Kujt iu refuzuan dekoratat në Kosovë?

19 Shkurt 2018, 16:55Blog TEMA

Nga Gjovalin Kola

Në 10-vjetorin e pavarësisë së Kosovës, disa intelektualë dhe politikanë të njohur refuzuan dekoratat e akorduara nga Presidenti i Republikës.

Dy prej tyre, Rexhep Qosja dhe Veton Surroi, i bënë publike arsyet e tyre. Sigurisht, secili ka të drejtë të pranojë apo të refuzojë një vlerësim zyrtar e publik që i jepet për merita të caktuara. Institucioneve të shtetit më të ri në Evropë, drejtuesve dhe funksionarëve të tyre mund t’u bëhen vërejtje dhe kritika të ndryshme.

Madje shumë të ashpra. Përditë flitet e shkruhet për problemet që kanë demokracitë e reja në Shqipëri e Kosovë si mosfunksionimi si duhet i administratës publike, i sistemit gjyqësor, korrupsioni galopant, papunësia, krimi i organizuar, mafia ekonomike etj, etj.

Tashmë dihet se vendet tona paraqesin mangësitë tipike të shoqërive në proces tranzicioni demokratik, që janë ende shumë larg standardeve të Bashkimit Evropian. Dhe për këto përgjegjësia kryesore bie mbi politikanët dhe të zgjedhurit që janë aktualisht në parlament, qeveri, agjenci të ndryshme, parti politike etj.

Me gjithë pakënaqësinë e shumë qytetarëve apo vullnetin e mirë të disa individëve të shquar për ta parë Kosovën ndryshe, transformimi i vendit kërkon kohën e duhur. Por ndryshimi është i mundur falë lirisë dhe pavarësisë së fituar, falë shtetit të së drejtës, që po krijohet. Garanci për këtë progres, të vështirë e të gjatë, sigurisht, janë anëtarësimi i pritshëm në BE, NATO dhe OKB.

Në këtë kuptim, duhen vlerësuar institucionet e ngritura në mënyrë demokratike, duhen mbështetur e inkurajuar ato. Qoftë kur punojnë mirë, qoftë kur janë të korruptuara apo të keqpërdorura politikisht ato nuk duhen konfonduar me personat që janë në krye apo që i administrojnë ato.

Në këto raste duhet parë se nuk funksionon sistemi dhe nuk zbatohen ligjet. Në Shqipëri dhe Kosov, ndryshe nga vendet e BE-së, apo edhe të rajonit, institucionet i konfondojmë ende me individët apo administratorët e tyre të përkohshëm.

Zoti Surroi, i cili ka një përvojë edhe në politikën aktive, la të kuptohet se shkak i refuzimit të dekoratës është Hashim Thaçi jo presidenti i Republikës, pra institucioni i presidencës.

Por dekorata iu refuzua pikërisht institucionit. Zoti Thaçi, si person, nuk ka tagër të japë kurrfarë vlerësimi zyrtar. “Me bindjet e mia për këtë njeri refuzoj të marrë çfarëdo dekorate. I pandershmi nuk mund të më nderoj. As mua e aq me pak këtë vend” shkruan V.Surroi.

A ka vend një vlerësim moral për një përfaqësues institucioni shtetëror, i cili, mund dhe duhet gjykuar, në çdo rast, mbi bazën e ligjit organik mbi të cilin bazohet veprimtaria e tij kushtetuese?!

Së fundi, është për të ardhur keq që në 10-vjetorin e Republikës së Kosovës, pikërisht institucionit të Presidentit të saj, iu refuzuan dekoratat nga ata që kanë luftuar dhe punuar për arritjen e këtij jubileu të shënuar. Refuzime që e vunë në pikëpyetje legjitimitetin e këtij institucioni.

 

1 komente në “Kujt iu refuzuan dekoratat në Kosovë?”

  1. Dkerateerakit says:

    Edhe une njesoj sikur keta gomar e refuzoj dekrimin nga suoergomari hashim gjojovina…..sepse nuk e meritoj sikur keta qenefat qe nuk e merituan.

    Dekrimin e meritoj e 2400 pilote AMERIKAN qe jau kane qi noenen shkavelleve.

    Dekrimin e meriton BILL CLINTON TONY BLAIR MADELAINE ALBRIGHT ROBYN COOK……..

    DHE DEKRIM MERITOJNE JOSEPH DIOUGUARDI , ELIOT ENGEL ROBERT DOLL…JOE BIDEN….EDHE QDO SENATOR DHE KONGRESMEN…AMERIKAN

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje