Hetimet për Skënderbeun, UEFA jep përgjigjen për kërcënimet e Inspektorëve të Disiplinës

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Të premten Institucioni i UEFA-s doli me një deklaratë zyrtare ku theksonte se Inspektorët e saj, që janë duke hetuar mbi skuadrën e Skënderbeut dhe ndeshjet e realizuara prej saj janë kërcenuar me jetë.

UEFA e cila ka shprehur shqetësimin lidhur me këtë ngjarje të shëmtuar theksonte se kjo organizatë do t’i shkojë deri në fund punës së saj për të zbardhur të gjitha prapaskenat e ndeshjeve të kësaj skuadre futbolli.

Në një reagim për TemA TV për të mësuar se kush ishte burimi i këtyre kërcënimeve, UEFA konfirmoi kërcënimet, por u rezervua për të folur për detajet e investigimit.

“Ne ju referojmë në deklaratën tonë prej të premtes. Ne nuk kemi ndonjë koment tjetër për të bërë në këtë faze”, thuhet në përgjigjen e UEFA-s.

Në deklaratën e saj UEFA shprehej se po kryen një hetim mbi përfshirjen e klubit shqiptar Skënderbeu në ndeshje të dyshimta.

Hetimi bazohet kryesisht në të dhënat e mbledhura nëpërmjet sistemit të zbulimit të mashtrimeve të Basteve të UEFA-s.

Skënderbeu u pezullua në sezonin 2016-2017 të merrte pjesë në Kupat e Europës për përfshirjen e saj në fiksimin e ndeshjeve.

Më datën 7 shkurt , Inspektorët Disiplinorë të UEFA-s publikuan një raport voluminoz ku kërkonte që Skënderbeu të përjashtohej për 10 vite nga Kupat e Europës dhe me 1 milion euro gjobë.

Por, këta Inspektorë morën kërcënime me vdekje, dhe me sa duket kishin për qëllim t’i trembnin dhe t’i ndalonin ata të kryenin punën e tyre – theksonte UEFA në qëndrimin e saj.

Klubi i Skënderbeut dyshohet se ka trukuar mbi 50 ndeshje në Europë dhe Shqipëri, dhe në raport përmenden emra të lojtarëve dhe trajnerit, si dhe të financuesve kryesor të ekipit që nga ish Ministri i Finacave Ridvan Bode, ish presidenti Agim Zeqo, dhe presidenti aktual Ardjan Takaj. (TemA TV)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *