me Grekun dhe 2 muaj para hapjes se negociatave, vrapon me “flak ne byth” qe ti mbyllesh sa me shpejte, me c’do lloj kostoje.

      Sa per “mallkimin” e priftit… perse perseri thurr genjeshtra ???? …mos vall qe te dalesh perseri viktim dhe “trim”, perse thua peralla kur nuk ke as nje fakt qe t’ja vertetosh publikut.

      1. Gaqi says:

        O arqidhje pse greket e quajne veten me emrin e nje kurve si Helena? Pastaj na trego peralla me pordhe e rigon….

      2. I tillë je , sa herë që hap gojën says:

        Ike more idjot ! Ti , me siguri je ndonje V.Dule , qe nuk te pjerdh kush !
        Ti ke rene aq poshte , sa nuk te perfill as Athina , sa do qe te lehesh !

  2. Aleksander Thana says:

    Ne pamje te pare kjo lloj diplomacie duket se ka dhene efekte, qe taktika afatshkurter, te jape rezultate strategjike afatgjata. Por nga ana tjeter, nuk mund te justifikohet dhe strategjikisht eshte kunder interesave kombetare e me pasoja ndoshta te pariparueshme, mbajtja ne krye te kishes shqiptare te kryepriftit grek dhe me keq akoma, dhenia e shtetesise shqiptare Janullatosit, gje qe legalizon, me deshiren e vullnetin tone eliminimin e autoqefalise dhe te gjuhes shqipe ne institucionet fetare ortodokse shqiptare. Dhe kjo e thene shqip, nuk eshte taktike, por nenshtrim ndaj presionit agresiv shovinist grek! Dhe pas kesaj historie te hidhur, pordhet e grekut nuk kane te mbaruar me kercenime, presione e gjithfare absurditetesh kunder sovranitetit tone!

  3. Tarrasi says:

    Zoti ER : Dardha e ka bishtin mbrapa, thone Greket …

  4. Bravo Kryeminister Burre shteti says:

    Mashtro, mashtro se nje dite do behen te besushme mashtrimet e Tradhetarit te rradhes.

    Po kjo ishte loja , mo!

  5. ..... says:

    DARDHA E KA BISHTIN MBRAPA e thon SHQIPTARET o shqiptar i greqizum , mos i ngaterro fjalet tona te urta me te tjerve dhe fillon e ben transport import mas qefit tend me fjalet e urta popullore.SHKO NE GREQI E MOS U KTHE ME KURR.

  6. Epo kjo pune! says:

    mos trego prapaskena para nenshkrimit sepse aq duan ekstremizmi andej dhe terhiqen fare nga marreveshja… mos u jep material, pastaj tregoi keto gjera, kryesorja eshte cameria sepse u jep zgjidhje te gjithave, te drejtave te arvanitasve, hapja reale e kufirit (nuk po themi se do shtyhet kufiri por do jete sic e kemi me Kosoven), gjuha shqipe zyrtare etj. Ka rendesi futja ne BE sepse nuk e pengon me kush camin te shkoje tek prona e vet dhe flamuri shqiptar do valvitet serisht ne trojet arberore. dhe media te kete kujdes me titujt sepse aq do greqia dhe pa e lexuar fare intervisten, kercen perpjete.

  7. Labi says:

    Obobobo.. Tesheshi… faqja islame radikale…. dhe politika miope e Edi Ramës .. e nxitur nga Turqia… Kryeministri Edi Rama po e turqizon Shqipërisë… se Kosova pothuajse është përsëri provincë turke …. arsyetimi i z. Rama është foshnjëror… mgjths mund te duke ti zgjuar… xhanem oratoria nuk do të thote se ke te drejte.. por se di të bësh propagandë..
    Paktin e detit kushtetuesja shqiptare e rrëzoi për arsye se nuk ishte marrë mendimi i presidentit Topi.. jo se Berisha i fali det Greqisë.
    Çamët kanë vulën e bashkëpunëtorit të fashizmit dhe janë masakruar dhe dëbuar nga Zerva me origjinë nga Suli dhe i lindur në Artë., dmth nga një shqiptar ortodoks. Të mohosh faktin që suliotët dhe artiotët janë shqiptarë ortodoksë është tradhëti edhe më e rëndë kombëtare se sa falja e ca km katror det. Sepse Shqiptaria është ngritur mbi devizat – “Qysh prej Tivarit deri në Prevezë”… dhe “feja e shqiptarit asht shqiptaria”…. E që ti rikthehem çështjes çame – vetëm gjykata ndërkombëtare e zgjidh çështjen çame.
    Riturqizimi i Shqipërisë e rrezikon rëndë egzistentcën e kombit shqiptar në terma afatgjatë, njësoj siç Shqipëria u përgjysmua nga fuqitë e mëdha pas shkatërrimit të Perandorisë Osmane ku tokat shqiptare u panë edhe nga Turqia si monedha e shëmbimit për humbjen e tyre.

  8. O says:

    Kërkon të na pushtoj pa luftë Greku

  9. Ajaxi says:

    Faj i madh eshte i Enver Hoxhes. Jane 7 faje qe s’kane te bejne me aventuren e tij si gjoja komunist internacionalist. Faji i tij i shtate eshte Miqesia me Ideologet Antiballiste Greke.

  10. mirel says:

    Kur te mallkoi prifti ortodox mor Rami?
    E ke fjalen per Irenei..ate rusin?
    Vete i mblodhe mes Tiranes te benin liturgji per kishat ortodokse serbe. Ata e shpallen Kosoven zemer te Serbise mu ne mes te Tiranes.
    Ti i ben vete keto pacavure, jo se e kishe nga padija. Axhenda e Irinej ka qene gjithmone e shpallur. Aq me keq, ai ka mbeshtetur gjithmone krahun e luftes se ruseve, dhe cdo pushtim rus e ka bekuar.
    Ndersa ti e solle ne Tirane. Me urdher te Janulles. Apo te doli nga mendja si vajte dhe pagezove tet bir te Janullatos prifti ortodox.
    Tani tregon pa pike turpi peralla per mallkim.
    Dhe me keq, i njohe mallkuesve pronat e kishave dhe tokat po jua merr shqiptareve per ti bere varreza greke.
    E shikon qe nuk jane rastesi ato veprimet e tua, as spontane sa te fitosh ashtu papritur nje mallkim te “cmuar”, qe na e permende si prove te “ndershmerise” tende politike.
    Faktet e tradhetse nen krahet e Janullatos flasin ndryshe.
    Tani na dole nga mallkimi te deti, duke i harruar shtetesine e Janullatos. .dhe kjo nga meraku qe te mos zinte mallkimi ortodoks.. Nga mallkimi te varrezat. Patjeter, kur u prehet qete shpirti i grekerve te braktisur nga shteti grek, atehere prehet qete dhe shpirti i shqiptareve te vrare nga shteti grek..kjo eshte analogjia sipas teje. Meqe donim te shpetoje ti nga mallkimi, hajde, po ti falim varrezat greke.
    Po ai mallkimi na doli yshtje, se tu shtua mania, sigurisht pas pagezimit, ta liroje Greqine dhe nga ngerci me detin.
    Meqe arriti dita e “nderuar” ta pranosh boterisht ate qe po them per dite me rradhe, qe mareveshja ishte nul, dhe perpos kesaj greket nuk kishin te drejte te bein kerkime, aty ku thua qe u detyruan ne baze te ligjit nderkombetar te nderprisnin kerkimet, ti me sa duket qarte, nxitove perseri, si duket nen efektin e mallkimit prape, nxitove qe ti cbllokoje greket nga ngerci me ligjin nderkombetar.
    Nuk mundej te zgjidhej njehere ceshtja e ujerave pa palen greke ne raport me ligjin ndetkometar per sa i perkiste te drejtes se Shqiperise per kufijte qe kishte?
    Ngerci zgjidhej nga rivendosja e kontrollit, ne baxe te Kushtetueses dhe ne baze te mbrojtjes se kufirit ekzistues ne perputhje me ligjin ndetkombetar, dhe jo duke e bere Greqine pjese te qeverise ne shqyrtimin e kufijve te Shqiperise.
    Vetem keshtu perkethehet ajo corbe e mallkuar qe ke gatuar. Vazhdo zbato mareveshjet e Berishes, sic e deklarove dy dite me pare. Prandaj beri zgjedhje mileti, qe te zbatohet politika e Berishes.
    Por meqe e pate me frike ate mallkimin e priftit, merre dhe kete mallkimin tim.
    Rezil i pabese.
    Tradhetar i ndyre.

  11. Mentari says:

    U mallkua sepse akoma ne ate kohe nuk kishte firmosur edhe 3 varreza te tjera shtese ne token shqiptare ne favor te Grekerve kurse sot ai respektohet dhe neser kur te iki nga politika ai do te dekorohet per zhvillimin e “Miqesise” mes Shqiptarve e Greqise.Ah……….. ju dhjefsha trurin o injorante Shqiptare qe votoni per djalin e Janullatos (Grekut).

  12. vaso says:

    Po mire o z.KM,provoje kete taktike edhe per ceshtjen CAME.
    Edhe Curcilli do te kishte zili me kete lloj taktike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *