Sherr në Kamëz, 23-vjeçari qëllon me thikë vëllanë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Një sherr midis dy vëllezërve që mund të çonte në vrasjen e njërit prej tyre  është parandaluar nga policia në Kamëz.

Sipas të dhënave të para, një 23-vjeçar është arrestuar pasi në sherr e sipër ka qëlluar me thikë vëllain e tij duke e lënë të plagosur.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 5, pas një njoftimi të marrë për një konflikt në familje kanë reaguar menjëherë, duke bërë të mundur parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit, si dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar, shtetasit Valmir Preka, 23 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë.

Shtetasi i lartpërmendur, në grindje e sipër me të vëllain shtetasin M.Preka, 18 vjeç, e ka plagosur këtë të fundit me thikë. 18-vjeçari është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin prerës “thikë”

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje dhe “Dhunë në familje”. (TemA)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *